Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI", prindërit e tij kthehen në Suedi, sekuestrohet arma&mjeti i autorëve
Vrasja e Liridonës/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë, prindërit e Naimit largohen nga Kosova 2 Dhjetor, ...
Vrasja e Liridonës/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë, prindërit e Naimit largohen nga Kosova 2 Dhjetor, ...
“Refuzova të bashkëqeverisja me Ramën”/ Berisha: U shpalla non-grata dhe sot kam një dhëndër të b...
Naim Murseli u arrestua për vrasjen e gruas së tij, reagon Çitaku: Jam pa fjalë, sa dhimbje e trishtim 1 Dhjetor, 21:27 ...
FOTO- Ky është shqiptari i ekzekutuar në Athinë 1 Dhjetor, 10:31 Profili i errët i shqiptarit të...
Edhe në seancën e sotme, mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit ishin avokatët e çështjes, pasi kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me provat.
ELBASAN- Është shtyrë për herë të 5-të seanca gjyqësore ndaj ish-oficerit të forcave speciale Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Vrasje që ndodhi më 21 prill të vitit 2021. Edhe në seancën e sotme, mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit ishin avokatët e çështjes, pasi kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me provat. Në kuadër të kërkesës së tyre, trupa gjykuese vendosi që seanca të shtyhej dhe që ajo e radhës të mbahej më 28 shtator.
Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?
Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen "5 maji" në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në "SMV"-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto "SMV", u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. I përfshirë akuzohet se ishte Klemend Xhaferraj, i njohur edhe si "Kel çami", ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota.
policia italiane ITALI- Ai po shiste kokainë në zemër të qendrës historike të Forlì. Një i ri me kombës...
Caush Saliasi dhe Luad Zaimi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-efektivin Ludjan Zaimi, i cili vrau kolegun e tij n&eum...
Droga e kapur ITALI- Dy persona janë arrestuar me sasi të mëdha kokainë me 22 kg, të fshehura brenda një "Porsche". I pari q...
Perfaqesuesit TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë në një deklaratë për media, përfaqësuesit e shkollës&...
Policia BULQIZË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të atin. Policia informon se personi me iniciale...
Foto ilustruese TIRANË- Rrjeti ndërkombëtar i ‘Safe Journalists” ka reaguar pas urdhërit të Prokurorisë ndaj medi...
Arian Përmeti TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Arian Përmeti. Mesa duket trupa g...
Policia TIRANË- Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia pasi hapte llogari false në rrjetet sociale. Sipas forcave blu, ...
Pamje nga momenti LEZHË- David dhe Mark Lalaj janë dy vëllezërit, të cilët mesnatën e 22 shtatorit vodhën nën ...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja Evis Kushi ka dalë me një njoftim zyrtar për mbylljen e shkollës 'Mehmet Akif Ersoy'. Kushi hedh posh...