“Po na mund algoritmi”/ Rama: Protesta është një treg karrierash dhe likes. Kush nuk bashkohet me ta kërcënohet dhe urrehet!
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Dita e 20 e revoltës popullore/ Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërhe...
Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror...
Mësohet se SPAK i ka të përfituara nga këqyrja e laptopit të të pandehurit Alfred Nikolla.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar sot prova shtesë për dosjen SASPAC. Mësohet se SPAK i ka të përfituara nga këqyrja e laptopit të të pandehurit Alfred Nikolla.
Sipas raportimeve, provat e reja u dorëzuan në gjykatë përmes një zarfi që përmban të dhëna të përfituara rishtazi nga pajisja teknologjike.
Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqaj deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.
Referuar të dhënave të SPAK bëhet me dije se ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj, i cili u arrestua më 4 Korrik, akuzohet për abuzim me fondet e BE-së. Në njoftimin zyrtar të SPAK për arrestimin e Beqajt thuhet se në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj.
Duke zbardhur skemën e abuzimit, SPAK evidenton se për 8 shërbime prokurimi për organizimin e konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”) si dhe “Konferenca e Energjetikës”, organizuar në vitin 2023 procedura ka qenë tërësisht fiktive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar. Në dosje përvec Kurtulajt rezultojnë si të implikuar edhe Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu. Ndërkohë, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është marrë i pandehur edhe për aferën e sterilizimit, ku akuzohet për vjedhje kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./Dosja.al
TIRANË- Strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit kanë pësuar ndryshime të reja përmes emërimeve në p...
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbërritur në vendlindje të mërkurën herë...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për s...
TIRANË- Zyra e Prokurorit Austriak për Ekonomi dhe Korrupsion dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale, së bashku me autoritetet shqipt...
erion veliaj TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afatit të paraburgimit. Avokati...
Anna Sporrer TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ministren e...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin ...
Raporti vjetor i vlerësimit të kërcënimit nga krimi i organizuar në internet (IOCTA 2026) thekson se mashtrimet në hapësir&...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet sot seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut t...
Foto ilustruese TIRANË- Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të mërkure duke përfshirë katin e pestë t&eum...