Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se prokurori Alfred Shehu kërkon dënimin e të pandehurve me 98 vite e 6 muaj burg.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një fraksion të dosjes 'Revanshi'. Mësohet se prokurori Alfred Shehu kërkon dënimin e të pandehurve me 98 vite e 6 muaj burg.
Të pandehur nga kjo dosje janë Aldo Avdyli, Edson Jozëik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi, të cilët akuzohen për sigurim kushtesh për vrasje, kultivim kanabisi dhe organizatë kriminale.
Dënimet e kërkuara:
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13.4 vite me gjykim të shkurtuar
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar
Altin Morina: 13.6 vite burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar
Operacioni "Revanshi"
Në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. SPAK thekson se janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./Dosja.al
Foto ilustruse LAÇ- Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qyetin e Laçit. Në port&eu...
Foto ilustruse SARANDA- Moti i keq i shoqëruar me rreshje intensive dhe rrufe, i cili preku vendin mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një ngjar...
Pëllumb Gjoka TIRANË- Biznesmeni Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që ...
Pamje MALIQ- Ky është vendi ku fshihej autori i ngjarjes së rëndë në Maliq. Siç shihet edhe nga pamjet, stani ku fshih...
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi se sot Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Gjatë ...
Pamje TIRANË- Efektivi i policisë i cili u plagos ditën e sotme gjatë një operacioni policor në Maliq, ka mbërritur n&eu...
Pamje MALIQ- Ky është momenti kur efektivi i Shqiponjave transportohet me helikopter drejt Traumës. Ai është Edison Adri...
Edison Adri TIRANA- Personi që shikoni në foto është Edison Adri, 36 vjeç, efektivi i Shqiponjave i cili mbeti i plagosur g...
Viktima dhe autori TIRANA- Efektivi i policisë i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në Maliq, është qëll...
Violand Braçellari TIRANA- Violand Braçellari, 43 vjeç është autori i cili qëlloi për vdekje efektivin e poli...