LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gazeta belge: E konsideronin veten të paprekshëm, por vrasja në Belgjikë rrëzoi klanin e drogës Çopja

Ardit Spahiu ishte larguar në Belgjikë në 2019, për shkak të frikës për jetën e tij në Shqipëri.

18 Shkurt 2026, 21:04 Nga E.d
Vrasja e Ardit Spahiut/ Gazeta belge: E konsideronin veten të
Foto ilustruse

BELGJIKË- Gazeta belge HLN i ka kushtuar një artikull Franc Çopjas, i cili është dënuar nga autoritetet belge me 25 vite burg. HLN shkruan se Çopja dhe njerëzit e tij mendonin se ishin të paprekshëm. Deri në vrasjen e Ardit Spahiut, pesë vjet më parë në Sint-Jans-Molenbeek. 

Ardit Spahiu ishte larguar në Belgjikë në 2019, për shkak të frikës për jetën e tij në Shqipëri. Kjo pasi mes familjes së Çopjave dhe Alibej kishte nisur një luftë e egër. Të dy klanet e lidhura me mafien ishin të përfshira në trafik të madh kokaine, e cila çoj në shumë gjakderdhje.

Por, lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person dhe mori nëntë plumba. Ai pësoi tetëmbëdhjetë goditje dhe ndërroj jetë në vend. Disa muaj më vonë, hetuesit arritën të thyejnë shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe identifikuan protagonistët e vrasjes.

Artikulli i plotë nga HLN

Bosi i mafies, Franc Gergely (33 vjeç) – i njohur si Franc Çopja – dhe njerëzit e tij mendonin se ishin të paprekshëm. Deri në vrasjen e Ardit Spahiut, pesë vjet më parë në Sint-Jans-Molenbeek, që e solli luftën e klaneve shqiptare deri në Bruksel dhe drejtësia filloi të zgjidhte enigmën pjesë-pjesë. Ajo që nisi me një shkëmbim zjarri në mes të ditës përfundoi në një gjykim, ku u vendos që Gergely nuk do të shikojë jashtë burgut për një kohë të gjatë. Ky vendim u bë i mundur falë thyerjes së shërbimit të mesazheve të koduara Sky ECC dhe deklaratave të një anëtari të bandës që e braktisi të kaluarën e tij.

Ardit Spahiu (38 vjeç) ishte larguar në Belgjikë në 2019 për shkak të frikës për jetën e tij në Shqipëri, ku një luftë e egër klanesh po zhvillohej midis klanit të Gergelyt dhe familjes Alibej. Të dy klanet e lidhura me mafien ishin të përfshira në trafik të madh kokaine dhe shumë gjak u derdh. Lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë, mori nëntë plumba dhe pësoi tetëmbëdhjetë plagë të ndryshme. Ai vdiq në vend. Gergely mendoi se ishte “punë e kryer”, por gjërat nuk ishin kështu.

Disa muaj më vonë, hetuesit arritën të thyejnë shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe identifikuan protagonistët e vrasjes. Gergely ishte vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se merrej me tregti tekstilesh dhe makinash. Në fund të dhjetorit 2023, ai u dorëzua në Belgjikë nën masa të rrepta sigurie  duke u bërë i pari kriminel droge i dorëzuar nga Dubai.

Pas një gjykimi më shumë se njëvjeçar nën masa të rrepta sigurie, Gergely u dënua me 25 vjet burg për porositjen e vrasjes. Porositësi tjetër, Mikael Qosja, mori dënim me burgim të përjetshëm. Ekzekutuesi i vrasjes, Flobenc Meçja, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata dënime edhe Elton Roçin me 20 vjet, Elvis Muratajn me 8 vjet dhe Eljo Bitrin me 5 vjet. Bitri punoi me drejtësinë që nga nëntori 2023 dhe është dëshmitar i mbrojtur. Ai mori dënim më të lehtë falë pendesës dhe bashkëpunimit gjatë hetimeve, pavarësisht rreziqeve të mëdha./Dosja.al

franc Çopja ardit spahiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet