7 Prill 2026, 16:45
Nga E. D
Rezart Taçi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Taçi akuzohet se do të pastronte në vendin tonë 18.3 mln euro të mafias italiane Cosa Nostra.
Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga shtetas italianë të dyshuar të lidhur me Cosa Nostrën.
Biznesmeni është gjykuar në mungesë për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal" pasi është në arrati prej vitit 2021. Ndërsa për katër shtetasit italian, Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, SPAK e ka veçuar çështjen dhe po e vijojnë procesin në Itali.
Taçi në bashkëpunim me katër shtetas italianë, Artur Ballën dhe Bledar Lilon akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas dosjes hetimore Lilo dhe Balla ishin dy nga personat më të besuar të Taçit, të cilët transferuan rreth 18 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohet se i përkisnin organizatës Cosa Nostra.
Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim. Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë./Dosja.al
rezart taçi gjkko cosa nostra
Aktualitet
7 Prill 2026, 16:41
E. D
BKH
TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur se përzgjedhja e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit &...
Aktualitet
7 Prill 2026, 16:24
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku një 62-vjeçare shqiptare ka humbur jetë...
Aktualitet
7 Prill 2026, 16:09
E.d
Pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, në rrugën e Plazhit t&...
Aktualitet
7 Prill 2026, 15:50
E.d
Foto ilustruse
LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Një autmoje...
Aktualitet
7 Prill 2026, 15:38
E. D
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit në ...
Aktualitet
7 Prill 2026, 15:21
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte arratisur në vitin 2029 nga Shërbimi i Migracionit në ...
Aktualitet
7 Prill 2026, 15:13
E.d
Ndërtesa e Gjykatës Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një...
Aktualitet
7 Prill 2026, 15:08
E. D
TIRANË- Sot po mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për “Plumbin e artë”. Këtë të mart...
Aktualitet
7 Prill 2026, 14:25
I.A
One Albania
TIRANË- Operatori One Albania vazhdon me skandalin pas njoftimit të rritjes së tarifave për abonetët e saj me 2.2%. Nj...
Aktualitet
7 Prill 2026, 14:40
D.S
Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të tërhequr nomadë digjitalë, profesionist...