LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDAL/ One Albania rriti tarifat për abonetët, bllokon reagimet nga qytetarët

Njoftimi për këtë rritje nga One Albania është bërë në fund të muajit Mars dhe rritja pritet që të nis më 1 Maj, por kjo është thjesht një rritje e përfitimit të One në kurriz të qytetarëve pasi nuk vjen as me rritje të cilësisë së shërbimit dhe as shtesa në ofertat e tyre.

7 Prill 2026, 14:25 Nga I.A
SKANDAL/ One Albania rriti tarifat për abonetët, bllokon reagimet nga
One Albania

TIRANË- Operatori One Albania vazhdon me skandalin pas njoftimit të rritjes së tarifave për abonetët e saj me 2.2%. Njoftimi për këtë rritje nga One Albania është bërë në fund të muajit Mars dhe rritja pritet që të nis më 1 Maj, por kjo është thjesht një rritje e përfitimit të One në kurriz të qytetarëve pasi nuk vjen as me rritje të cilësisë së shërbimit dhe as shtesa në ofertat e tyre.

Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Por e vërteta qëndron që çmimi i naftës apo i produkteve të tjera që janë rritur për shkak të luftës në Iran, nuk kanë asnjë lidhje me çmimin e frekuencave telefonike.

Reagimet e abonentëve

Qytetarët jo vetëm kundërshtojnë rritjen e tarifave, por rikthejnë në vëmendje edhe problemet e vazhdueshme me shërbimin telefonik të ONE. Ata ngrenë shqetësime për cilësinë e dobët të shërbimit, mungesën e mbulimit dhe shpejtësinë reale të internetit, ndërsa theksojnë se ankesat e tyre shpesh mbeten pa përgjigje.

Abonentët ankohen gjithashtu për ndërprerje të shpeshta të shërbimit dhe internet të ngadaltë. Një nga rastet më problematike ishte ai i tre javëve më parë, kur kompania pësoi një bllokadë totale, duke lënë përdoruesit pa shërbim për rreth 120 minuta.

'Përgjigja' e One Albania

Ndërkohë kompania mesa duket është kujdesur që të fshijë çdo koment negativ që abonentët kanë lënë në rrjetet sociale zyrtare të One. Në një kërkim që Dosja.al, ka bërë është rezultuar që komentet e qytetarëve janë fshirë nga punonjësit që mirëmbajnë rrjetet sociale të komopanisë. 

Por një tjetër fakt që Dosja.al, vuri re ishte fakti që pas denoncimit që bëmë në lidhje me rritjen e tarifave për abonentët, One Albania ka bllokuar në rrjetet sociale dhe median. 

SKANDAL/ One Albania rriti tarifat për abonetët, bllokon reagimet nga
Bllokimi

Lidhja e One me Erion Veliajn

Siç duket kjo rritje e kostove në kurriz të abonetëve, ka rritur dhe përfitimin e drejtpërdrejt të One si dhe të kompanive të reklamave pranë kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj dhe vëllait të tij Arbër Veliaj. Kjo pasi në hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se kompania “Gogel” e Arbër Veliajt dhe shoqëria “One” kanë krijuar një bashkëpunim abuziv.

Sipas dyshimeve të SPAK-ut, “One” fitonte tendera pranë Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj dhe më pas, një pjesë të parave i kalonte për shërbime reklamuese tek kompania “Gogel” e vëllait të vogël, Arbër Veliaj. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll dhe ka kryer sekuestrime edhe tek disa kompani të tjera që janë të angazhuara në tregun e prodhimit dhe menaxhimit të reklamave, që janë “ASVL” shpk dhe “Kuadr.com”. Dhe këto dy kompani të tjera, njihen për afërsinë me Veliajn si dhe për tenderat e shumtë që kanë marrë nga Bashkia Tiranë./Dosja.al

one albania erion veliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet