Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo bëri thirrje institucioneve, të marrin masa dhe të mos neglizhojnë situata të tjera dhe askush të mos ketë fatin e Martinit.
TIRANË- Nënë e Marin Canit, të miturit i cili humbi jetën një vit më parë, nga plagosja në shkollën "Fan Noli" ka deklaruar ditën e stome se i mituri iku në mënyrën më mizore nga kjo botë. Gjatë një prononcimi për mediat, nëna e Martin Canit tha se shoku iu bë armik dhe i mori jetën.
Ajo bëri thirrje institucioneve, të marrin masa dhe të mos neglizhojnë situata të tjera dhe askush të mos ketë fatin e Martinit. Në fund, ajo falenderoj të gjithë ata që e mbështetën në këtë situatë, ndërsa pohoi se do vazhdoj ta ngre zërin deri sa të vendoset drejtësia për të djalin e saj të ndjerë.
“Falenderoj shqiptarët për mbështetjen, Iku në mënyrën më mizore nga kjo botë. Nuk e meritonte, shoku iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret. Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël. Nuk meritonte ikte në atë lloj mënyrë, iu lutem institucioneve, të marrin masa dhe të mos neglizhojnë situata të tjera, askush të mos ketë fatin e Martinit. Do jem këtu dhe do ngre zërin për fëmijën tim. Meritonte një stol në shkollë me emrin tij, apo dhe emrin e palestrës, e meritonte”, u shpreh nëna.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera./Dosja.al
Ekrem İmamoğlu, Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu i cili është burgosur në Turqi dhe ndodhe...
Foto ilustruse GREQI- Një aksident i rënë ka ndodhur në Selanik të Greqisë. Një çift bashkëshortës...
viktima, i ati TIRANË- Babai i Sulo Halilit, trupi i të cilit është gjetur i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta ...
Elvis Shkambi dhe Françesk Shkambi SHBA- Detaje të reja vijojnë të zbardhen sërish nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pozzallo të Italisë, ku si pasoj&...
Françesk Shkambi SHBA- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Françesk Shkambi, ngjarje e ndodhur mb...
foto ilustruese VLORË- Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë nuk ka mundur dot të a...
pamje nga vendngjarja MAT- Situata në Bashkinë Mat, paraqitet katastrofike, si pasojë e reshjeve intensive të orëve të f...
pamje nga vendngjarja KORÇË- Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Me&cced...
foto ilustruese KOSOVË- Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha t&eu...