Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
'Revolucioni i Flamingos'/ DW: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri? 25 Qershor, 21:51 “Nga ky...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
Në fokus të qëndresës qytetare mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe qeverisë, akt që protestuesit e shohin si hapi i parë për normalizimin e jetës politike në vend.

TIRANË- Përfaqësuesit e protestës kanë artikuluar edhe një herë platformën e tyre të kërkesave, duke i cilësuar ato si të panegociueshme.
Në fokus të qëndresës qytetare mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe qeverisë, akt që protestuesit e shohin si hapi i parë për normalizimin e jetës politike në vend.
Përtej kërkesave politike, protestuesit kanë kërkuar ndërhyrje urgjente legjislative për ndalimin e asaj që ata e konsiderojnë si dëmtim të interesit publik.
"Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë: Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të pa negociueshme. Ne mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë paqësore, deri në realizmin e tyre.", u shpreh protestuesja./Dosja.al
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, ku dhe po zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë fjalës...
pamje nga protesta TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi "Skëndërbej" drejt sheshit para Kryeministris&eum...
TIRANË- Në një intervistë ekskluzive për “MaShqip me Flamur Vezaj”, ish-ushtaraku Dritan Goxhaj iu përgjigj p&e...
Pamje TIRANË- Një protestues është shprehur se klasa politike dhe parlamenti janë kundër popullit. Gjatë një pronon...
pamje nga protesta TIRANË- Revolta qytetare kundër politikave qeveritare ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të...
Foto ilustruse TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik p&eum...
Pamje GJIROKASTËR – Era e fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Gjirokastrës, ku si pasojë e kësaj janë rrë...
Nayara Ferreira TIRANË- Federata Shqiptare e Volejbollit është shpallur fajtore për diskriminim ndaj volejbollistes Nayara E...
Artane Rizvanolli Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ngulur këmbë se Kosova nuk është kundër ga...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë të mërkurën, më 1 korrik, në orën 18:00, mbledhj...