Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
'Revolucioni i Flamingos'/ DW: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri? 25 Qershor, 21:51 “Nga ky...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
Gjatë bisedës, Goxhaj foli për protestat në Tiranë, akuzat se është “proiranian”, hetimin e nisur ndaj tij nga Policia e Shtetit, si edhe për periudhën e tij në UÇK, duke renditur emra, zona ku ka shërbyer dhe detyra konkrete që, sipas tij, provojnë pjesëmarrjen e tij në luftë.

TIRANË- Në një intervistë ekskluzive për “MaShqip me Flamur Vezaj”, ish-ushtaraku Dritan Goxhaj iu përgjigj për herë të parë akuzave të kryeministrit Edi Rama, ministrave të qeverisë, Taulant Ballës, si edhe deklaratave të ish-komandantit të UÇK-së Azem Syla, të cilët kanë vënë në dyshim rolin e tij gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë bisedës, Goxhaj foli për protestat në Tiranë, akuzat se është “proiranian”, hetimin e nisur ndaj tij nga Policia e Shtetit, si edhe për periudhën e tij në UÇK, duke renditur emra, zona ku ka shërbyer dhe detyra konkrete që, sipas tij, provojnë pjesëmarrjen e tij në luftë.
Në fillim të intervistës për “MaShqip me Flamur Vezaj”, Goxhaj sqaroi se nuk ka qenë organizator i protestës, por se organizatorët vendosën që pikërisht ai të lexonte deklaratën politike dhe kërkesat e protestuesve.
“Unë nuk kam qenë organizator. Ata vendosën që unë të lexoja kërkesat. Protesta nuk u bë politike nga organizatorët, por nga vetë qytetarët që dolën në shesh. Ishin protestuesit ata që i dhanë drejtimin politik kësaj lëvizjeje”, deklaroi ai.


Sipas Goxhajt, sulmet personale të kryeministrit Edi Rama nuk kanë lidhje me protestën, por me faktin se ai ka shprehur publikisht mendime që bien ndesh me ato të kreut të qeverisë. “Rama më sulmon sepse i thashë një të vërtetë. Nuk është hera e parë që sulmon njerëz që nuk mendojnë si ai. Këtë e ka bërë prej vitesh. Ai nuk merret me argumentet, por me personin. Ai është një rrugaç dhe është votuar si i tillë”, u shpreh Goxhaj.
Edhe gazetari Flamur Vezaj kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj shqiptarëve në një intervistë për një media ndërkombëtare. “Është e turpshme që një kryeministër t’i drejtohet popullit të vet me fjalët ‘Fuck you’. Një gjuhë e tillë është e papranueshme për një kryeministër dhe nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë”, tha Vezaj gjatë intervistës.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua akuzave se Goxhaj nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Po, kam qenë ushtar i UÇK-së nga janari i vitit 1999 deri në qershor 1999. Më pas kam shërbyer edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Kjo është e dokumentuar dhe nuk mund ta ndryshojë askush me deklarata politike”, deklaroi ai.

Goxhaj renditi me detaje zonat ku ka shërbyer gjatë luftës. “Kam hyrë në zonën e Pashtrikut. Kam qenë në Elshan, Kolsh, Morinë, Has, Kukës, Burrel dhe në gjithë zonën operative ku më ngarkonte Shtabi i Përgjithshëm. Kam pasur detyra të ndryshme dhe kam qenë në varësi të Bislim Zyrapit dhe Fatmir Limajt.”
Ai tha se një nga detyrat më të rëndësishme ishte bashkëpunimi me një ekip amerikan të inteligjencës ushtarake. “Jam caktuar nga vetë Shtabi i Përgjithshëm që të shoqëroja një ekip amerikan të inteligjencës ushtarake që ndiqte zhvillimet e luftës. Vendimi u mor në ambientet e Shërbimit Informativ Shqiptar. Amerikanët kërkuan një oficer ushtarak shqiptar dhe mua më ngarkuan këtë detyrë.”

Goxhaj tregoi gjithashtu se gjatë luftës kishte arrestuar një person të njohur si Sramati. “E kam arrestuar në Burrel për një ngjarje të ndodhur aty dhe e kam dorëzuar në Policinë Ushtarake të UÇK-së në Tiranë. Më vonë ai u lirua dhe u soll përsëri në Kukës.”
Në intervistën për “MaShqip me Flamur Vezaj”, Goxhaj iu përgjigj drejtpërdrejt edhe deklaratës së Azem Sylës, i cili ka mohuar bashkëpunimin me të gjatë luftës. “Më erdhi keq që Azem Syla e mohoi këtë. Kam bashkëpunuar me të gjatë luftës, nga afër dhe në shumë detyra. Nuk e di nëse është ndikuar nga njerëz të tjerë apo nëse ka mbetur ndonjë inat nga periudha e pasluftës.”
Ai shtoi se familja e tij nuk ka luftuar për individë apo për karrierë politike. “Familja ime nuk ka luftuar për Hashim Thaçin, Azem Sylën apo ndonjë individ tjetër. Ne kemi luftuar për flamurin, për kombin dhe për lirinë e Kosovës. Po të më jepej mundësia, do ta bëja përsëri. Kam statusin e veteranit ne UCK”

Një tjetër çështje që u diskutua ishte dokumenti i publikuar nga Taulant Balla për një pagesë që Goxhaj kishte marrë pas luftës. “Kjo nuk është pagesë gjatë luftës. UÇK-ja nuk ka paguar ushtarë. Ne kemi qenë vullnetarë. Kjo ka qenë një ndihmë financiare e dhënë në fund të luftës për ata që kishin ardhur nga Shqipëria, që të rifillonin jetën dhe të ndihmonin familjet e tyre.”
Goxhaj hodhi poshtë edhe akuzat se është “proiranian” apo se ka mbështetur organizata të huaja. “Nuk kam punuar kurrë për Iranin, Libanin apo ndonjë shtet tjetër. Nuk kam studiuar atje dhe nuk kam marrë para prej tyre. Analizat e mia janë ushtarake dhe gjeopolitike.”
Sipas tij, shumë prej deklaratave të tij janë shkëputur nga konteksti. “Unë kam cituar rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur them se Gaza është territor i pushtuar, këtë nuk e them unë, por e thotë OKB-ja. Kur flas për gjenocid, i referohem raporteve dhe rezolutave ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë se jam në anën e Iranit apo të Hamasit.”
Goxhaj tha se reagimet e tij burojnë nga bindja morale dhe përvoja personale e shqiptarëve. “Ne si shqiptarë e dimë çfarë është lufta, çfarë është spastrimi etnik dhe çfarë është vuajtja. Nuk mund të hesht përballë viktimave, pavarësisht kush janë ato.”
Në intervistë u diskutua edhe hetimi i nisur nga Policia e Shtetit për një deklaratë të bërë muaj më parë në televizion. “Pas gjashtë muajsh policia u kujtua të më marrë në pyetje për një debat televiziv. Kjo ndodhi vetëm pasi filluan sulmet politike ndaj meje.”

Goxhaj tha se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij. “Unë vazhdoj të mendoj se ai që tradhton atdheun dhe kombin mban përgjegjësi morale për këtë. Nuk kam frikë nga hetimet politike.” Në fund të intervistës për “MaShqip me Flamur Vezaj”, Goxhaj u ndal edhe te Gjykata Speciale, duke kërkuar lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
“Ky proces është kthyer në një anomali politike. Unë nuk udhëtoj jashtë Shqipërisë sepse ekziston rreziku të arrestohem për llogari të Gjykatës Speciale. Luftëtarët e UÇK-së nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë.”
Ai konfirmoi gjithashtu se ka shërbyer edhe në UÇPMB pas luftës në Kosovë dhe se, pas kthimit në Shqipëri, ishte akuzuar për dezertim, akuza që sipas tij u hoqën pas ndërhyrjes së Azem Sylës dhe Sabit Brokajt, por që më pas u rikthyen përsëri në vitin 2001.
Në mbyllje, Goxhaj deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë protestat qytetare. “Frika është thyer. Kjo është fitorja më e madhe. Shqipëria ka nevojë për qytetarë që ngrihen dhe jo për njerëz që heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në krah të protestuesve.”/MaShqip
Pamje TIRANË- Një protestues është shprehur se klasa politike dhe parlamenti janë kundër popullit. Gjatë një pronon...
pamje nga protesta TIRANË- Revolta qytetare kundër politikave qeveritare ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të...
Foto ilustruse TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik p&eum...
Pamje GJIROKASTËR – Era e fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Gjirokastrës, ku si pasojë e kësaj janë rrë...
Nayara Ferreira TIRANË- Federata Shqiptare e Volejbollit është shpallur fajtore për diskriminim ndaj volejbollistes Nayara E...
Artane Rizvanolli Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ngulur këmbë se Kosova nuk është kundër ga...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë të mërkurën, më 1 korrik, në orën 18:00, mbledhj...
Andrew Rosindell BRITANI- Deputeti britanik Andrew Rosindell ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ku qytetar...
Foto ANGLI- Vilson Halili, është 40-vjecari i cili u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Redhill ditën e enjte në Red...
Kristian Lleshi dhe Xhulijana Trimi ANGLI- Një çift shqiptar në Birmingham është dënuar pasi në shtëpinë e t...