LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë kërkon që Shqipëria të heqë e para tarifat me SHBA-në, për t'i hapur rrugë negociatave

Për makineritë dhe pajisjet industriale, tarifa është zakonisht 0%, ndërsa për produkte ushqimore, tekstile apo mallra të tjera mund të arrijë deri në 15%. Përveç tarifës doganore, zbatohet edhe TVSH në masën 20%, e cila llogaritet mbi vlerën e mallit plus detyrimet doganore.

31 Korrik 2025, 11:44 Nga r.ll
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë kërkon që
Foto ilustruese

SHBA - Me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka propozuar heqjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA.

Aktualisht, Shqipëria nuk gëzon një marrëveshje tregtare preferenciale me SHBA-në, siç është rasti me CEFTA-n apo Bashkimin Europian. Për këtë arsye, tarifat që aplikohen për importet amerikane variojnë nga 0 deri në 15%, në varësi të llojit të produktit dhe kodit tarifor.

Për makineritë dhe pajisjet industriale, tarifa është zakonisht 0%, ndërsa për produkte ushqimore, tekstile apo mallra të tjera mund të arrijë deri në 15%. Përveç tarifës doganore, zbatohet edhe TVSH në masën 20%, e cila llogaritet mbi vlerën e mallit plus detyrimet doganore.

Drejtori ekzekutiv i AmCham, Neritan Mullaj, ka deklaruar më herët se nisja e diskutimeve për këtë nismë nga pala shqiptare do të forconte partneritetin ekonomik dy palësh dhe do të krijonte kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investitorët amerikanë që duan të hyjnë në tregun shqiptar me produktet e tyre.

Ky konsiderohet nga z. Mullaj, si një hap i parë i nevojshëm për të nxitur përmes diskutimit institucional, krijimin e  një zone të lirë pa tarifa.  Dhoma Amerikane beson se kjo lëvizje do të ndihmojë në rritjen e vëllimit të eksporteve mes dy vendeve por edhe zgjerim të investimeve amerikane, krijim të vendeve të reja të punës si dhe rritje të stabilitetit ekonomik në rajon.

Qëllimi i kësaj iniciative është edhe krijimi i një marrëveshjeje të ndërsjellë, që të mundësojë heqjen e tarifave edhe për eksportet shqiptare drejt SHBA-ve, përfshirë edhe tarifat e vendosura gjatë administratës Trump për eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 5 prill 2025, administrata e Presidentit Donald Trump vendosi tarifa të reja tregtare për importet nga dhjetëra vende, si pjesë e një strategjie të re me qëllim të mbrojtjes së industrisë vendase amerikane.

Ky vendim përfshinte edhe Shqipërinë, ku për herë të parë u aplikua një tarifë 10% për eksportet drejt SHBA nga zero që ishte më parë. Krahasuar me shtetet e BE-së niveli i tarifës së vendosur për Shqipërinë është e ulët, duke u renditur bashkë me Kosovën ndër shtetet me tarifat më të ulëta për eksportet.

Pas reagimeve ndërkombëtare dhe shqetësimeve për destabilizimin e tregjeve, më 9 prill 2025 Presidenti Trump shpalli një pezullim të përkohshëm 90-ditor të tarifave për shumicën e vendeve partnere, duke ulur tarifat në nivelin 10% ose duke i pezulluar përkohësisht për disa shtete.

Shqipëria, megjithatë, nuk përfitoi nga pezullimi dhe tarifa prej 10% mbeti në fuqi edhe gjatë periudhës 90-ditore. Për shtetet e tjera fillimisht afati i fundit për pezullim të përkohshëm të tarifave ishte deri më 9 Korrik 2025. Ndërkohë administrata e SHBA-ve ka njoftuar për hyrjen përfundimtare në fuqi të tarifave prej 1 Gushtit 2025.

Shkëmbimet tregtare Shqipëri–SHBA

Për vitin 2024 shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-ve sipas të dhënave të INSTAT arritën një total prej 27,5 miliardë lekë apo rreth 281 mln euro. Krahasuar me 2024 volumi tregtar u rrit 2%.

Në total nga SHBA drejt Shqipërisë për 2024 hynë mallra tregtare me vlerë 20,5 mld lekë. Krahasuar me 2023 importet u rritën me 18,5%.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka importuar nga Shtetet e Bashkuara kryesisht produkte industriale, transporti dhe teknologjike, duke reflektuar orientimin drejt modernizimit dhe zhvillimit të sektorëve strategjikë.

Grupi më i madh i importeve ishin mjetet e transportit, me vlerë rreth 8,4 mld lekë. Krahasuar me 2023 importet e grupit u rritën 34%.

E ndjekur nga grupi “produktet minerale” me 4 mld lekë për 2024. Krahasuar me 2023 importet e grupit u rritën 53,4%.  Në vend të tretë qëndrojnë makineritë dhe pajisjet mekanike/elektrike, me 1,6 miliardë lekë, që tregojnë investime në industri dhe prodhim. Importet e grupit shënuan rritje 3%.

Grupet e tjera me peshë përfshijnë: Instrumentet optike dhe teknologjike (1,2 mld lekë); Produktet kimike (1,1 mld lekë); Plastika dhe goma (548 mln lekë).

Ndërsa eksportet në total nga Shqipëria për 2024-n drejt SHBA-ve arritën 7 mld lekë mallra tregtarë. Krahasuar me 2023 eksportet ranë rreth 28%. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024, eksportet shqiptare drejt SHBA-ve u dominuan nga dy grupe kryesore: bimët medicinale dhe produktet metalike si çeliku dhe gizë.

Grupi i mallrave “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale dhe ushqimi për kafshët” zuri 23% të totalit të eksporteve shqiptare drejt SHBA-ve, me një vlerë prej 1,6 mld lekësh. Krahasuar me vitin 2023 eksportet u ulën 18%, duke reflektuar efektet e zhvlerësimit të valutave.

Nga ana tjetër, grupi i eksporteve të “gizës dhe çelikut” për vitin 2024 arriti në 2,9 mld lekë, duke përfaqësuar 41% të totalit të eksporteve shqiptare drejt SHBA-ve.

Tregtia e produkteve të peshkut drejt SHBA-ve ka nisur të lulëzojë prej 2021-t, veçanërisht e ndikuar nga eksporti i peshkon ton, pas ngritjes së fermës për kultivimin e tij në Sarandë.

Drejt SHBA-ve eksportet e grupit “peshku dhe kafshët guackore të nënujshme” për 2024 arritën në vlerën e 119,5 mln lekëve sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2023 eksportet u shtuan me 21%, kryesisht e ndikuar nga tregtia e Shqipërisë me peshkun e freskët ton drejt SHBA-ve./MONITOR

dhoma amerikane e tregtise ne shqiperi

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!