LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush i armatosi? Zbardhet dosja e grupit kriminal të Durrësit, Gentiani u alarmua pasi Indritin e morën peng njerëzit e Rrumit (Atentatet)

Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 

6 Tetor 2022, 15:03 Nga k.m;f.m
Kush i armatosi? Zbardhet dosja e grupit kriminal të Durrësit,
Indrit dhe Gentian Beqiraj

DURRËS- Është zbardhur dosja e grupit të strukturuar kriminal me bazë në Durrës që u shkatërrua pak ditë më parë, pas pengmarrjes së Indrit Beqirajt, ngjarje e raportuar ekskluzivisht nga Dosja.al. Në materialin e siguruar nga Dosja.al përshkruhet përplasja e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet. 

Gentian ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar RRumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës. Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 

'Killeri' i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç. 

Kush i armatosi?

Për kryerjen e këtyre vrasjeve, në dosje thuhet se Ilirian Feçi e Kevin Zeneli u kanë dhënë armë zjarri të llojit pistoleta, katër copë, si dhe një autoveturë benz me targa të huaj. Po ashtu, kanë treguar se kanë marrë dhe një armë automatik tip kallashnikov e fishekë nga Armando Daka, banues në Plazh Durres, si dhe të shtyrë nga Flamur Bejko kanë blerë një armë pistoletë nga Armando Lama dhe kane siguruar dhe lëndë plasëse dinamit të blera nga Idajet Hoxha banues në Bulqize, me te cilin do te demonin apo shkaterronin pronën e disa djemve qe kishin konfllikt me Flamur Bejkon. 

Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.

Pjesë nga dosja:

Nga materialet e referuara paraprakisht nga policia gjyqësore rezultoi se; Ky procedim është regjistruar ne fillim për veprën penale te “Hegja e paligjshme e lirisë” duke u plotësuar n vijim edhe me veprat penale të , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, i armeve shpërthyese dhe municioneve” , ” Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve ” dhe ” Grup i strukturuar kriminal ” «Prodhimi, mbajtja ,blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta ” . te« Prodhimi, dhe shitja e lendeve narkotike ” ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje armeve te gjuetise apo sportive “te parashikuar nga nenet 110/2; 278/1, 80, 333/a, 283, 280 dhe 279 te Kodit Penal. Konkretisht; Nga policia gjyqësore jemi informuar verbalisht se ne datën 02.10.2022, rreth orës 12.00, se n° rrugën interurbane Durres – Tirane, ka ndodhur një ngjarje kriminale. Shtetasit Gentjan Beqiraj drejtues motoçikletë Piaggio me targa AI 724 dhe pasagjer i vëllai i tij shtetasi Indrit Beqiraj te dy banues ne lagien nr. 10 Durrës, janë goditur ne lëvizje nga një mjet me ngjyrë te zeze me targa 117 i paidentifikuara qarte. Ne vendngjarje është afruar edhe një mjet tjetër dhe personat kanë dale nga mjetet. Personat që ndodheshin ne këto mjete kane nisur te dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Ne vijim këta persona kanë mare me dhunë ne njërin nga mjetet, shtetasin Indrit Beqiraj dhe te tre telefonat e tyre personale. Shtetasi Indrit Beqiraj ka numër telefonik 0684089382 dhe 0683055060, ndërsa shtetasi Gentjan Beqiraj me numer telefoni 0684089385. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi Gentjan Beqiraj ka njoftuar policinë e shtetit të cilët kanë nisur nga veprimet e para në vendngjarje.

Ne vijim pas rreth një gjysëm ore u mor njoftimi qe shtetasi Indrit Beqiri, ishte lënë i lire dhe u paraqit ne Drejtorine Vendore te policisë Durrës, ku ne vijim te veprimeve hetimore, ai ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke te krijuar dyshime se autore te ngjarjes jane persona posedues ose lidhje shoqërore te shtetasit Aleksander Laho, administrator i lokalit Tratoria ne Sukth Durres. Deklaron qe ne bashkëpunim me shtetasit Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli (Suçi), duke bashkepunuar me njeri tjetrin, te nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasander Noga, e mes pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, te nxitur kane dashur te vrasin me arme zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu banues ne Fier si dhe nipat e tij; si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durres, ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli ju jane dhene arme zjarri pistoleta te llojeve te ndryshme, katër cope, si dhe një autoveturë benz me targa te huaja e kane marrë një banese me qera ne Tirane. Po ashtu kane marre dhe një arme automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues ne Plazh Durres, si dhe te shtyrë nga Flamur Bejko kane blere një arme pistolete nga shtetasi Armando Lama dhe kane siguruar dhe lende plasese dinamit te blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqize, me te cilin do te demonin apo shkaterronin pronën e disa djemve qe kishin konfllikt me Flamurin. Deklaron se armët pistolete te blera ja ka shitur shtetasve Gentian Sheshi, banues ne lagjen nr.6 Durrës; shtetasit Amando Lama, banues ne lagjen nr.17 Durres, dhe Altin Celama banues ne Tirane, ku nga ky shtetas ka marre dhe dy arme Glok te cilat ja ka shitur shtetasve shtetasit Albano Hajdari, banues ne lagjen nr. 10 Durres, shtetasit Kujtim Deliallisi, banues ne Shijak Durrës. Nga policia është vijuar me kontrollin e banesave ku ne banesen e shtetasit Indrit e Gentian Begiraj është gjetur një arme automatik kallashnikov si dhe fisheke e lende plasese. Provat e gjetura gjate kontrolleve te banesave jane sekuestruar e marre ne cilësinë e provës.

Nga hetimet është konstatuar se autoret e heqjes se paligjshme te lirise se shtetasit Indrit Beqiraj, janë ndihmuar dhe nga nje automjet tjetër ne pronësi te shtetasit Fatjon Myrto, si dhe është arritur te gjendet i braktisur mjeti i dyshuar i autoreve tip BMë i cili rezulton ne pronesi te shtetasit Agron Bedolli. Nga kontrollet e banesave te shtetasve Alban Hajdari de Blerim Elezi janë gjetur sende te paligjshme si arme gjahu e doreze metalike grushti, shkop gome, e lende narkotike qe ju përkisnin shtetasve Fatjon Hajdari de Blerim Elezi. INga policia është proceduar me arrestimin ne flagrancë te shtetasve Është bere sekuestrimi i sendeve te kunderligishme si dhe vijohet me veprime te tjera dinamike si pyetje personash, kontrolle ne banesa, ne subject etj. Veprimet e mësipërme kryera nga ky shtetas përmbajnë elementet e figures vepres penale te “Trafikimi I narkotikeve, ne bashkëpunim ” parashikuar nga neni 283.a.2 I K Penal.

indrit beqiraj gentjan beqiraj operacioni porositesi kasander noga kevin zeneli kevin suci

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Tetor 2022, 14:23 A.B

H&M hapet në TEG?

H&M H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyq...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë