Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dëshmia e tyre ka qenë kyçe për hetuesit e çështjes pasi bazuar dhe referuar të dhënave që ata kanë dhënë, ata kanë bërë të mundur dhe arrestimin e personave të tjerë, ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe 5 persona.
DURRËS- Indrit dhe Gentian Beqiraj janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Durrësit. Dyshja nuk ishin prezent në seancë për tu njohur me masën e sigurisë bashkë me të arrestuarit e tjerë në kuadër të operacionit "Porositësi" që u realizua pas rrëfimit të tyre. Falë dëshmisë së tyre është bërë i mundur i dy ngjarjeve të rënda, një krim i ndodhur në Tiranë dhe një tjetër në zonën e Sukthit ku është vrarë Arben Mërkuri. Gjithashtu ata kanë hedhur dritë edhe mbi vrasje të tjera të planifikuara në qytetin e Durrësit, në Tiranë e jo vetëm. Dëshmia e tyre ka qenë kyçe për hetuesit e çështjes pasi bazuar dhe referuar të dhënave që ata kanë dhënë, ata kanë bërë të mundur dhe arrestimin e personave të tjerë, ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe 5 persona.
Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?
Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet. Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.
Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 'Killeri' i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç.
Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.
Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona në kuadër të operacionit antidrogë “Qarku”. Në pran...
LUSHNJE- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje. 3 persona kanë mbetur të plagos...
Pamje nga aksioni ELBASAN- Hetimi ndaj vëllezërve Albert, Bashkim e Gentian Topuzi që në 2018. Burime nga Prokuroria e Elbasanit ka ni...
Kanabis Qeveria ka nxjerrë për së dyti për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit t...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë- Lushnje. Mjeti tip 'Opel' doli nga rruga duk...
Foto ilustruese ITALI- Një burrë rrëmbeu nga duart e punonjëses sociale djalin e tij 8-vjeçar dhe nuk pranon ta dorëzoj&eu...
Pamje nga banesa qe do prishet TIRANË- Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit po prishin një banesë ditën ...
Pamje nga armët e gjetura TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë "inventarin" për armët e gjetura të groposura mes pallateve ...
Bardhi Brahimaj ITALI- Fotoja e mëposhtme është e shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në Itali. Vr...
Ervis Martinaj TIRANË- Dënohen "çimkat" e Ervis Martinajt. Ish-punonjësi i Policisë së Durrësit, Ardian Ahmeti, i...