2 Qershor 2026, 10:15
Nga E. D
Ernis Xhumari
LUSHNE- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal në qytetin e Lushnjës, ku një 43-vjeçar humbi jetën. Mësohet se viktimë mbeti Ernis Xhumari, vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.
Siç raportohet, pak para aksidentit 43-vjeçari ka shkuar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor ofendues dhe pas këtyre manovrave, policia i është vënë në ndjekje.
Në tentativë për t’iu shpëtuar forcave të policisë, 43-vjeçari ka lëvizur me shpejtësi të lartë, ku si pasojë është përplasur dhe më pas makina është përfshirë nga flakët. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, 43-vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.
Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.
Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Dosja.al
ernis xhumari
Aktualitet
2 Qershor 2026, 09:29
E. D
pamjet
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kaninës në Vlorë. Mësohet se automjete jan&...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 08:52
E. D
pamjet
VLORË- Një sherr i ashpër ka ndodhur mes dy grave në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se gratë janë kon...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 08:33
E. D
pamjet
LUSHNJE- Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje. Bëhet me dije se një mjet ti...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 08:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin këtë të martë provimet e Maturës&n...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 07:16
E. D
Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 713 euro, krahasuar me 639 euro në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 1...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 07:15
E. D
TIRANË- Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin këtë vit janë më të ulëta se parashikimet Kuadrin Makroekonomik...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 07:10
E. D
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 22:06
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se hetimet e SPAK për çështjen e Zvërnecit nuk janë të reja, ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 21:34
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Gazeta meksikane Milenio i ka kushtuar një artikull mafiave shqiptare, të cilat kanë depërtuar ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 20:45
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë përfunduar pas më shumë se dy orësh protestës përpara Kryeministrisë. Ata u...