LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia e kushëririt për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin: I gjeta të vrarë në makinë! Dëgjova krismat teksa po mundohesha të fikja zjarrin

Flakët e zjarrit dhe tymi, janë parë prej tij në çatinë e shtëpisë, rreth orës 12:00 të mesditës së 29 korrikut. Sapo ka konstatuar zjarrin, ai ka telefonuar mikun e tij, Gjokë Gurrën, që ndodhej në Shkodër, duke i treguar këtij të fundit se shtëpia po i digjej nga zjarri.

30 Qershor 2023, 16:04 Nga k.m.
Dëshmia e kushëririt për ekzekutimin e babë e bir në
Gjokë dhe Eduard Gurra

Kushëriri i dy viktimave Gjokë dhe Eduard Gurra, është marë në pyetje nga policia e Shkodrës, ku për gjatë gjithë natës së djeshme, ai i ka treguar hetuesve të policisë, se çfarë kishte ndodhur nga mesdita e 29 korrik e deri në vijim kur ka dëgjuar të shtënat me armë. Sipas dëshmisë së kushëririt të viktimave, banesa e Gjokë Gurrës, nuk është djegur një ditë më parë. Flakët e zjarrit dhe tymi, janë parë prej tij në çatinë e shtëpisë, rreth orës 12:00 të mesditës së 29 korrikut. Sapo ka konstatuar zjarrin, ai ka telefonuar mikun e tij, Gjokë Gurrën, që ndodhej në Shkodër, duke i treguar këtij të fundit se shtëpia po i digjej nga zjarri.

Pas këtij njoftimi, Gurra i ka kërkuar kushëririt që të mundohej të fikte zjarrin, dhe se ka dyshuar se shkak për rënien e flakëve në banesën e tij, mund të jenë bërë dy panelet diellore që ai kishte vendosur mbi çatinë e shtëpisë. Nisur nga kjo situatë, Gjokë së bashku me djalin e tij Eduard Gurra, me një mjet foristradë kanë udhëtuar drejt fshatit të origjinës, me shpresën e shuarjes së zjarrit.

Por në dëshminë e kushëririt të tyre, ai ka pohuar se teksa mundohej të shuante zjarrin, ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, që erdhën nga ana e hyrjes së fshatit Sumë. Ka braktisur punën në shtëpinë që po digjej dhe është nisur drejt zonës, nga erdhën të shtënat me armë. Siç tregon A.Gurra, një veprim të tillë e kishte kryer pasi ishte bërë kurioz se çfarë mund të kishte ndodhur dhe kush kishte qëlluar disa herë me armë.

Për gjatë rrugës 15 minutëshe që ka përshkuar, ai ka treguar se diçka të keqe kishte parandjerë. Dhe kur ka kaluar kthesën, ka vënë re se makina e kushërnjve të tij ishte e qëndruar në mes të rrugës dhe brenda saj, ndodheshin të gjakosur Gjokë dhe Eduard Gurra. Menjëherë kushëriri i viktimave ka marë në telefon policinë, duke e njoftuar për ngjarjen e rëndë. Ndërsa i pyetur se kush e kishte bërë vrasjen, Gurra, ka rëfyer se nuk ka parë asnjë person të armatosur dhe jo të armatosur rreth zonës së krimit. Njëherësh Gurra, ka rëfyer se nuk dinte asgjë se në çfarë rrethanash kishte rënë zjarri në shtëpinë e Gjokë Gurrës, duke mos e qartësuar nëse ishte zjarr i qëllimshëm apo aksidental. Ditën e sotme një grup ekspertësh të policisë zjarrfikëse kanë shkuar në banesën e djegur, për të mësuar dhe nxjerë shkaqet kryesore të rënies së zjarrit në banesë.

Tashmë veç hetimit për kultivimin e drogës në njësinë administrative Pult, ku mbeti i vrarë Gjokë dhe Eduard Gurra, policia është përqëndruar në një tjetër pistë hetimore. Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur 1 vit më parë mes Gjokës dhe një bashkëfshatari të tij.

Gurra, dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, kohët e fundit merej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr. Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë zënë me grushta. Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sher mund të ketë shërbyer si indicie për goditjen e babë e bir me 8 plumba kallashnikovi. Kohë më parë, Gjokë Gurra, ka shërbyer dhe si kryeplak i fshatit./OraNews

gjoke gurra eduard gurra vrasja e dyfishte ne shkoder

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Qershor 2023, 13:59 k.m.

Mbyllen dyqanet CONAD në Shqipëri!

Conad Dy nga kompanitë që  mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Tr...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet