Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme.
TIRANË- Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Sot, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit dhe familjarëve të Martinajt për kthimin e pronave që i ka sekuestruar Gjykata, të cilat përllogariten se kanë vlerën e 10 milionë eurove.
Në muajin Shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij sepse ka dyshime se janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh. Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Por kërkesa e tyre është rrëzuar nga çdo shkallë e gjyqësorit.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.
Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë gjurmë. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, por efektivi deri më tani nuk ka hapur gojë./Dosja.al
Foto Ilustruese VLORË- Djegia e mbeturinave urbane në Vlorë po vazhdon edhe ditën e sotme. Që nga dita e djeshme, zjarri i nd...
foto ilustruese TIRANE- Vendi ynë do të ketë një tjetër fundjavë e cila do të ndikohet nga kushte të paq&e...
foto ilustruese ELBASAN- Një 49-vjeçare ka mbetur e plagosur në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë p&e...
foto ilustruese GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egji...
Foto ilustruese TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur në kërkim ...
foto ilustruese Greqi- Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me gjashtë muaj burg në Greqi, pasi kishte lënë...
Conad Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Tr...
Pamje nga operacionit LEZHË- Nga kontrollet e kryera në zona të thella malore, policia ka zbuluar 534 bimë kanabisi në dy fshatra ...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka kapur dhe arrestuar një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçare, që ishin të dy...
policia Durres DURRËS- 11 persona në Durrës janë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se kanë përdorur fëmijë...