Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Banori kërkoi që shteti të ndërhyjë për mbylljen e shtegut pasi hyn uji nga Kaskada e Drinit.

LEZHË- Lumi në fshatin Gjadër ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive gjatë ditës së djeshme në vend, duke lënë të izoluara në banesa disa familje. Një banor i fshatit tregon se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Një banor në fshatin Gjadër të Lezhës ka treguar se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Ai kërkoi që shteti të ndërhyjë për mbylljen e shtegut pasi hyn uji nga Kaskada e Drinit.
"Ka filluar që në darkë, ishte ora 20:00 kur nisi ndërsa rreth orës 02:00 të natës erdhi në këtë masë. Garazhin e ka çuar dëm. Është e treta herë që kemi përmbytje. Nuk e di nga vjen. Ndoshta nga Kaskada e Drinit mbrapa. Hyn uji nga fqinja këtu. Nëse vazhdon me këtë ritme, për 1 orë, uji hyn brenda në shtëpi. Në vitin 2002 janë përmbytur, kam pasur 70 cm brenda. Familjarët nuk mund të dalin, nuk mund të lëvizin. Vetëm unë që kam çizme. Duhet t’i marr në shpinë, t’i çoj te stalla e lopëve dhe kaq. Kërkoj ta menaxhojnë ujin, ta mbyllin shtegun atje mbrapa. Edhe vjet jemi përmbytur, edhe këtë vit. Është bërë zinxhir", tha banori.
Lezhë ka qenë një nga zonat më të prekura nga moti i keq. 15 banesa janë përmbytur në fshatin Gjadër, 5 banesa në Zojs dhe 3 në Kakarriq. Ndërkohë, nën ujë janë sipërfaqe të mëdha toke në Mabe, Piraj, Gjadër dhe Torovicë. Ura në fshatin Zojsit është e pakalueshme. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati dhe vërshon në zonën e banuar. Është bllokuar rruga Gjadër-Zojz dhe shumë banesa janë rrethuar nga uji./ Dosja.al
Siri Kodra TIRANË- Ndonëse ishte një nga vendet më pak të prekura nga reshjet e shiut ditën e djeshme, zona e Siri Kodrë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar ditën e sotme tre kandidatë...
Vera Myrtaj ITALI- Flonino Mërkuri, 23 vjeç është partneri i Vera Myrtajt (Mynevere Karabollaj) bashkë me të cilën mb...
foto ilustruese DURRËS- Banorët e prekur nga përmbytjet në Durrës shprehen se ky nuk është viti i parë që ata ...
Pamje nga permbytjet SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Situata më problematike paraqitet në B...
Vera Myrtaj ITALI- Gruaja që po shikoni në foto është Vera Myrtaj (Mynevere Karabollaj), 38-vjeçarja që u vra nga ish-partn...
Vermosh SHKODËR- Teksa situata në disa qarqe të vendit vijon të jetë alarmante nga përmbytjet masive si pasojë e reshjev...
Momenti kur Policia nxjerr nga makina babë e bir SHKODËR- Pas 16 orësh kërkime Policia ka arritur të gjetjë e të nxjerr&...
Astrit Terolli TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën 'arrest me burg' Astrit Terollin, 55-vjeçarin që pë...
Qytetarët në Shkodër SHKODËR- Me varka dhe lopata këto janë pamjet që vijnë nga Shkodra, ku banesat ndodhen ende n&...