17 Shtator 2022, 23:28
Nga DOSJA
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku epidemiolog dhe njëkohësisht lektor në Universitetin e Mjekësisë Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” foli për protestën e pedagogëve për rritjen e pagave të tyre dhe situatën me virusin COVID-19 në vend. I pyetur për protestën e pedagogëve Alimehmeti u shpreh se ajo nuk është vetëm e tyre por e gjithë stafit të universiteteve. Sipas tij organizimi nisi si shkak i mos marrjes së një përgjigje nga institucionet e qeverisë pas një kërkese drejtuar këtyre të fundit. “Pagat nuk janë rritur që nga viti 2004. Jemi në nivelin më të ulët në rajon”, tha Alimehmeti teksa deklaroi se të dëmtuarit në fund të këtij zinxhiri do të jenë studentët dhe të rinjtë.
Për sa i përket situatës me COVID në vend, mjeku epidemiolog tha se sëmundja është duke kaluar në familjen e gripit dhe se ky dimër do të jetë më i lehtë se i kaluari për sa i përket situatës me virozat. Alimehmeti po ashtu u shpreh se mundësitë që COVID të rikthehet në jetët e qytetarëve janë të vogla por asnjëherë zero, ndërsa shtrimet në spitale janë ulur masivisht muajt e fundit.
“Protesta nuk është vetëm e pedagogëve por gjithë punonjësve të universiteteve. Kjo ka nisur nga sindikata e punonjësve. Nuk ishte një protestë e thjeshtë, kishte një peticion dhe një kërkesë që u refuzua, pra kishte një paralajmërim në rast se nuk merret përgjigjje për atë kërkesë. Organizatorët kanë kërkuar edhe një paralajmërim tjetër në 5 tetor, pak ditë para nisjes së mësimit zyrtarisht në universitete. Pa arsim nuk ka shoqëri, është baza. Nëse nuk mbështetet fidani i ri për tu rritur, do rritet keq, më i shtrembër, etj. I pari vjen arsimi, është e vetmja mënyrë që të ecim përpara. Nuk dhamë ultimatume, por ishte një protestë normale. Pagat nuk janë rritur që nga viti 2004. Jemi në nivelin më të ulët në rajon, edhe më të ulëta se Kosova”, tha ai.
“Sëmundja ka mundësi të kthehet në mënyrë më të rëndë. Mundësitë janë të vogla por ekzistojnë. Valë pas vale kurba e vdekjes është ulur dhe i jemi afruar konceptit të gripit. Kemi një nënvariant shumë më pak agresiv se variantet e tjera. Imuniteti kolektiv është po ashtu një arsye. E treta, kemi mësuar edhe si të sillemi. Nuk kemi nevojë të panikojmë e të marrim grushta me ilaçe. Kjo sjell dhe mos ngarkesën e spitaleve dhe mjekët kanë protokolle më të sakta. Gjatë korrikut patëm rreth 30 shtrime në spital. Gjatë gushtit ishim rreth 15 dhe tani në shtator po bien edhe më shumë. Kështu i jemi drejtuar edhe rrugës që do bëjë ky virus drejt familjes së gripit. Ky dimër do jetë më i lehtë se vjet”, u shpreh Alimehmeti.
Marrë nga BW
ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi
Aktualitet
17 Shtator 2022, 23:26
F.M
Infektiv
TIRANË- Një 77-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 në Shqipëri. Në bilancin e koro...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 22:48
F.M
Kontrollet në Vlorë
VLORË- Aksioni i raportuar këtë mbrëmje, por zhvillohet prej dy ditësh në Vlorë. Nuk dihet...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 22:35
F.M
Gramoz Murataj
TIRANË- Gazetari Elton Qyno shkruan për dy emra që sipas tij janë projektuar nga qeveria Rama për të marë...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 22:01
F.M
Parada e krenarisë
BEOGRAD- Një grup shqiptarësh, prej 8 personash është sulmuar fizikisht në Beograd mbrëmjen e sotme. ...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 21:50
F.M
Kontrolle në Vlorë
VLORË- Pamjet që po shikoni vijnë nga aksioni që po zhvillohet në Vlorë për kapjen e të...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 21:33
F.M
Kamioni i aksidentuar
LIBRAZHD- Një automjet i tonazhit të rëndë është aksidentuar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. M&...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 21:26
F.M
Hakera
TIRANË- Grupi Homeland Justice ka bërë së fundmi një reagim ku flet për sulmet kibernetike në Shqipëri. Home...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 20:52
F.M
Durres
DURRËS- Moti i keq i shoqëruar me erë, shi dhe dallgë ka sjellë anulimin e lundrimit të trageteve të parashikuar ...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 20:37
F.M
Emre Olur dhe Sedat Peker
TIRANË- Emre Olur ka lindur në vitin 1990 në Bahçelievler të Stambollit. I riu që u prangos sot n...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 20:26
F.M
FNSH
TIRANË- Drejtoria vendore e Policisë Vlorë dhe FNSH janë duke kryer aksione në Vlorë e Elbasan. Mësohet se efektiv...