18 Shtator 2022, 16:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orëve të fundit rastet e infektuara nga koronavirusi kanë rënë. Nga 335 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.
NJOFTIMI I PLOTË:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 335 testime, 43 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 147 të shëruar në 24 orët e fundit
18 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh. Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 335
Testime totale 1,974,704
Raste pozitive 330,437
Raste të shëruara 325,911
Raste Aktive 939
Humbje jete 3,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 420
Shkodër 108
Elbasan 88
Fier 80
Vlorë 61
Durrës 43
Korçë 38
Berat 34
Gjirokastër 26
ministria e shëndetësisë koronavirusi ne shqiperi
Aktualitet
18 Shtator 2022, 16:22
k.m.
Jázmin Viktoria
HUNGARI- Histori dramatike! Ajo shkoi në Maqedoninë e Veriut për një punë modelingu, por pas disa ditë...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 16:18
k.m.
Pamje nga gomonia me ujë
BRITANI E MADHE- Të tjerë shqiptarë rrezikojnë mbytjen në kanalin anglez, por fatmirësisht jan&...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 16:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bursa prej 30 mijë lekësh në muaj nuk i ka joshur studentët me mesatare mbi 8.5 që të zgjed...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 15:45
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një shqiptar, 40 vjeç, është arrestuar në Greqi pasi dhunoi gruan e tij...sepse nuk kishte bërë...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 15:20
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një 45-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi iu gjetën 45 krer&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 14:31
k.m.
Viti i ri shkollor pati numrin më të ulët të regjistrimeve në bashkinë e Mirditës, çka ka bërë që dhe a...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 14:06
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Reshjet e ditës së djeshme, edhe pse shkaktuan përmbytje të mëdha në Tropojë dhe në zo...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 14:10
A.B
Policia
FIER- Një 55 vjeçar, banues në Patos, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motr&e...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 13:53
A.B
Permbytje
TROPOJË- Reshjet e dy ditëve më parë në Tropojë, kanë lënë pas dëme te konsiderueshme në i...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 13:29
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të shumta pë...