Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rrumbullaku u zotua se do të garantojë disiplinë, frymë të re dhe komoditet për çdo punonjës policie.
TIRANË- Drejtori i Ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u zotua sot se do të luftojë pa kompromis në luftën kundër fenomeneve të paligjshme që cënojnë vendin. Gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës, Rrumbullaku u zotua se do të garantojë disiplinë, frymë të re dhe komoditet për çdo punonjës policie. Drejtori i ri parashtroi dhe objektivat e tij: reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë.
Rrumbullaku deklaroi se do të kryhet prezenca e policëve pa uniformë në rrugë për të rritur evidentimin e elementëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve.
FJALA E PLOTË E TIJ:
E shoh si një sfidë institucionale. Ju falenderoj për besimin që më dhatë. Çdo përpjekje e imja do të shërbejë për përmbushjen e objektivave. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Shpresoj që karriera e gjatë drejtuese në strukturat e policisë të më shërbejë për të dhënë kontributin tim në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë radhëve të policisë. Policia ka nevojë për një frymë të re që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit me përvojën e policëve të karrierës që janë shembull e model. Policia e shtetit mbart të gjitha kapacitetet e nevojshme. Çdo punonjës policie duhet të jetë komod brenda në organizatë.
Do garantoj disiplinë. Nuk ka vend për punonjës policie pa integritet moral, profesional, por për zyrtarë që e shohin punën si kontribut për komunitetin. Kjo do të arrihet me edukim dhe trajnim. Uniforma e çdo polici nuk është vetëm veshje por simbol i luftës së përhershme me krimin. Objektiva do të jenë reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve njerëzore, riorganizime lokale dhe qendrore. Analiza për të gjitha mosrealizimet në luftën kundër krimit të organizuar, analizë e thelluar në luftën kundër aligjshmërisë, dekonspirimet e operacioneve policore për dhënien e masave në këtë drejtim. Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik. Vendosja e inteligjencës në çdo veprimtari policore për hetimet proaktive. Së treti, riorganizim i kapaciteteve monitoruese të kontrollit në komunitet, krijimi i rrethanave të reja gjatë kontrolleve me prezencën e policëve pa uniformë me qëllim rritjen e evidentimit të fenomeneve që cenojnë sigurinë. Ulje e prezencës së policëve në territorin e vendit për kontrollit’, u shpreh ai.
Bledi Cuci TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Drejtori i ri i Përgjithsh&e...
Sendet e vjedhura ITALI- Dy të rinj kanë terrorizuar Riminin duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Mediat italiane kanë b...
vendngjarja ITALI- Në qendrën historike të Sant'Egidio alla Vibrata, në Piazza Duca degli Abruzzi, ka ndodhur një sherr i dhunsh&e...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë prezantimin e pak...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Aksidenti ka ndodhur në fs...
Xhani Topalli GREQI- Autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar në Greqi ka kryer krimin duke qënë shumë i qetë. Kështu sh...
Moti TIRANË- Moti do të jetë kthjellime dhe vranësira të pakta ne relievet malore deri mesatare gjatë ditës. Temper...
Banesa Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre ...
Foto ilustruese Në vitin 2021, kompania me pronësi shtetërore “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror, u vu në vë...
Policia TEPELENË- Dy turistë çekë janë grabitur këtë mbrëmje në Tepelenë. Mësohet se hajdutët...