10 Korrik 2026, 07:15
Nga E. D

TIRANË- Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë. Sipas të dhënave të administruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë shpallur gjithsej 68,860 vende të lira pune në Zyrat e Punës. Ky numër shënoi një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke dëshmuar për një kërkesë më të shtuar të bizneseve për staf.
Në aspektin e kategorive profesionale, të dhënat tregojnë se tregu ka pasur nevojën më të madhe për profesionet elementare, të cilat kërkohen në 29.9% të rasteve. Kjo kategori pasohet nga zanatçinjtë dhe profesionet e lidhura me to që zënë 23.7%, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, dhe punonjësit në industri me 10.5%.
Për sa i përket profesioneve që kërkojnë nivele më të larta kualifikimi dhe aftësi të specializuara, të dhënat e administruara nga AKPA për vitin 2025 tregojnë një kërkesë më modeste në krahasim me profesionet elementare. Këto pozicione kërkojnë shpesh arsimim akademik ose trajnime teknike specifike, dhe pesha e tyre në tregun e punës gjatë kësaj periudhe ishte si më poshtë: Pash kategoria “Specialistët me arsim të lartë” përfaqëson vetëm 6.4% të vendeve të lira të shpallura, duke kërkuar individë me formim universitar për role që zakonisht lidhen me analiza, menaxhim projektesh apo detyra të specializuara teknike.
Teknikët dhe specialistët e mesëm, të cilët shpesh shërbejnë si ura lidhëse mes menaxhimit dhe zbatimit praktik, zënë 5.3% të totalit të vendeve të lira të punës.
Zhvillimet e vitit 2025 konfirmon një strukturë të kërkesës për punë që favorizon rolet që kërkojnë aftësi bazë dhe zejtare, duke diktuar kështu edhe strategjitë e punësimit për vitin në vijim.
Përgjatë vitit 2025, rezulton se 9,690 subjekte unike kanë zgjedhur të shpallin nevojat e tyre për punonjës pranë Zyrave të Punësimit. Rajoni i Tiranës, Durrësit dhe Vlorës së bashku mbajnë peshën kryesore, duke shpallur rreth 60% të vendeve të lira, ndërsa në anën tjetër të spektrit, rajonet e Kukësit, Dibrës dhe Beratit shënojnë numrin më të ulët të shpalljeve
Analiza e sektorëve ekonomikë tregon se industria përpunuese kryeson listën si sektori me kërkesën më të lartë, duke zënë 25.5% të totalit të vendeve të lira të shpallura. Pas saj renditen sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 17.7%, tregtia me shumicë dhe pakicë së bashku me riparimin e automjeteve dhe motoçikletave me 14.7%, aktivitetet e tjera të shërbimit me 12.1% dhe sektori i ndërtimit me 10.6%.
Krahasimisht me një vit më parë, vërehet një luhatje e ndjeshme në këto kërkesa, ku sektori i industrisë përpunuese ka pësuar një rënie me rreth 3% të vendeve të shpallura, ndërsa sektori i ndërtimit ka shënuar një rritje prej 2%, duke reflektuar kështu ndryshimet në dinamikat e tregut të punës./MONITOR
Aktualitet
10 Korrik 2026, 07:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 07:09
E. D
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjel...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 23:25
D.S
Daci
EKUADOR- Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar "Grand Phoenix 0043 - Azkaban" çmontoi një rrjet të fuq...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 23:07
E.d
Foto ilustruse
KURBIN- Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më p...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 22:53
D.S
TIRANË- Prestigjiozja britanike The Telegraph ka publikuar një artikull kritik mbi modelin e turizmit në Shqipëri, duke paralajmëruar...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 22:25
D.S
Koncerti i Ye
TIRANË- Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbështetur me 4 milionë euro nga fondet e emergjencë...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 22:43
E.d
Foto ilustruse
KURBIN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kurbin. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën nj...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 22:39
E.d
Foto ilustruse
KURBIN- Të shtëna më armë janë raportuar në Kurbin. Dyshohet se si pasojë e kësaj ngjarje ka hu...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 22:19
E.d
Turistja
TIRANË- Qytetarët shqiptarë finalizuan ditën e sotme protestën e tyre të 40-të, ndërsa tubimit iu bashkuan...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 22:11
E.d
Pamje
TIRANË – Qindra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 40-të të revolt&eu...