LIVE UPDATES
Aktualitet

Bujqësia në Shqipëri, VOA: Fermerët nxiten për të kultivuar grurin

Ajet Kroi, një fermer nga Nepravishta, një zonë bujqësore në Luginën e Drinos në Gjirokastër, po aplikon pranë Drejtorisë së Bujqësisë për një skemë të re mbështetëse të qeverisë shqiptare për nxitjen e prodhimit të grurit.

5 Shtator 2022, 19:55 Nga I.A
Bujqësia në Shqipëri, VOA: Fermerët nxiten për të
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri fermerët po shfaqin një interes të lartë për një skemë mbështetëse të qeverisë shqiptare për kultivimin e grurit. Mbështetja me rreth 300 dollarë për hektarë dhe aplikimet në masë premtojnë në mbjelljet e vjeshtës një rritje të ndjeshme të sipërfaqeve me grurë. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës kjo rritje vlerësohet në mbi 30%. Shqipëria importon gjysmën e nevojave të saj me drithëra dhe në tregun vendas çmimi me të cilin fermerët shitën grurin këtë vit u dyfishua.

Ajet Kroi, një fermer nga Nepravishta, një zonë bujqësore në Luginën e Drinos në Gjirokastër, po aplikon pranë Drejtorisë së Bujqësisë për një skemë të re mbështetëse të qeverisë shqiptare për nxitjen e prodhimit të grurit. Ajeti thotë se vitin e shkuar mbolli rreth 20 hektarë me grurë dhe këtë vit mendon ta dyfishojë sipërfaqen duke përfituar edhe nga skema e qeverisë.

“Sapo bëra aplikimin dhe në sistem u konfirmua, më pas do përgatis edhe dokumentacionin e kërkuar që të përfitoj nga skema mbështetëse. Kisha mbjellë 20 hektarë me grurë ndërsa tani në vjeshtë do të mbjell edhe 20 hektarë të tjera duke e dyfishuar sipërfaqen.”

Skema e re mbështetëse për fermerët që mbjellin grurë është rreth 300 dollarë për hektarë thotë Balil Bineri në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjirokastër.

“Është një skemë e prezantuar së fundi duke qenë se jemi në prag të mbjelljes së grurit për t`i mbështetur fermerët që kultivojnë grurë, por edhe për të nxitur, për të shtuar sipërfaqet. Ka një vlerë mbështetje prej 30 mijë lekësh (300 Usd ) për hektarë .Thjesht fermeri duhet të jetë i pajisur me niptin tatimor dhe të zotërojë dokumentin e tokës për të përfituar nga skema.“

Ministria e Bujqësisë thotë se në nivel kombëtar mbi 1000 fermerë kanë aplikuar që në ditët e para të thirrjes që mbyllet më 23 shtator për të shtuar sipërfaqet e grurit.

Vetëm në këtë rajon, thotë zoti Bineri aplikimet që tani premtojnë një rritje me 30% të mbjelljes së sipërfaqeve me grurë.

Në rajonin tonë janë mbjellë vitin e kaluar 1900 hektarë dhe parashikohet të ketë një rritje me 30 %. Ndërsa potenciali është më i lartë nëse do jenë këto çmimet të shitjes së grurit dhe misrit dhe do vijojë edhe mbështetja shtetërore për fermerët".

Ajeti që merret prej 10 vitesh kryesisht me prodhimin e drithërave për t`i tregëtuar ndërsa babai i tij merret prej 30 vitesh me bujqësi thotë se çmimi i shitjes së grurit u rrit këtë vit, ndonëse edhe kostot e prodhimit ishin të larta prej cmimit të lartë të plehrave kimikë.

Në cdo blerje që kemi bërë tek plehrat ishte 100 -120 % më shtrenjtë se viti kaluar. Ndërsa çmimi i grurit ishte dy herë më i shtrenjtë. Nëse vitin e kaluar e kemi shitur grurin me 300 mijë lekë për ton, këtë vit e kemi shitur me 450 mijë lekë për ton".

Fermeri nga Nepravishta thotë se mundësitë e rritjes së kultivimit të grurit dhe misrit janë të mëdha pasi shumë toka janë të lira.

Sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Bujqësisë prodhimi i drithërave në vitin 2021 në Shqipëri shënoi një rritje me 1,04 %, krahasuar me vitin 2020.

Shqipëria prodhoi në vitin 2021 rreth 691.353 tonë drithëra që plotësojnë gati gjysmën e nevojave të saj ndërsa pjesa tjetër importohet.

Rritja e lehtë e prodhimit të drithrave gjatë vitit 2021 lidhet me fillimin e një tendence të fermerëve shqiptarë për të kultivuar grurë pas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar si të grurit dhe të miellit.

Ky vit e ka shtuar edhe më shumë interesin për kultivimin e grurit pas fillimit të Luftës në Ukrainë në muajin shkurt, por rritja e kostove për kultivim i ka përballur fermerët me mjaft sfida.

Specialistët e bujqësisë në Shqipëri thonë se kushtet për rritjen e sipërfaqeve të kultivimit sidomos me grurë dhe misër janë mjaft të favorshme në disa zona të vendit dhe për fermerët është e rëndësishme cdo mbështetje që ofrohet nga shteti.

Marrë nga VOA

ajet kroi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj