LIVE UPDATES
Aktualitet

Bosët e ‘Call-Center’ dhe mjeshtrat e portofolave virtualë, aleanca e heshtur që qarkullon miliona euro të pista

Pas kësaj skeme qëndrojnë njerëz që nuk kanë parë asnjëherë bursën, por dinë si të manipulojnë sistemet më të avancuara të teknologjisë financiare.

7 Janar 2026, 21:28 Nga E. D

Bosët e ‘Call-Center’ dhe mjeshtrat e portofolave

TIRANË- Sot, paratë e pista udhëtojnë përtej kufijve, pa u ndalur në doganë, pa pyetje, pa emër. Transformohen në bitcoin, shpërndahen në dhjetëra “wallet”-e virtuale, dhe kthehen pas si para të pastra, gati për t’u investuar në biznese, në prona, në luks, në pushtet. Kjo është forma më moderne e pastrimit të parave.

“Ka kompani si chananalisis dhe arkand që bëjnë gjurmimin e këtyre portofolave, deri tani ata kanë pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofolave që janë të përfshira në pastrimin e parave apo aktiviteteve të paligjshme, duke arritur të identifikojnë mënyrën sesi këto fonde kanë lëvizur, mënyrën sesi janë transferuar në portofola të tjera për ta bërë më të vështirë gjurmimin e tyre”, u shpreh eksperti i kriptos Dorian Kane.

“Një transaksion bankar është shumë herë më i sigurt dhe më i kontrollueshëm sesa një transaksion wallet që bëjnë individët, pasi në transaksionin bankar personi identifikohet nëpërmjet bankës që është ndërmjetëse dhe personit tjetër pritës që i transferohen këto lekë. Ndërsa në transaksionin me bitcoin, e ke të pamundur të identifikosh pasi këta identifikohen nëpërmjet një kodi numerik, alfa numerik dhe nuk ka të dhëna në lidhje me dërguesin dhe pritësin e këtij chenxhi”, u shpreh avokati Dritan Jahaj.

Një sistem i ndërtuar mbi iluzionin e lirisë financiare, që në fakt sot shihet si streha më e sigurt e krimit të organizuar.

Dhe pas këtij sistemi, nuk qëndrojnë vetëm njerëz nga bota e errët e krimit. Pas kësaj skeme nuk pastrohen vetëm paratë e gjakut, e trafiqeve, por edhe ato të përfitimit nga mashtrimet me call center.

Pas kësaj skeme qëndrojnë njerëz që nuk kanë parë asnjëherë bursën, por dinë si të manipulojnë sistemet më të avancuara të teknologjisë financiare.

“Metodat e reja kanë “fatkeqësinë”, që nuk kanë një historik të madh dhe padyshim, aspekti i mungesës së dijenive, trajnimeve të të qenit në paravijë, mungon. Por, përsa kohë ne po e diskutojmë, kjo do të thotë që duhet vëmendje të drejtohet edhe në këtë sektor, padyshim që elementi kryesor është bashkëpunimi ndërkombëtar. Shtetet e tjera kanë historik më shumë se sa Shqipëria”, u shpreh pedagogia Nadia Elbasani.

“Kjo është një gjë që bëjnë shumë premtime, premtime që nuk janë të vërteta, pra vetëm nga mënyra sesi ato të prezantohen, mënyra sesi ato të kontaktojnë, mënyra sesi ato të prezantohen për të marrë një shërbim apo për të shitur ndonjë produkt, janë këto mënyra që nuk përdoren nga faqet e mëdha zyrtare që janë të licencuara”, u shpreh eksperti i Kripto Dorian Kane.

Ata fshihen pas zyrave me xhama të errët në qendër të Tiranës, ku dikush përditë ngre një kufje, dhe me zë të qetë, i thotë një investitori diku në Itali: “Po, zotëri. Keni bërë zgjedhjen e duhur. Do të fitoni shumë….”

Aty fillon gjithçka, një mashtrim global që shndërron kursimet e njerëzve në kriptovaluta, dhe më pas në asetet e një rrjeti kriminal që di vetëm të zhdukë gjurmë.

“Ne nuk arritëm të rikuperojmë para për momentin. Nëpërmjet mekanizimit të Bitcoin, është shumë e vështirë të rikuperohen para”.

Kjo deklaratë, pohon faktin se krimi nuk është më në rrugë, ai është në “cloud”. Dhe gjurmët e tij nuk lihen më nëpër kasaforta, por në blockchain, një hapësirë dixhitale që pak kush di ta lexojë…..

“Është një sektor që ka vështirësi të mëdha është i ri si sektor. Dhe patjetër që zhvillimi i tij do duhet të jetë paralel edhe nga aspekti i burimeve njerëzore të administratës shtetërore të institucioneve shtetërore. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është elementi kyç, që na bën të ecim paralelisht me të gjithë organet e tjera shtetërore dhe shtetet e tjera për sa i përket pastrimit të parave përmes kriptovalutave”, u shpreh Nadia Elbasani./Top Channel

call-cente

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta