LIVE UPDATES
Aktualitet

Bomba në makinën e gazetarit Ranucci/ Mediat italiane theksojnë “pistën shqiptare”: U godit për puntatën e Report mbi hotspot-et në Shqipëri

LaCapitaleNews thekson gjithashtu se, mbeten të hapura edhe pista të tjera, por vëmendja përqendrohet te ambientet e kriminalitetit shqiptar. Sot Shehu jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, në Miami, ku bën një jetë të rezervuar dhe larg vëmendjes publike.

19 Shkurt 2026, 21:22 Nga E. D
Bomba në makinën e gazetarit Ranucci/ Mediat italiane theksojnë
Sigfrido Ranuccit

ITALI- Gazeta italiane, LaCapitaleNews raporton se atentati i 16 tetorit poshtë shtëpisë së gazetarit, Sigfrido Ranuccit mund të ketë një motiv të lidhur me shërbimin ‘(Hot) Spot Albanese’ të Report. Në artikull bëhet me dije se DDA-ja e Romës, me zëvendësprokuroren e përgjithshme Ilaria Calò dhe prokurorin Carlo Villani, po thellon hetimet mbi përfshirjen e mundshme të Artur Shehut, sipërmarrës 58-vjeçar që sot banon në Miami.

LaCapitaleNews thekson gjithashtu se, mbeten të hapura edhe pista të tjera, por vëmendja përqendrohet te ambientet e kriminalitetit shqiptar. Sot Shehu jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, në Miami, ku bën një jetë të rezervuar dhe larg vëmendjes publike. Por sipas burimeve hetimore, Drejtoria Hetimore Antimafia ka marrë informacione nga Vlora mbi përfshirjen e mundshme të 58-vjeçarit në shpërthimin e ndodhur në Romë.

Këtë pista po ndiqen me kujdes nga Drejtoria Distrektuale Antimafia e Romës, me zëvendësprokuroren Ilaria Calò dhe prokurorin Carlo Villani, së bashku me karabinierët e Njësisë Hetimore të Frascatit dhe të via In Selci, të angazhuar për të rindërtuar çdo detaj të dinamikës. Pra, qëllimi është që të identifikohet kush e ka vendosur materialisht eksplozivin dhe të gjenden porositësit e mundshëm.

Artikulli i LaCapitaleNews:

Një shpërthim poshtë shtëpisë, një emër që rikthehet nga investigimet televizive, një pistë që kalon Adriatikun dhe mbërrin deri në Miami. Atentati ndaj Sigfrido Ranuccit, i ndodhur më 16 tetor poshtë banesës së drejtuesit të Report, vazhdon të sjellë zhvillime hetimore. Dhe në orët e fundit po merr gjithnjë e më shumë formë ajo që hetuesit e quajnë ‘pista shqiptare’.

Në qendër të vëmendjes është emri i Artur Shehut, 58 vjeç, sipërmarrës me origjinë nga Shqipëria, figurë që në disa investigime gazetareske është përshkruar si i afërt me ambiente të krimit të organizuar të vendit të tij.

Sot Shehu jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, në Miami, ku bën një jetë të rezervuar dhe larg vëmendjes publike. Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria Hetimore Antimafia ka marrë informacione nga Vlora, në jug të Shqipërisë, mbi përfshirjen e mundshme të 58-vjeçarit në shpërthimin e ndodhur në Romë.

Pista po ndiqet me kujdes nga Drejtoria Distrektuale Antimafia e Romës, me zëvendësprokuroren Ilaria Calò dhe prokurorin Carlo Villani, së bashku me karabinierët e Njësisë Hetimore të Frascatit dhe të via In Selci, të angazhuar për të rindërtuar çdo detaj të dinamikës. Qëllimi është i dyfishtë: të identifikohet kush e ka vendosur materialisht eksplozivin dhe të gjenden porositësit e mundshëm.

Motivi i hipotezuar, në këtë fazë, lidhet me një puntatë të Report të transmetuar më 21 prill 2024, me titull ‘(Hot) Spot Albanese’. Shërbimi trajtonte projektin e qendrave për migrantë të ndërtuara nga Italia në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe mes Romës dhe Tiranës.

Në atë kontekst, emri i Shehut përmendej në disa pjesë të emisionit. Dhe vendosej brenda një rrjeti marrëdhëniesh dhe interesash që prekin ambiente politike dhe institucionale shqiptare.

Në programin e Rai3, 58-vjeçari përshkruhej si një sipërmarrës i përmendur më parë në hetime ndërkombëtare për lidhje të dyshuara me ambiente të krimit të organizuar, përfshirë referenca ndaj Cosa Nostra-s dhe Sacra Corona Unita-s. Sipas rindërtimit gazetaresk, Shehu do të kishte dhuruar 30 mijë metra katrorë tokë pranë Vlorës fondacionit të gjeneralit Fabrizio Lisi, në atë kohë kreu i Interpolit në Shqipëri.

Një operacion që, sipas Report, do të ishte ndërmjetësuar nga avokati Enjell Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i kryeministrit Edi Rama, figurë e konsideruar qendrore edhe në përcaktimin e marrëveshjes për emigrantët.

Emri i Shehut nuk ishte i panjohur as për shtypin amerikan. Në mars 2021, Miami Herald i kishte kushtuar atij një investigim të detajuar, duke përshkruar jetën e tij në një vilë në Miami Beach, në Alton Road, mes palmave dhe makinave luksoze. Një portret që përziente biznesin, lidhje të supozuara të diskutueshme dhe një rrjet ndërkombëtar interesash.

Tani hetuesit italianë po verifikojnë edhe këtë profil, duke kryqëzuar informacionet e mbledhura në Shqipëri me lëvizjet dhe kontaktet e mundshme të 58-vjeçarit në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për një fazë ende paraprake. Nuk ka akuza formale, por një sërë elementësh që po analizohen për të kuptuar nëse ekziston një lidhje konkrete mes investigimit televiziv dhe atentatit.

Megjithatë, pistat mbeten të shumta. Report, ndër vite, ka trajtuar tema të ndjeshme: mafia, korrupsioni, tenderët publikë, trafikimet ndërkombëtare.

Hipoteza se atentati mund të lidhet me një investigim specifik nuk përjashton motive të tjera të mundshme. Hetuesit po vlerësojnë edhe tentativën, të ndodhur verën e kaluar, për të hyrë në shtëpinë e dytë të gazetarit, episod që mund të tregojë presion të përsëritur.

Në këtë skenar, pista shqiptare duket sot më e ndjekura, por jo e vetmja. Hetimi po vazhdon në disa drejtime, me synimin për të rindërtuar jo vetëm dorën që vendosi eksplozivin, por mbi të gjitha mendjen që do të kishte vendosur të godiste një nga figurat simbol të gazetarisë investigative italiane./Dosja.al

sigfrido ranuccit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj