Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fevziu tha më tej se gazetari kishte të drejtën e investigimit, por Hysa nuk mendon kështu!
TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si 'degë' të kartelit Sinaloa në Shqipëri, ka deklaruar se akuzat ndaj tij kanë nisur nga studioja e 'Opinion'. I ftuar në të njëjtin ambient, Hysa tha se është sulmuar nga gazetar, por fjalën ia ndërprei Blendi Fevziu duke thënë se personi në fjalë nuk ia kishte përmendur emrin, por thjesht ishte shprehur që karteli Sinaloa kishte lidhje me Shqipërinë. Fevziu tha më tej se gazetari kishte të drejtën e investigimit, por Hysa nuk mendon kështu!
Pjesë nga biseda:
Luftar Hysa: Sulmi ndaj meje ka nisur nga kjo studio
Blendi Fevziu: Pse
Luftar Hysa: Po se këtu një gazetar më sulmoi, tha që karteli Sinaloa ka bashkëpunëtorë shqiptarë. Nuk tha emrin tim, por e la të nënkuptohej.
Blendi Fevziu: Po s’e tha emrin ai
Luftar Hysa: Po mbrëmë u klarifikua kjo gjë
Blendi Fevziu: Po…më kujtohet, ka qenë një pyetje që unë e kuptova më vonë, por…
Luftar Hysa: Jo po doja t’ju merrja në telefon e t’ju thoja, si e lejoni ju këtë gjë
Blendi Fevziu: Po gazetari ka të drejtën e tij…
Luftar Hysa: Si ka të drejtën e tij, mirë politikanët kanë imunitet, por edhe gazetarët tani kanë imunitet e flasin ç’të duan?
Blendi Fevziu: Po, ka të drejtën e investigimit gazetari.
Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar edhe zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.
Çfarë raportonte media meksikane El Universal?
Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.
Qytetari TIRANË- Dikur dëshmia e penalitetit, që është një vërtetim i gjendjes gjyqësore, tërhiqej pranë ...
Luftar Hysa TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si 'degë' të kart...
Seanca për Flora Hasimin TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 16 shtator të ndërpresë procesin e veting...
Evanna Hu TIRANË- Evanna Hu, ekspertja amerikane e IT-së, mendon se brenda të mirave të pafundme që të ofron teknologjia q&eu...
Kanabis SPANJË- Spanja ka arrestuar 32 anëtarë të një grupi të krimit të organizuar të lidhur me mafien fam&eu...
Sulm kibernetik TIRANË- Vendimi i një dite më parë i Prokurorisë së Tiranës për ndalimin e publikimit nga mediat ve...
Efektivët dhunojnë të riun TIRANË- Videoja që po shikoni tregon dhunimin e një të riu me shkop gome. Pamjet e publikuara...
Bashkkpunëtori i drejtësisë TIRANË- Një i ri, 26 vjeçar, rrëfeu për Fiks Fare, mënyrën si ësht&eum...
Reforma në drejtësi TIRANË- Një sondazh i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar &ldqu...
Betonierja TIRANË- Një betoniere ka ngecur në një nga nënkalimet në Tiranë duke bllokuar kështu të gjithë...