LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Prapaskenat e përfshirjes së zyrtarëve të dënuar për korrupsion në ligjin për Amnistinë, zbulohet emri i deputetit propozues

Por ndryshe nga Amnistitë e viteve të kaluara, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën të martën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo shpërdorim detyre në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.

21 Shkurt 2024, 18:42 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Prapaskenat e përfshirjes së zyrtarëve të dënuar
Ulsi Manja

TIRANË- Qeveritë shqiptare në të shkuarën janë kujdesur që të përjashtojnë nga Amnistia Penale të dënuarit për krime të rënda, zyrtarët e dënuar për korrupsion dhe anëtarët e krimit të organizuar.

Por ndryshe nga Amnistitë e viteve të kaluara, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën të martën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo shpërdorim detyre në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.

Në mbledhjen e zhvilluar online të martën, relatori i komisionit, Plarent Ndreca, duke prezantuar nenet e një amendamenti të depozituar nga deputeti i grupit të njohur si Rithemelimi, Bledjon Nallbati, paraqiti edhe ndryshimin e nenit 5, ku kërkohej shfuqizimi i gërmës që lidhej me përjashtimin nga ulja e dënimit e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky ndryshim në projektligj u jep ulje me 1 vit burg të dënuarve burra nga Gjykata e Posaçme dhe me 1 vit e gjysëm burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë – e cila shqyrton kryesisht vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe krimin e organizuar.

Ndryshimi i minutës së fundit mori bekimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili i pyetur nga BIRN pas mbledhjes, ia faturoi atë “amendamentit Nallbati”.

“Amendamenti i propozuar nga deputeti Bledjon Nallbati siguron parimin e barazisë para ligjit,” tha Manja përmes një mesazhi në Whatsapp.

Por ndryshe nga ç'deklaroi ministri, një dokument parlamentar i parë nga BIRN të mërkurën tregon se përfshirja e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme në kategorinë e përfituesve u propozua dhe u përfshi në draftin e miratuar nga relatori Plarent Ndreca.

Përfshirja e zyrtarëve publikë dhe e të dënuarve për krim të organizuar në kategoritë përfituese të Amnistisë Penale u denoncua të mërkurën nga përfaqësues të opozitës.

Deputeti Bledjon Nallbati mohoi të ishte ai propozuesi i kësaj pike dhe e cilësoi “diziinformim” të PS-së vendosjen e këtij propozimi në emër të tij.

“Çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim… është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qëllim të përfshijë shtresat që kanë nevojë, por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar,” tha Nallbati.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi denoncoi keqpërdorimin e amendamentit të deputetit Nallbati, që sipas tij kishte për qëllim trajtimin e barabartë mes burrave dhe grave të dënuara dhe “nuk lidhej fare me zyrtarët e korruptuar”.

“Synimi i amendamenteve të opozitës ishte për të arritur një dokument me konsensus që Kuvendi të votonte amnistinë si një akt humanizmi, por nuk ka pasur një procedurë konsensuale parlamentare,” tha Bardhi duke e quajtur Ndrecën “mashtrues”.

Ndreca pranoi për BIRN të mërkurën se amendamenti për të dënuarit e Gjykatës së Posaçme kishte autorësinë e Komisionit dhe Ministrisë së Drejtësisë, por shtoi se ndryshimi merrte në konsideratë edhe “qëllimin që kishte pasur amendamenti i deputeti Nallbati”.

“Është amendim i dakordësuar në komision së bashku me ministrinë e drejtësisë. Pasi ne nuk mund të lejonim që të përfitonte ulje 1 vit burg një i dënuar për vrasje që e ka marzhin e dënimit 10-20 vite burg me një të dënuar për krime ndaj autoritetit të shtetit që dënohen shumë më pak,” tha Ndreca për BIRN përmes një mesazhi telefonik.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe Partia Socialiste në pushtet është duke kërkuar aleatë mes partive të opozitës për ta miratuar atë. Por sipas studiuesve të politikës, kjo po bëhet përmes një praktike jotransparente dhe në shkelje të procedurës parlamentare.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, i tha BIRN-it se në rastin konkret nevoja për të siguruar vota dhe nevoja për të përçarë grupe të ndryshme politike ka prevaluar më shumë se sa nevoja për të respektuar procedurën parlamentare dhe transparencën apo llogaridhënien publike.

“Përpjekja për të përdorur nisma të deputetëve të caktuar, për t'i deformuar ato dhe për t'ia përshtatur qëllimit politik përbën shkelje të thelbit të procedurës parlamentare dhe transparencës që duhet të ushtrojë parlamenti,” tha Krasniqi.

Sipas tij, nuk mundet që një komision të deformojë një amendament të ardhur nga një deputet pa praninë e tij dhe pa miratimin e tij dhe nuk mundet të marrë vendime mbi nismat e ardhura në parlament pa pyetur palën inicuese dhe pa parë argumentet që ata kanë.

“Fakti që parlamenti nëpërmjet komisionit të ligjeve e ka bërë këtë gjë dhe po kërkon ta kalojë në seancë plenare lidhet me kalkulimet politike të ditës se sa realisht me një proces amnistie”- shton ai.

Pavarësisht përplasjeve, socialistët do të vijojnë me planin për ta hedhur për votim projektligjin në seancën e së enjtes, ku shpresojnë të marrin edhe vota nga opozita.

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se grupi i tij në parlament nuk do të merrte pjesë në seancë dhe bëri thirrje që “askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal”./BIRN 

amnistia penale plarent ndreca ulsi manja

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më