LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’

Ndryshimet në ligjin për ‘investimet strategjike’ parashikojnë heqjen e kufizimeve sektoriale për të aplikuar për statusin – ndryshime që, sipas opozitës, do të përdoren për të ndërtuar kulla.

27 Janar 2025, 18:34 Nga B.Z
BIRN: Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë
Tirana

TIRANË - Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të kompetencës për dhënien në përdorim të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi.

Ndryshimet, të iniciuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, u mbështetën edhe nga përfaqësues të qeverisë në komision dhe nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet një dokumenti për ‘dhënie mendimi’ për Kuvendin.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, tha se ministria mbështet nismën dhe se ajo është në përputhje të plotë me programin e qeverisë për nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Plaku, duke argumentuar zgjerimin e sektorëve, theksoi nevojën për përfshirjen e çdo sektori në mundësinë e përfitimit të lehtësirave që ofron ky ligj për investimet.

“Në ligjin aktual kemi 6 sektorë prioritarë, por kemi edhe një mundësi për të akomoduar sektorë të tjerë, dhe për aplikimet jashtë sektorëve kemi vendosur si kriter 50 milionë euro investim,” tha ajo.

Sipas përkufizimit në projektligj, këta aplikues jashtë sektorëve prioritarë përfitojnë statusin “investitorë strategjikë, procedurë të asistuar,” nëse vlera totale e kapitalit investues është e barabartë ose më e madhe se 50 milionë euro.

Për deputetët e opozitës, ndryshimet e reja po theksojnë karakterin ‘abuziv’ dhe ‘korruptiv’ të ligjit dhe do të përdoren për të dhënë statusin e investitorit strategjik edhe atyre që ndërtojnë kulla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, tha se ky nen do të përdoret për ndërtim të mirëfilltë, i vetmi sektor që s’ka qenë i përfshirë.

“Pse duhet që shteti t’i japë ndihmesë dikujt që po bën një kullë në Tiranë, të cilën pastaj e shet me 8-fishin e kostos së ndërtimit?” – pyeti ai, duke shtuar se nuk po i hynte më tej debatit për origjinën e parave që po investohen në ndërtim.

Edhe kolegu i tij demokrat Lefter Gështenja ishte njësoj kritik.

“Keni hapur dyert që të futet çdokush, i keni hequr kushtet,” iu drejtua ai përfaqësuesve të qeverisë.

“Ky është një ndër ligjet më abuzive, më të korruptuara, dhe këtë s’e them unë, por ua ka thënë edhe Bashkimi Europian,” shtoi ai.

Për shtyrjen e afatit të aplikimeve, AIDA argumenton në një përgjigje me shkrim për komisionin se janë edhe 18 projekte në proces vlerësimi.

Efektet e këtij ligji përfunduan në dhjetor 2024, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të vitit të kaluar me propozim të deputetit Eduart Shalsi.  Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike prej 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Ligji, i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit, si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky ligj ka favorizuar një grup oligarkësh dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, u kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë prej 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja, deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ kryesisht biznesmenë shqiptarë ose persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik” për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, dhe miratimit nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij. Ky rast ka ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet./BIRN

investitore strategjike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës