LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Fotografia që ilustron rrugëtimin e jashtëzakonshëm të futbollit të Kosovës

“Shumë ndeshje janë luajtur në këtë fushë dhe kam shumë kujtime të mira dhe të hidhura nga këtu,” i tha Kosumi BIRN-it në fushën e futbollit në Llukar, një fshat rreth tetë kilometra në lindje të Prishtinës.

31 Mars 2026, 12:02 Nga D.S

BIRN: Fotografia që ilustron rrugëtimin e jashtëzakonshëm

Në një ditë të ftohtë të fundmarsit të vitit 1997, gazetari sportiv Gani Kosumi po ndiqte një ndeshje në një fushë futbolli të improvizuar në një pyll.

“Shumë ndeshje janë luajtur në këtë fushë dhe kam shumë kujtime të mira dhe të hidhura nga këtu,” i tha Kosumi BIRN-it në fushën e futbollit në Llukar, një fshat rreth tetë kilometra në lindje të Prishtinës.

Vendi është transformuar me kalimin e dekadave. Por në atë kohë kushtet ishin shumë bazike. Kosumi bëri një fotografi ku shihen lojtarët duke larë baltën e ndeshjes në një përrua pranë fushës.

“Pashë lojtarët që po përpiqeshin të pastronin baltën nga trupat e tyre me ujin e përroit dhe më pas hipnin në makinat e tyre për të shkuar në shtëpi. Nuk kishte dhoma zhveshjeje,” kujton ai.

“Ishte shumë ftohtë. Në foto shihet edhe bora. Këto ishin kushtet atëherë. Dimrat ishin më të ftohtë,” shton ai.

Është një imazh i fortë që tregon se sa larg ka arritur futbolli i Kosovës që nga ajo kohë; kombëtarja sot ndodhet pranë kualifikimit për Kupën e Botës 2026.

Një betejë e gjatë për njohje ndërkombëtare

Ndeshja e vitit 1997 në Llukar ishte një takim i ligës më të lartë të Kosovës në atë kohë. Kosumi, tani 70 vjeç, kujton vetëm njërën nga skuadrat që luanin.

“Ishte Llapi. Nuk më kujtohet kundërshtari i asaj ndeshjeje,” thotë ai.

“Kisha vetëm tre poza të mbetura në filmin fotografik dhe vendosa ta kap atë moment. Mendoj se ishte një detaj që vlente të dokumentohej, për të treguar se futbollistët e Kosovës nuk kanë kursyer asgjë për të arritur anëtarësimin në UEFA dhe FIFA,” shton Kosumi.

Kur Jugosllavia po shpërbëhej në fillim të viteve 1990, ekipet sportive shqiptare në Kosovë – e administruar nga serbët – u ndaluan të luanin në stadiume dhe fusha zyrtare. Skuadrat shqiptare u detyruan të zhvillonin ndeshje në vende të improvizuara.

Gati tre dekada më vonë, kombëtarja është pranë historisë – vetëm një fitore larg sigurimit të një vendi historik në Kupën e Botës.

Të martën në mbrëmje, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, Kosova do të përballet me Turqinë për një vend në turneun që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Nëse fiton, Kosova do të vendoset në Grupin D së bashku me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë.

Shpresat u rritën të enjten e kaluar kur Kosova mundi Sllovakinë 4-3 në transfertë në raundin e dytë të kualifikueseve, në një ndeshje ku duhej të rikuperonte disavantazhin.

Tani përballet me Turqinë, e renditur e 25-ta në botë sipas FIFA-s, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 78-të.

“Është një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme,” thotë Kosumi. “Kombëtarja e Kosovës ka arritur suksesin më të madh në historinë e saj. Është një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet, por unë mendoj se Kosova do të fitojë.”

Kosumi, i cili doli në pension në vitin 2020 pas 40 vitesh gazetari, punoi në Radio Televizionin e Prishtinës deri në korrik 1990, kur regjimi i Slobodan Milošević në Beograd pushoi nga puna masivisht punonjësit shqiptarë të Kosovës.

Më vonë ai punoi si korrespondent sportiv për Televizionin Publik Shqiptar dhe, pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, punoi për Radio Televizionin e Kosovës deri në pension.

“Mora një aparat fotografik nga vëllai im që jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillova të fotografoja, duke u interesuar gjithnjë e më shumë për fotografitë,” kujton ai.

“Në pesë vitet e fundit kam punuar shumë për të klasifikuar fotografitë e mia. Janë rreth 500 mijë të tilla, të realizuara që nga viti 1990.”

Gjatë gati tre dekadave, kombëtarja e Kosovës ka ndjekur një rrugë të gjatë dhe të vështirë drejt pranimit ndërkombëtar. Ajo mori anëtarësim të plotë në FIFA dhe UEFA në vitin 2016.

Deri atëherë, ekipet e Kosovës nuk mund të konkurronin në arenën ndërkombëtare. Dy vjet para pranimit, FIFA lejoi që Kosova të luante vetëm ndeshje miqësore me kushte të veçanta.

Në kualifikimet e para për Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, Kosova përfundoi në fund të grupit me vetëm një barazim në 10 ndeshje.

Gati dhjetë vjet pasi drejtoi Kosovën në ndeshjen e saj të parë zyrtare kundër Finlandës në shtator 2016, trajneri Albert Bunjaki thotë se rritja e ekipit kombëtar është “meritë e të gjitha gjeneratave të lojtarëve dhe trajnerëve që kanë punuar ndër vite”.

“Kosova është një ekip i pjekur taktikisht, ka dimensione të ndryshme në lojë dhe lojtarë të rinj po rriten dhe po maturohen,” tha ai për televizionin T7 në Prishtinë.

“E shoh si një ndeshje 50-50 kundër Turqisë. Është një lojë emocionale dhe energjia duhet mbajtur nën kontroll. Turqia ka një kombëtare shumë të respektuar dhe kreative,” paralajmëroi ai.

Por ai shtoi se, duke luajtur në shtëpi, Kosova ka “shanse reale” për të fituar.

“Deri tani, kombëtarja jonë ka treguar se ka një zemër të madhe. Fitorja ndaj Sllovakisë ishte një surprizë për mua. Ne kemi një ekip shumë solid që luan mirë kundër kombëtareve të forta,” tha ai.

Edhe pse renditja e Kosovës në vendin e 78-të e vendos atë në pozicionin e skuadrës më të dobët në letër, sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani, 23 vjeç, që luan për Hoffenheim në Bundesligë, thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi.

“Nuk më intereson kush është favorit dhe mendoj se as ekipit nuk i intereson. Ata mund të jenë favoritë, siç ishte rasti me Sllovakinë dhe Suedinë. Ne jemi këtu për të bërë punën tonë dhe do të japim maksimumin në fushë,” tha Asllani.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe fitorja ndaj Sllovakisë na ka dhënë besim. Do t’i kemi tifozët pranë dhe shpresoj që të fitojmë dhe të shkojmë në Kupën e Botës,” përfundoi ai./Reporter.al

birn futbolli ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet