LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë

Pro projektligjit votoi edhe kryeministri konservator Benjamin Netanjahu.

31 Mars 2026, 07:56 Nga D.S

DW: Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë

IZRAEL- Parlamenti izraelit miratoi një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët. 62 nga 120 deputetët e Knesetit votuan pro kësaj nisme shumë të diskutueshme të partisë Otzma Jehudit, e cila udhëhiqet nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. 48 deputetë votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër mungoi ose abstenoi. Pro projektligjit votoi edhe kryeministri konservator Benjamin Netanjahu.

De facto preken vetëm palestinezët
Kritikët e konsiderojnë ligjin si racist, pasi në praktikë prek kryesisht palestinezët. Sipas projektligjit palestinezët që dënohen nga gjykatat ushtarake në territoret e pushtuara për vrasje me motiv terrorist, mund të përballen me dënim me vdekje, pasi gjyqtarët do të detyrohen ta shqiptojnë atë në raste të tilla. Vendimi mund të apelohet. Në rast dënimi, ekzekutimi duhet të kryhet brenda 90 ditëve me varje nga një roje burgu.

Sipas projektligjit një person i dënuar për vrasje me motiv terrorist me qëllim shkatërrimin e shtetit të Izraelit mund të dënohet në gjykatat civile në Izrael me vdekje, ose me burgim të përjetshëm.

Izraeli e kishte shfuqizuar dënimin me vdekje për vrasje në vitin 1954. Megjithatë ligji izraelit vazhdonte ta lejonte këtë dënim në raste të caktuara, si p.sh. për kriminelët nazistë ose për tradhti gjatë luftës. Ekzekutimi i kriminelit nazist gjerman Adolf Eichmann në vitin 1962 ishte rasti i fundit kur u zbatua një dënim me vdekje i dhënë nga një gjykatë në Izrael.

Thirrjet e ministrave evropianë pa efekt
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, dhe homologët e tij nga Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar shprehën në një deklaratë të përbashkët të dielën (29.03.) "shqetësim të thellë” për këtë projektligj.

"Dënimi me vdekje është një formë çnjerëzore dhe poshtëruese ndëshkimi, pa asnjë efekt parandalues,” thuhej në deklaratë. "Prandaj ne e kundërshtojmë dënimin me vdekje në mbarë botën, në çdo rrethanë.” Berlini, Parisi, Roma dhe Londra u bënë thirrje autoriteteve izraelite që të heqin dorë nga këto plane./DW

parlamenti izraelit izrael

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!