6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Leku shqiptar është shkëmbyer brenda një bande jashtëzakonisht shumë të ngushtë me euron që nga fillimi i muajit maj e deri më sot, me një tendencë për të qenë një kurs këmbimi thuajse fiks përgjatë muajit korrik. Përgjatë kësaj periudhe, euro shënoi pikën më të lartë më 30 maj në kuotën 101.14 lekë dhe pikën më të ulët më 25 qershor, në kuotën 100.24 lekë.
TIRANË- Banka e Shqipërisë pranoi të enjten në një përgjigje me shkrim ndaj një kërkese për koment të BIRN se stabiliteti i kursit të këmbimit në Shqipëri është shkaktuar nga operacionet e saj në këtë treg ndërsa këmbënguli se vendi vijon të jetojë, së paku zyrtarisht, nën regjimin e kursit të lirë luhatës.
“Në lidhje me qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit gjatë periudhës së fundit, ju informojmë se kjo qëndrueshmëri ka pasqyruar edhe operacionet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor,” deklaroi BSH në përgjigjen për BIRN.
“Këto operacione janë kryer në përputhje me mandatin tonë ligjor, politikat dhe rregulloret tona të ndërhyrjes në tregun valutor. Detaje të mëtejshme do të jepen nga Banka e Shqipërisë në një kohë të dytë, në përputhje me rregulloret dhe praktikat tona të mëparshme,” shënohet më tej në përgjigje.
Megjithatë, pyetjes së drejtpërdrejtë nëse mungesa e luhatshmërisë normale në këtë treg reflekton një ndryshim në regjimin e kursit të këmbimit, BSH deklaroi: “Banka e Shqipërisë nuk ka ndryshuar regjimin e kursit të këmbimit. Ky regjim ka qenë dhe është një regjim i lirë.”
Leku shqiptar është shkëmbyer brenda një bande jashtëzakonisht shumë të ngushtë me euron që nga fillimi i muajit maj e deri më sot, me një tendencë për të qenë një kurs këmbimi thuajse fiks përgjatë muajit korrik. Përgjatë kësaj periudhe, euro shënoi pikën më të lartë më 30 maj në kuotën 101.14 lekë dhe pikën më të ulët më 25 qershor, në kuotën 100.24 lekë.
Mungesa e luhatshmërisë ka qenë edhe më e theksuar gjatë muajit qershor.
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor nuk është diçka e panjohur apo e pazakontë, por ruajtja e kursit të këmbimit në një bandë kaq të ngushtë duket se përbën diçka të re në historikun e politikës monetare të vendit.
Ndërhyrja e BSH në treg vjen pas një periudhe shumëvjeçare forcimi të pazakontë të lekut përkundrejt euros, ecuri që nisi rreth fundit të vitit 2017 kur një euro kushtonte 140 lekë dhe që u forcua gjatë viteve 2022 e 2023. Banka e Shqipërisë dhe qeveria deklarojnë se forcimi i pazakontë është rezultat i suksesit ekonomik të vendit ndërsa kritikët vërejnë se prania e tepërt e eurove në treg lidhet me aktivitetet e paligjshme dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e paligjshme, kryesisht në tregun e ndërtimit.
Ndërhyrja, e cila besohet se është vetën në krahun frenues të forcimit të lekut, mbart implikime të konsiderueshme si për bizneset ashtu edhe për konsumatorët ndërsa ngre pikëpyetje për gjendjen reale të fluskeve valutore në vend, praninë e parave me origjinë të panjohur në valutë të fortë si dhe balancat më të gjera shoqërore.
Mbi të gjitha, ndërhyrja ka efekt inflacionues, gjë që do të thotë se qytetarët mund të jenë aktualisht duke paguar kosto të lartë të jetesës për shkak të pranisë së eurove të fituara lehtë jashtë vendit.
Shqiptarët janë përballur sakaq me çmime anomalisht të larta në sektorin e pronave të patundshme ndërsa ndalimi i forcimit të lekut përmes ndërhyrjes së BSH nënkupton blerjen e valutës së tepërt në treg me lekë, gjë që sjell inflacionim të lekut dhe që praktikisht transferon çmimet anomalisht të larta të pronave të patundshme në pjesën tjetër të ekonomisë.
Regjimi i kursit të këmbimit valutor është një çështje në dukje teknike për të cilën, shumica e konsumatorëve dhe bizneseve nuk janë të vetëdijshëm. Por vendosja e lekut në një bandë të ngushtë luhatëse për një periudhë të konsiderueshme kohore, pavarësisht nëse një politikë e tillë është e deklaruar nga BSH publikisht apo jo, përbën një ndryshim të rëndësishëm me pasoja të konsiderueshme, qoftë pozitive apo negative për publikun e gjerë.
Në rajonin e Evropës Lindore dhe Juglindore, Polonia, Hungaria, e Shqipëria mbajnë regjim të kursit të lirë luhatës ndërsa Bullgaria, Bosnja e Herzegovina e Maqedonia e Veriut mbajnë kurs fiks. Serbia vendosi pak vite më parë të kalojë në një kurs të lirë luhatës “të menaxhuar”, kryesisht në ndërhyrje për të frenuar zhvlerësim të monedhës, zhvlerësim që shkaktohet nga politikat përgjithësisht të papërgjegjshme buxhetore të qeverisë së këtij vendi.
Shqipëria ka vendosur regjimin e kursit të lirë luhatës në vitin 1992 dhe nuk e ka diskutuar më këtë çështje publikisht që nga ajo kohë. Alternativat ndaj këtij regjimi janë regjimi i kursit fiks apo ai i kursit me bandë luhatëse. Secila nga këto lloje regjimesh ka të mirat dhe të këqijat e veta. Më e rëndësishmja është që kursi fiks i këmbimit valutor apo ai me bandë ndihmon bizneset të jenë të qarta për ecurinë e kursit të këmbimit në vitet apo dekadat e ardhshme dhe rrjedhimisht, ul primet e rrezikut dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik. Ajo që bën kursi i luhatshëm i këmbimit valutor është që, ndërsa sakrifikon sigurinë e ecurisë së kursit dhe rrjedhimisht rrit marzhet e nevojshme të fitimit për bizneset, korrigjon flukset valutore duke shmangur rrezikun e akumulimit të krizave potenciale në pozicionin e jashtëm të vendit.
Kursi fiks i këmbimit valutor bart edhe një problem tjetër. Ai detyron qeveritë dhe bankat qendrore të mbajnë rezerva të larta, të cilat duhet të përdoren për të kompensuar goditjet që kursi fiks i mban të fshehura.
Si rregull, Banka e Shqipërisë informon publikun për ndërhyrjen në tregun valutor tre muaj me vonesë. Përmasat e ndërhyrjes aktuale pritet të njoftohen në shtator të këtij viti dhe të dhënat mbi blerjet e valutës do të na japin edhe një ide mbi sa euro të tepërta ka aktualisht në Shqipëri.
Marrë nga Reporter.al
pamje nga ngjarja VLORË- Procedohen penalisht dy administratorë të një beach bari dhe një lokali në Dhërmi dhe Ksam...
BE TIRANË- Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vi...
foto ilustruese KORÇË- Procedohen tre persona në Korçë. Mësohet se 19-vjeçari R.Gj u kap gjatë kontrolli...
Arrestimi TIRANË- Pamjet e arrestimit të 19 personave mbrëmjen e kaluar në Tiranë kanë dalë. Siç shihet disa prej...
Foto ilustruese TIRANA- 56-vjeçari Hamit Berisha i cili dyshohet se një vit më parë tentoi të kryete një vrasje, n&eum...
foto ilustruese FIER- Janë arrestuar prindërit të cilët filmonin e publikonin video me natyrë seksuale me fëmijën e...
Foto nga operacioni TIRANA- Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës ka ndërmarrë një aksion antidrog&...
Pëllumb Abeshi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-zyrtarin e Ministrisë se Mjedisit, Pëllumb Abeshin.&nb...
Tonin Vocaj TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se 2 autorët kryesore të dhunimit të a...
Tonin Vocaj TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje për finaliz...