Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre sërish shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban.

TIRANË- Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e nivelit të dytë për transaksionet me kartë bankare) në autobusët e transportit publik për pagesën e biletës me kartë bankare vijon të shkaktojë konfuzion te operatorët e transportit publik.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre sërish shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban.
Kryetari i shoqatës Kostandin Foni, pohoi për Monitor se këto masa po kërkohen në kuadër të plotësimit të standardeve që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por shtoi se kushtet konkrete për zbatimin e tyre ende nuk ekzistojnë.
“Problemi kryesor mbetet funksionimi teknik i pajisjeve. Për të operuar normalisht, POS-et duhet të jenë të lidhura me internet wireless, gjë që është pothuajse e parealizueshme për linjat urbane. Gjithashtu, pajisjet do të përdoren dhe do të mbahen nga faturinot apo shoferët, të cilët nuk janë të trajnuar për këtë sistem elektronik pagese”.
Shqetësim tjetër i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas janë edhe kostot e larta me të cilat do të përballen operatorët dhe pasagjerët nga vendosja e këtij shërbimi.
“Fillimisht është e paqartë se si do të veprohet për lidhjen e marrëveshjeve me institucionet financiare për aktivizimin e shërbimit.
Shqetësim mbetet edhe kostoja që do të paguhet nga operatorët, por edhe nga pasagjerët. Në të dyja rastet, kostot mbeten të larta.
Operatorët do të përballen me koston për blerjen e pajisjeve POS, e cila arrin deri në 50 mijë lekë për një pajisje, ndërsa vetëm instalimi i shërbimit kushton rreth 5 mijë lekë. Komisioni për mospërdorimin e pajisjes është 1 mijë lekë në muaj, ndërsa për mirëmbajtjen parashikohet një tjetër tarifë prej 1 mijë lekësh në muaj.
Kosto shtesë do të ketë edhe për pasagjerët. Nëse pasagjeri do të kërkojë të paguajë biletën me kartë bankare, çmimi i saj do të jetë më i lartë sesa 40 lekë, që është çmimi aktual i shënuar në biletë.
Kërkojmë të informojmë qytetarët se kompanitë e transportit nuk ndryshojnë çmimet. Çmimi i biletës ndryshon vetëm me vendim të këshillit bashkiak. Por ne kemi marrë informacion nga bankat e nivelit të dytë se sa mund të jetë mesatarja e komisioneve për pasagjerët që do të kryejnë transaksionin me kartë bankare, përfshirë kostot e mirëmbajtjes së këtij sistemi që ofrohet nga institucionet financiare.
Për transaksionet me kartë bankare VISA/MasterCard, komisioni është 2.7% mbi vlerën e pagesës. Përveç këtij komisioni, aplikohet edhe një tarifë fikse prej 30 lekësh për çdo transaksion.
Pasagjeri nuk do të paguajë më vetëm tarifën e shkruar në biletë, por do të ketë edhe kosto ekstra. Tatimet, bashkitë dhe institucionet përkatëse duhet të informojnë qytetarët se përse do të paguajnë më shumë. E theksoj se çmimi nuk rritet nga operatorët.”
Në këtë situatë të paqartë, operatorët kërkojnë që institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit e transportit të ulen në një tryezë diskutimi për të gjetur një zgjidhje që kjo kosto të mos rëndojë qytetarët.
“Ne mbështesim implementimin e këtyre pajisjeve, por kërkojmë nga institucionet shtetërore që ky shërbim të jetë pa kosto shtesë për transportin publik”, përfundoi ai.
Pak ditë më parë, në një letër drejtuar Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Transportit Rrugor, ngriti një sërë pikëpyetjesh që nga paqartësitë për implementimin e shërbimit dhe kostot shtesë që ngarkojnë udhëtarët dhe operatorët.
Nga institucionet shtetërorë deri tani nuk ka asnjë reagim për këtë shqetësim të operatorëve. Teksa afati për instalimin e pajisjeve POS/POI është deri më 30 Maj 2026./MONITOR
Pamjet TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 ditët më të rëndësishme n&eum...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...
ITALI- Drejtoria Antimafia e Distriktit të Barit po jep një alarm të fortë në lidhje me përhapjen dhe ndikimin e mafies shqiptar...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 për ngjarjen e rëndë...
Foto ilustruse FUSHË-KRUJË- Policia ka kryer sërish kontrolle në bugje, ndërsa këtë herë kanë kryer kontroll n...
Detaje të reja janë zbuluar nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 lidhur me ngjarjen e rëndë të ndod...
Pamje TIRANË- Mevlan Ademi, studenti i cili ka organizuar protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka deklarua...
Studenti TIRANË- Një nga studentët i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, tha se studentët e Ma...
Studentja TIRANË- Një studente nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë ka mbajtur një fjalin gjatë tubimit n...
Marin Mema TIRANË- Gazetari Marin Mema u është bashkuar studentëve në protestën për gjuhën shqipe. Ai u shpreh se s...