LIVE UPDATES
Aktualitet

Konflikti për pronën në Krorëz që shkaktoi masakrën e Sarandës! Çfarë dëshmoi Konstandin Vogli, kush ishte objektivi i sulmit…

Sipas dosjes hetimore, konflikti që degjeneroi në shkëmbim zjarri kishte në qendër një përplasje të vjetër mes Konstandin Voglit dhe Viktor Ruçit për një pronë në zonën bregdetare të Krorëzit.

26 Maj 2026, 21:55 Nga E. D

Konflikti për pronën në Krorëz që shkaktoi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili dhe u plagos Konstandin Vogli.

Sipas dosjes hetimore, konflikti që degjeneroi në shkëmbim zjarri kishte në qendër një përplasje të vjetër mes Konstandin Voglit dhe Viktor Ruçit për një pronë në zonën bregdetare të Krorëzit.

Hetuesit dyshojnë se objektivi i vërtetë i grupit që mbërriti në lokalin e vëllezërve Ismaili ishte pikërisht Viktor Ruçi, ndërsa Rexhep Ismaili mbeti viktimë gjatë përplasjes me armë.

Pas ngjarjes, Konstandin Vogli, i plagosur në këmbë, u fsheh për disa orë dhe më pas u vetëdorëzua në Policinë e Sarandës.

Ai mori fillimisht ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Në dëshminë e tij para grupit hetues, Vogli pranoi se kishte organizuar mbledhjen e disa personave për t’u përballur fizikisht me Viktor Ruçin, pas një konflikti dhe kërcënimi që pretendon se kishte marrë prej tij.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë tregojnë se konflikti nisi me sende të forta dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve automatike.

Sipas dosjes hetimore, prona për të cilën lindi konflikti në Krorëz nuk rezulton e dokumentuar ligjërisht nga asnjë prej palëve të përfshira.

Megjithatë, përplasja për kontrollin e hapësirave bregdetare dhe interesat në zonat turistike vijon të konsiderohet një nga burimet kryesore të konflikteve kriminale në Sarandë.

Pjesë nga dokumentari i emisionit në “Shenjestër”;

Por edhe pse e kaloi natën i fshehur, Konstandin Vogli, që tashmë njihet si organizatori i grupit që sulmoi tavolinën ku ndodheshin Rexhep Ismaili dhe midi tyre dhe miku i tij Viktor Ruçi, arratia e tij nuk zgjati shumë.

Pasi të nesërmen ashtu i plaggosur siç ishte në këmbë, ai u dorëzua në Policinë e Sarandës.

Ku fillimisht mori ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Ndërsa dyshohet se Hajredin Ismaili, vëllai i viktimës, Rexhep Ismaili largoi nga vendi i ngjarjes dhe fshehu armën e zjarrit automatik së bashku me një krehër me 21 fishekë, që u gjetën dhe u sekuestruan më pas nga Policia.

Kërkime të cilat çuan më tej edhe në fshatin Nivicë, aty ku u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se u largua nga vendngjarja autori i dyshuar, i vrasjes së Rexhep Ismailit, Lulzim Tabaku.

Teksa në lagjen nr.1, në Sarandë, u gjet dhe u bllokua automjet tip ‘Audi’, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e përfshirë në ngjarje.

Ku tashmë bindja e policisë është se 66-vjeçari, Rexhep Ismaili, nuk ishte shkaku i vërtetë i ngjarjes që çoi në vrasjen e tij.

Por një konflikt që Viktor Ruçi, miku i tij në tavolinë atë natë, kishte me Konstandin Voglin, për një pronë në zonën e bregdetit.

Vogli që më pas thirri një grup të rinjsh për të sqaruar konfliktin sipas mënyrës së tyre, në lokalin që ndodhet në kryqëzimin e rrugës Sarandë-Himarë.

Kjo pasi kishin informacion se aty ndodhej 50-vjeçari Tori Ruçi, alias Viktor Ruçi, me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Konstandin Vogli që fillimisht përpara oficerëve të policisë tha se me Viktor Ruçin kishin patur një beach bar.

Por që pas burgosjes së tij, Konstandin Vogli tha se Viktor Ruçi i kishte nxjerrë vëllain nga biznesi. Ndaj për këtë arsye kishte kërkuar sqarime. Por sipas Voglit në vend të shpjegimeve Viktori e kishte sharë.

Unë kam pasur një konflikt të vjetër me Viktor Ruçin, pasi ky para një viti donte të ndërtonte një lokal ngjitur me timin në Krorëz.

Para disa muajsh Viktor Ruçi me shkruajti në facebook dhe kërkoi të më takonte.

Më datë 7 Maj 2026, rreth orës 20.00, kur jam kthyer në automjetin tim të markës ‘Toyota’ me ngjyrë të zezë, unë pashë Viktorin brenda në makinë. I cili kishte hequr çelësin e makinës dhe më tha ta merrja çelësin dhe të lëvizja lart, ndërkohë që dorën e mbante në xhep.

Aty unë u acarova, ndërsa Viktori doli nga makina. Më tej unë mora në telefon vëllain tim Margarit Vogli, të cilit i thashë se jam kërcënuar nga Viktor Ruçi.

Fill pas këtij kërcënimi nga ana e Viktor Ruçit, Konstandin Vogli, rrëfeu para grupit hetues se njoftoi të gjithë shokët e tij.

Kjo me qëllim për t’i dhënë një mësim të mirë Viktorit.

Ku një nga personat që ai kontaktoi ishte edhe Lulzim Tabaku, sot i shpallur në kërkim për vrasjen e Rexhep Ismailit.

Tabaku që sipas Voglit pranoi menjëherë të bëhej pjesë e ekspeditës ndëshkuese ndaj Viktor Ruçit.

Menjëherë pasi njoftova vëllain tim Margaritin, në lidhje me kërcënimin që mora nga Viktor Ruçi, unë u largova në drejtim të fshatit Nivicë,  aty ku u takova me Lulzim Tabakun, të cilin e kam shok prej 15 vitesh dhe i tregova për situatën. Ku i thashë të shkojmë të rrahim Viktorin, gjë që ai e pranoi. Më tej shkova në fshatin Shën Vasil për të marrë vëllain im Margaritin. Gjatë këtij momenti unë kam qenë me një automjet tip ‘Porsche’. Ku pa shkuar në Qafë Gjashtë u takuam me Lulzim Tabakun dhe shokët e tij.

Konstandin Vogli tregoi më tej edhe se si u konfliktuan në lokalin në pronësi të Rexhep Ismailit. Aty ku sipas planit gjetën objektivin e tyre Viktor Ruçin.

I cili ndodhej në një tavolinë me vëllezërit Ismaili dhe dy njerëz të tjerë të afërm të tyre.

Konflikt që nisi fillimisht midis të fortësh që qëllojnë me sende rrethanore, por që më pas këto sende ia lanë vendin armëve të zjarrit.

Nuk më kujtohen emrat dhe targat e automjeteve me të cilët shkuam në drejtim të karburantit të vëllezërve Ismaili. Të parët që hymë në karburant isha unë dhe Margariti, ku në verandë pamë Viktor Ruçin, të cilit i thamë: ‘hajde këtu more gangster’. Ndërkohë që në dorë kisha një kazmë. Viktori u ngrit dhe erdhi drejt meje duke më qëlluar me karrige, e cila më zuri te balli. Më pas Viktori u shmang dhe shkoi brenda lokalit.

Në atë rrëmujë që ishte shkaktuar, Konstandin Vogli tha se ai mundi të dëgjojë se dikush bërtiti.

Aty ai thotë se pa Rexhep Ismailin me një kallashnikov në dorë.

Si dhe grupin e tij që ia mbathi për t’i shpëtuar plumbave.

“Ndërkohë që Rexhep Ismaili, vëllezërit e tij dhe persona të tjerë po më godisnin me karrige, leva dhe sende të tjera, në sherr e sipër dëgjova një britmë që po thoshte: ‘po nxjerr kallashin’. Pas kësaj pashë Rexhepin që po dilte me kallash në dorë, dhe unë u largova me vrap duke u fshehur te goma e makinës sime. Ndërsa vëllai im, Lulzim Tabaku dhe tjerët ikën me vrap”, thotë Kostandin Vogli.

Por ndërsa mendoi se për momentin shpëtoi, Konstandin Vogli, rrëfeu se pikërisht në këtë çast, ndërsa po qëndronte i fshehur pranë makinës së tij, ai pa t’i afrohej një person me kallashnikov në dorë.

Person që sipas tij edhe pse ai iu lut që të mos e vriste, e qëlloi në këmbë duke e lënë të plagosur.

“Ndërkohë që pashë flakën e automatikut të Rexhepit që po qëllonte drejt nesh, unë u fsheha te goma e makinës dhe kur u çova pashë një person të shtrirë në tokë në verandë. Mendova mos ishte vëllai im. Hipa në makinë dhe tentova ta ndez, por nuk po ndizej. Kur ktheva kokën nga lokali pashë një person që po drejtohej drejt meje me një kallashnikov, të cilin e mbushi.

Në këtë moment dola nga makina nga krahu i pasagjerit dhe u drejtova nga lulishtja duke thirrur emrin e vëllait disa herë por ai nuk mu përgjigj. Në këtë moment personi i gjatë, me kallash në dorë, i moshës 60 vjeç, u afrua drejt meje. Unë iu përgjërova që të mos më godiste, ndërsa ai më qëlloi në pulpën e djathtë me kallash dhe u largua. Ndërsa ai ktheu kurrizin, unë u tërhoqa zvarrë në drejtim të makinës.”

Konstandin Vogli u betua para grupit hetues se ai nuk e dinte që shoku i tij, Lulzim Tabaku, kishte armë.

Pavarësisht se kishte pranuar që ishte ai që i kishte thirrur në ndihmë, për të rrahur Viktor Ruçin. Ngjarje e cila në fakt mori një rrjedhë tjetër, tragjike.

“Edhe pse i plagosur në këmbë, unë i dhashë vetë makinës dhe pas 30 metrash, vëllai ma bëri me dorë.  Ne shkuam bashkë në drejtim të fshatit Shën Vasil dhe në Nivicë pa hyrë në fshat vëllai më la në një banesë të vjetër dhe nga ai moment nuk jemi takuar më. Automjetin tim e mori vëllai dhe nuk e di se ku ndodhet. Lulzim Tabaku ka pasur një motor T-Max ngjyrë gri. Unë nuk kisha dijeni që Lulzimi kishte armë me vete”, tregon Kostandin Vogli.

Në fakt Viktor Ruçi, personi me të cilin Konstandin Vogli kishte një konflikt të hapur,  nuk ishte një emër edhe aq i panjohur për organet ligjzbatuese. Që nga fillimi i viteve 2000, ai ruan precedentë të shumtë penalë.

Ai u lirua nga burgu më 12 mars 2026, pasi ishte arrestuar më 19 shkurt të këtij viti si pasojë e një dënimi të munguar prej 8 muajsh burg për ‘moskallëzim krimi’ në vitin 2019.  Ruçi u lirua pasi dënimi i tij ishte parashkruar. Ai rezulton gjithashtu i përfshirë në një grup trafiku droge, të goditur nga policia e Sarandës në vitin 2018.

Ndërsa miku i tij tashmë i vrarë Rexhep Ismaili ishte pronar i restorantit ‘Pema e thatë’ në Ksamil.

Ndërkohë që policia ushtroi kontrolle edhe në banesat e grupit të të rinjve të përfshirë në konfliktin që përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur, mbrëmjen e datës 7 Maj, në lokalin në pronësi të vëllezërve Ismaili në Qafë Gjashtë.  Prindërit e tyre që nuk kishin dijeni se çfarë kishte ndodhur me fëmijët.

I janë marrë të dhëna shtetasit Vladimir Çelo në lidhje me djalin e tij Idriz Çelo dhe ai thotë që nuk është në banesë dhe nuk e di se ku ndodhet.

Dhiogjen Muço i pyetur për djalin e tij Elio Muço thotë se ka komunikuar me të në orën 21.00 dhe i ka thënë se është në lokal dhe po luan playstation dhe nuk di të ketë ndonjë konflikt me dikë. Shpëtim Shkalla thotë se djali i tij Ermal Shkalla ka qenë me të në punë deri në orën 18.00 dhe më pas ka dalë me një shoqen e tij dhe nuk është kthyer në banesë.  Ai tha po kështu se djali i tij nuk ka makinë dhe lëviz me makinën e një shokut të tij të quajtur Agalliu dhe nuk e di se ku ndodhet. Arben Agalliu i pyetur për djalin Mario Agalliu tha se: ‘Djali ka qenë në shtëpi deri në orën 20.00 dhe nuk ka komunikuar më të pasi telefoni i është thyer ka tre ditë.’

Midis personave që u pyet ishte edhe Dashnor Alushaj, djali i të cilit, Eldjan Alushaj, është i njohur për disa ngjarje të rënda të ndodhura në Sarandë dhe në Tiranë, në vitet e fundit.

I njohur edhe ndryshe si krahu i djathtë i Ervis Lamit, një tjetër personazh me rekorde të shumta penale.

Dashnor Alushaj i cili mohoi që të kishte njohje apo lidhje me ngjarjen e ndodhur në Qafë Gjashtë.

Ndërsa i biri vazhdon të jetë në kërkim policor.

Edhe pse Interpol Tirana bëri të ditur ditët e fundit se Eldjan Alushaj është ndaluar në Dubai, së bashku me shtetasin tjetër Kristo Qirici. Apo ndryshe Kristo Papa. Vëllai i biznesmenit të vrarë në Tiranë, Edmond Papa. Ku që të dy priten të ekstradohen në Tiranë.

I pyetur nga ana jonë Dashnor Alushaj, tha se nuk ka dijeni fare për ngjarjen. Dhe nuk ka konflikt me Rexhep Ismailin dhe Viktor Ruçin.

Në lidhje me makinat që grupi i të rinjve përdori për të mbërritur në vendin e ngjarjes lokalin e vëllezërve Ismaili, mori në pyetje dhe poseduesit e tyre.

Të cilët pranuan se këto makina ishin shitur apo ishin në përdorim, nga personat e identifikuar nga policia si pjesëmarrës në konfliktin ku humbi jetën Rexhep Ismaili.

I pyetur nga ana jonë Kreshnik Beqiri tha se: ‘Është e vërtetë që kam një motor me targa KH B6 21, që është përdorur në vendin e ngjarjes. Por unë këtë motor ia kam shitur para dy muajsh një personi me emrin Ermal, të cilit mbiemrin nuk ia di, për shumën e 5 mijë euro. Në lidhje me ngjarjen unë atë e mora vesh nga një person i quajtur Elton Sadiku.

Ndërsa Voldet Hyseni tha se: ‘Makina ‘Audi’ A 8 që është përdorur në vendin e ngjarjes më përket mua dhe ia kam dhënë një shokut tim të quajtur Idriz Çelo. I cili ka 8 muaj që e ka në përdorim dhe në momentin e ngjarjes e ka pasur ai’.

Një dëshmi interesante që provoi konfliktin e hapur midis të birit dhe Viktor Ruçit, ishte ajo e nënës së Konstandin Voglit. E cila ndërsa policia behu në banesën e saj për të ushtruar kontroll dhe nuk gjeti Konstandinin, pranoi se midis djalit të saj dhe Viktor Ruçit kishte një konflikt.

“Ngjarjen e mosha vesh nga mediat dhe me djalin Konstandinin nuk kam komunikuar që që nga dita e djeshme, që kur doli nga banesa. Djali im me shtetasin Viktori Ruçi ka pasur një konflikt për një pronë në vendin e quajtur Krorëz, ku Viktor Ruçi donte ta ndërtonte te toka jonë.  Unë nuk kam dijeni për konfliktin pasi djali ka dy ditë që po punon në Krorëz për hapjen e sezonit.”

Tashmë edhe për grupin hetues është e qartë se subjekti në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e datës 7 maj në lokalin e vëllezërve Ismaili, në Qafë Gjashtë të Sarandës, ishte Viktor Ruçi.

Ndërsa Konsatandin Vogli ka qenë personi aktiv në grumbullimin e personave të cilët kanë mbërritur të koordinuar në ambientet e kafenesë me qëllim konfrontimin fizik me shtetasin Viktor Ruçi.

Nga aktet rezulton se shkaku i konfliktit lidhet mbi pretendimin për një pasuri të paluajtshme, konkretisht një truall në Krorëz,  e cila deri në këtë moment nuk rezulton e dokumentuar ligjërisht nga asnjëra prej palëve të përfshira në konflikt.

Pra siç shikohet edhe nga konkluzionet e nxjerra nga hetimi, prona për të cilën lindi konflikti nuk i përket asnjërës prej palëve pretenduese, që më pas u përplasën me armë, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së një personi. Ndërkohë që kjo nuk është ngjarja e parë dhe e vetme në Sarandë, ku grupime të ndryshme kriminale përplasen pikërisht për trojet në bregdet. Duke sjellë edhe shumë viktima në luftën midis tyre./Në Shënjestër

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin