LIVE UPDATES
Bota

Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE/ DW: Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

10 Janar 2026, 10:34 Nga E. D
Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin
foto ilustruese

SERBI- Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.

Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

Rezultatet e sondazhit kanë nxitur debate në Serbi, se kush është përgjegjës për krizën e besimit ndaj BE: një qeveri autoritare që nxit rregullisht ndjenja anti-perëndimore tek mediat e afërta me të? Apo shtetet anëtare të BE-së që e kanë bllokuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor për vite me radhë? Ekspertja serbe për çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, është e bindur, se të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre.

"Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anëtarësimin në BE, por në realitet, anëtarësimi nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj”, thotë Selakovic, koordinatore e platformës qytetare serbe "Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe për BE-në, kjo pritje e pacaktuar dukej një status quo e pranueshme gjatë viteve.

Marrëdhënia e Serbisë me Brukselin ishte si një "martesë të hapur”, krahason Selakovic, në këtë kohë Vuçiçi krijoi lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Ekspertja kritikon Brukselin, që shpesh i mbyllte sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve ose masave kundër shtypit dhe opozitës. Në këmbim, Beogradi siguronte një qetësi të tensionuar në rajon. Kritikët e BE ka kohë që qëndrimin e Brukselit e quajnë mbështetje për "stabilokracinë."

Popullaritet më i madh tek rinia

Ende BE-ja është më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Për eksperten Selakovic, "ata janë e vetmja gjeneratë që e percepton BE-në si një instrument natyror për mundësi jetësore: lëvizshmëri, kufij të hapur, arsim, qasje në tregun e punës dhe siguri ligjore."

Prej më shumë se një viti, Serbia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme politike. Pas katastrofës në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 16 persona,u zhvilluan çdo javë protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për këtë vit, një nga shumë kërkesat e studentëve demonstrues.

Ishin protestat që e rikthyen më fort vëmendjen e BE nga qeveria e Serbisë për shkak të akuzave për dhunë kundër demonstruesve dhe gazetarëve. Diplomatët e Brukselit bëjnë presion për reforma, si në lidhje me sundimin e ligjit edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por sipas Selakovic kjo kthesë nga Brukseli vjen mjaft vonë: "Dëmi është bërë tashmë. Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka qenë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj pa ndonjë kufizim real", citon kna./DW

serbi

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027