Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lila u shpreh se klienti i tij nuk mbajti asnjë qëndrim në seancë.
TIRANË- Avokati i Gert Shehut që qëlloi Berishën në protestën e 6 dhjetorit thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ervis Lila u shpreh se klienti i tij nuk mbajti asnjë qëndrim në seancë.
“Ne nuk ishim dakord me këtë masë, kërkojmë arrest shtëpie, ose arrest për shtrim në psikiatri, te spitali nr 5. Nuk ka ende një ekspertizë. Sot kemi bërë kërkesë për akt ekspertimi psikiatrik të zgjeruar, për të përcaktuar gjendjen në të cilin ndodhet personi.
Ai bën deklarime të ndryshme. Ai vazhdon të jetë në spitalin e Traumës. Do ta përcaktojnë mjekët për dëmtimet. Nuk ishte në gjendje të vinte në gjykate. Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim. Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertim”, tha avokat Lila.
Sa i përket arsyeve se pse klienti i tij e bëri gjestin avokati tha:
“Do të doja ta kisha një përgjigje. Por për mua e gjithë analiza do të bëhet pasi të bëhet ky akt ekspertimi. E falur publikisht edhe Berisha. Për mua është rrethanë cilësuese. Unë nuk e shikoj si person që është përdorur”.
Ditën e sotme, Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Masa e sigurisë iu komunikua Shehut në spitalin e Traumës, aty ku i riu ndodhet i shtruar duke marrë ndihmën mjekësore.
Çfarë ndodhi në protestë?
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.
gomone BRITANI- Sekretarja e Punëve të Brendshme në Britani ka kërkuar përshpejtim të kthimit të 7 mijë azilant&eum...
Shtylla e rrezuar LEZHË- Një shtyllë tensione 220 kë si dhe përcjellësit e energjisë elektrike në fshatin ...
Foto ilustruese TIRANE- Një skemë e mirëfilltë fallsifikimi u zbulua në kryeqytet ku në vetëm një javë, Drejto...
Albana Vokshi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vend...
Gerti Shehu TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është l&e...
Foto Ilustruese KORÇË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje. Mësohe...
Foto ilustruese QAFË MUZINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafë Muzinë. Një makinë me targa gre...
Nuredin Dumani TIRANË- E dashura e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani është marrë në hetim nga SPAK. Va...
Jugu TIRANË- Regjistrimi i pronave në jugun e vendit nuk po zgjidhet ka 3 dekada. Përpjekjet për të nisur këtë proces ka...
Selman Lajçi DURRËS- Selman Lajçi, 53-vjeçari nga Kosova që u kap në Portin e Durrësit me arsenal armës...