LIVE UPDATES
Aktualitet

Belgët pyesin një OPGJ të prokurorisë së Tiranës, i dërgoi në Belgjikë Kasandër Nogës të dhënat e TIMS për Hasanbelliun

Hetuesi shqiptar rezulton të ketë dalë zbuluar nga një mesazh fotografik të dërguar me telefon nga Shqipëria në Belgjikë për Kasandër Nogë, të cilin e kishte informuar lidhur me lëvizjet e Mikel Rakipllarit që më vonë rezultoi të ishte Erion Hasanbelliu. OPGJ-ja shihte në sistemin TIMS të gjitha lëvizjet e Rakipllarit, por edhe të Renato Rapajt, ky i fundit një mik i ngushtë i Hasanbelliut.

2 Dhjetor 2022, 17:27 Nga k.m.
Belgët pyesin një OPGJ të prokurorisë së Tiranës,
Erion Hasanbelli dhe Kasandër Noga

TIRANË- Një Oficer i Policisë Gjyqësore, i cili shërben pranë Prokurorisë së Tiranës është pyetur nga hetues belgë dhe shqiptarë lidhur me implikimin e tij në një marrëdhënie përtej profesionit, me Kasandër Nogën. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se në kuadër të hetimeve që autoritet belge po kryejnë në Shqipëri për Kasandër Nogën dhe Kevin Suçin alias Zeneli është pyetur OPGJ-ja, me inicialet Sh.K.

Hetuesi shqiptar rezulton të ketë dalë zbuluar nga një mesazh fotografik të dërguar me telefon nga Shqipëria në Belgjikë për Kasandër Nogë, të cilin e kishte informuar lidhur me lëvizjet e Mikel Rakipllarit që më vonë rezultoi të ishte Erion Hasanbelliu. OPGJ-ja shihte në sistemin TIMS të gjitha lëvizjet e Rakipllarit, por edhe të Renato Rapajt, ky i fundit një mik i ngushtë i Hasanbelliut.

Kontaktet dhe mesazhet informuese të oficerit të Tiranës në drejtim të Kasandër Nogës janë gjetur nga belgët në telefonin e Kasandër Nogës, i cili u kap nga policia e Brukselit pas atentatit për vrasjen e Hasanbelliut. Ndaj dhe ka dyshimet se ky efektiv policie ka duke shfrytëzuar rrjetin dhe sistemin informativ të Policisë Shqiptare, Kasandër Noga, ka marrë të dhëna të sakta mbi udhëtimet e kundërshtarit të tij Erion Hasanbelliut dhe Renato Rapaj. Ndaj dhe ka tentuar që ta heqë qafe në Shqipëri, duke informuar Kevin Suçin, me qëllim vrasjen e Hasanbelliut në 11 qershor 2022.

Goditja e tij është kryer me 7 plumba të një pistolete “Makrov”, teksa Hasanbelliu po udhëtonte me makinë në bulevardin “Adolphe Max 76” në Bruksel, e në fillim u pretendua se i plagosuri ishte Mikel Rakipllari, pasi në makinë gjeti pasaportën e tij dhe u zbulua se në fakt i plagosuri ishte Erion Hasanbelliu.

Gjithashtu, belgët i kanë kërkuar palës shqiptare të verifikojë nëse pistoleta tip “Makarov” e përdorur në tentativën e vrasjes së Erion Hasanbellin, është në armë e policisë së Shtetit ose jo. Belgët kanë kërkuar edhe kontrollin e banesës së Kevin Suçit, marrjen në pyetje të tij, si dhe marrjen e një profili AND-je.

Kevin Suçi konsiderohet si “krahu i djathtë” i Kasandër Nogës. Ai e ka ndërruar mbiemrin nga Suçi në Zeneli pasi ka kryer një martesë fictive me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Emri i Suçit doli në dritë pas arrestimit të vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj, të cilët u vunë në pranga, pak çaste pasi kishin tentuar t’i bënin një atentat Pëllumb Muharremit alias Rrumi’, por që u pikas nga ‘ushtarët’ e këtij të fundit. Vëllezërit Beqiraj zbërthyen të gjitha punët e kryera prej tyre, me urdhër të Suçit.

erion hasanbelli kasandër noga

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë