LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për “ONE”, skema u zbulua në vendimin e KPP

Në 2 Dhjetor 2024, KPP ka pranuar ankimin e kompanisë ‘MC Networking”, e cila pretendonte se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tender “të qepur” për shoqërinë “One”, me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”, me fond limit 74.398.398 lekë të reja ose rreth 740 mijë euro.

28 Dhjetor 2024, 19:11 Nga DOSJA
Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për
Foto ilustruese

TIRANË- Një vendim i Komisionit të Prokurorimit Publik (KPP) hedh dritë mbi një skemë të dyshuar të ndjekur nga Bashkia e Tiranës për të privilegjuar kompaninë telefonike “ONE” në tenderat e zhvilluar nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.

Në 2 Dhjetor 2024, KPP ka pranuar ankimin e kompanisë ‘MC Networking”, e cila pretendonte se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tender “të qepur” për shoqërinë “One”, me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”, me fond limit 74.398.398 lekë të reja ose rreth 740 mijë euro.

Thelbi i kësaj skeme, sipas ankimit të lexuar nga “Boldnews.al”, ndërtohet në dy elementë; së pari, Bashkia e Tiranës vendos kritere të panevojshme, por që plotësohen vetëm nga “One” dhe “Vodafone Albania”, duke skualifikuar konkurentët e tjerë; së dyti, “Vodafone Albania” skualifikohet se nuk plotëson dokumentacionin e plotë dhe në fund fitues shpallet “One”.

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për
Kompania ankuese pretendon për një “skemë favorizimi” mes Bashkisë Tiranë e shoqërisë “One”

“…Kemi vënë re se kjo procedurë është bërë për kompanite ‘One’ dhe ‘Vodafone albania’, të cilat ofertojnë të dyja sëbashku. Në të gjitha rastet, kompania ‘Vodafone Albania’ skualifikohet për mungesë dokumentaconi dhe gjithmonë kualifikohet kompania ‘ONE’, e cila me këto veprime po bëhet e vetmja që fiton tendera me makinacione dhe marrveshje të heshtura me Vodafone Albania dhe Bashkinë Tiranë”, thuhet në ankimin e dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Tender “i qepur” për ONE

Bashkia e Tiranës shpalli në 24 korrik të këtij viti tenderin “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”. Në garë marrin pjesë 6 operatorë ekonomikë. Pesë prej tyre, “Vodafone”, “MC Networking”, “Gama”, “Albanian Satellite Telecommunication” dhe “Albanian Fiber Telecommunication”, skualifikohen për mos-plotësim kriteresh, ndërkohë që kualifikohet vetëm “One Albania”.

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për
Njoftimi i fituesit paraprak në tenderin e Bashkisë Tiranë

Shoqëria “MC Networking”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët, skualifikohet pasi “nuk fakton të jetë i rregjistruar pranë regjistrit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ofrimin e shërbimit internet nëpërmjet SimCard konkretisht për shërbimin “Shërbim internet nëpërmjet Kartave Sim (SIMcard), objekt kontrate, duke mos përmbushur kërkesat e kriterit 2.3.2”, thuhet në vendimin e Bashkisë së Tiranës.

Në dokumentat e tenderit, Bashkia e Tiranës kishte parashikuar se operatori ekonomik ofertues duhet të ofronte shërbimin e internetit me karta SIM, e cila përbënte vetëm 2 përqind të shërbimit të kërkuar. Në territorin shqiptar, vetëm shoqëritë “ONE” dhe “Vodafone Albania” kanë Licensë Kombëtare nga AKEP-i për ofrimin e këtij shërbimi.

Në këto kushte, operatori “MC Networking”, për të përmbushur këtë kriter, kishte lidhur marrvëeshje me një shoqëri maqedonase për vënien në dispozicion të kartave SIM. Bazuar në Marrëveshjen ndërqeveritare Rajonale “Free roaming”, kartat e Maqedonisë së Veriut mund të përdoren pa kosto shtesë në Shqipëri.

Por, autoriteti kontraktor, Bashkia e Tiranës, për këtë element, kishte vendosur në specifikimet e tenderit se shoqëritë ofertuese duhet të jenë të pajisura nga AKEP-i edhe me “Çertifikatë për shërbim interneti nëpërmjet Kartave SIM”. “MC Networking” nuk e kishte këtë “Çertifikatë” dhe, për këtë arsye, Bashkia e Tiranës e skualifikoi.

Pas këtij vendimi skualifikimi, shoqëria i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik, me një ankesë, në të cilën zbulohen disa detaje që krijojnë dyshime për skemë bashkëpunimi mes “One” dhe Bashkisë së Tiranës.

Sipas ankimuesit, nuk ekziston një Çertifikatë për “Shërbim internet nëpërmjet Kartave Sim (SIMcard)” dhe këtë fakt e konfirmon me një komunikizim zyrtar me AKEP-in. Në atë komunikim thuhet se nuk ekziston një çertifikatë “Për shërbimin e internetit nëpërmjet kartave SIM”. Gjithashtu, në atë komunikim, AKEP-i e pranon që këtë shërbim e ofrojnë vetëm 2 kompani, të cilat gëzojnë licencën për Rrjet të Lëvizshëm, por AKEP nuk përjashton faktin që ky shërbim smund të ofrohet nga një kompani e një shteti fqinj.

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për
Pjesë nga ankimi në KPP

“Nisur nga sa më sipër, ky tender është i qepur (sic thotë edhe Kryeministri) për kompaninë One e cila në bashkëpunim me kompaninë Vodafone Albania pranojnë që të marrin pjesë dhe të fitojnë këto lloj procedure prokurimi”, thuhet më tej në ankim.

Zbulimi i “skemës”

Për të sqaruar situatën, Komisioni i Prokurimit Publik i drejtohet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) për një qëndrim më të specializuar. AKEP-i konfirmon se nuk lëshon “Çertifikatë/Autorizim me emërtimin ‘Shërbim data nëpërmjet SIM CARD”, siç ishte përcaktuar në dokumentat e tenderit të Bashkisë, por vetëm Çertifikatë të Konfirmimit të Njoftimit për ‘shërbim transmetimi të të dhënave’”, të cilën e kishte dorëzuar operatori i skualifikuar.

Po ashtu, AKEP-i konfirmon se “bazuar në ligjin Ligjit 9918/2008, i ndryshuar, operatorët celulare vendas (“One” dhe “Vodafone”), janë të detyruar të lejonë shërbimet roaming për pajtimtarët e operatorëve celularë të Maqedonisë së Veriut dhe të çdo shteti jetër, të identifikuar nëpërmjet SIM card të operatorëve të huaj”.

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për
Vendimi i KPP, datë 2 Dhjetor 2024

Bazuar mbi këtë përgjigje, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranojë kërkesën e “MC Networking”, duke kërkuar nga Bashkia e Tiranës që ta kualifikojë në tender dhe, rrjedhimisht, ta shpallë fitues, si ofertuesi me vlerë më të vogël.

Lidhja e “One” me Bashkinë Tiranë

Në janar të vitit 2024, kompania “One” fitoi tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë”, me fond limit 40 milionë lekë të reja. Në këtë procedurë, krahas ‘One”, mori pjesë edhe “Vodafone Albania”, e cila u skualifikua, pasi u vlerësua se nuk plotësonte disa prej kritereve të vendosur në dokumentat tenderues.

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për
Tenderi i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në janar 2024, fituar nga “One”

Ky tender nxiti reagime publike, duke hedhur dyshime për konflikt të mundshëm interesi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë telefonike “One”. Edhe në redaksinë e “Boldnews.al” mbërritën denoncime mbi atë procedurë. Thelbi i konfliktit të dyshuar të interesit është fakti që përgjegjëse e fushatës publicitare të kompanisë ‘One” është shoqëria “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Arbër Veliaj, si edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishin subjekte të kontrollit të zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pak ditë më parë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillon një hetim për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të të zgjedhurve vendorë”

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për lejimin e kontrollit të ambjenteve në zotërim të Arbër Veliaj e Ajola Xoxe, të rrjedhur në media, thuhet ndër të tjera se “…konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.

Në vijim, dokumentat e gjykatës thonë se “…Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme”./ Marrë nga Boldnews

one bashkia tirane kpp


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari