LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia e Elbasanit bën rrugë në një fshat, firma që fitoi tenderin u merr para banorëve për kanalet e ujërave të zeza!

Banorët u ankuan se kanë paguar para privatisht. Ata thanë se firma që ka shkuar për të bërë rrugën u ka thënë se nuk parashikohej në projekt ujërat e zeza dhe nëse duan t’i bëjnë, duhet që t’i blejnë vetë të gjitha.

2 Maj 2025, 21:27 Nga N.F
Bashkia e Elbasanit bën rrugë në një fshat, firma që
Elbasan

ELBASAN- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes se banorët e fshatit Vreshtan në Elbasan kanë paguar privatisht që t’u bëhen kanalet e ujërave të zeza, pavarësisht se rruga po shtrohej nga një firmë që fitoi tenderin. Banorët paguan 210 mijë lekë të rinj për blerje tubash të ujërave të zeza dhe hapje të kanaleve.

Grupi i Fiksit udhëtoi në Njësinë Administrative Shushicë në Elbasan, pasi 5 familje iu drejtuan emisionit pasi në atë fshat po ndërtohet një rrugë, e financuar nga Bashkia e Elbasanit. Banorët u ankuan se kanë paguar para privatisht. Ata thanë se firma që ka shkuar për të bërë rrugën u ka thënë se nuk parashikohej në projekt ujërat e zeza dhe nëse duan t’i bëjnë, duhet që t’i blejnë vetë të gjitha.

“Kemi paguar 57 mijë lekë tubat që u shtruan poshtë rrugës. Kemi paguar 150 mijë lekë të reja punonjësit e firmës që të hapnin kanalet poshtë rrugës dhe të bënin sheshimet. Shkuam me shpejtësi që t’i blinim, pasi ku ti hedhim ujërat e zeza. Këtu në rrugë ka puseta, po ata na kërkuan lekë. I paguam se s’kishim çfarë të bënim” thanë banorët.

Sipas tyre, firma që ka shkuar për të bërë rrugën është “XHAST” dhe ata paguan punonjësit e kësaj firme. “Na i mori një djalë, që na thanë se ishte çuni i pronarit. E njohim si fytyrë, por s’ia dimë emrin” pohojnë banorët.

Në hyrje të rrugës ishte vendosur një tabelë me emërtim “asfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugës së xhamisë, fshati Vreshtan, Njësia Shushicë”. Investitori është Bashkia Elbasan dhe sipërmarrësi i punimeve firma “XHAST”, teksa afati është 2 muaj kalendarike. Fondi është 10.822.767 lekë, ose rreth 110 mijë euro.

Fiksi pyeti punëtorët në atë rrugë, teksa ata pranuan se kanë marrë lekë nga banorët, teksa thonë se “i morën shefat”. Sipas tyre, projekti s’ka pasur kanale të ujërave të zeza dhe se ndaj u kanë marrë lekë.

Banorët dhe punëtorët debatojnë, teksa ata thanë se “këto gjëra i dinë shefat”. Sipas punëtorëve, janë bërë punime me eskavator dhe me mjete të rënda dhe ata (banorët) kanë rënë dakord që të bëjnë pagesën. Fiksi kërkon një përgjegjës, teksa dikush merr në telefon një përgjegjës, por ai nuk vjen.

Disa çaste më vonë, gazetarët telefonojmë pronarët e firmës “XHAST”, në numrin që kanë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Numri ishte i pronarit Agim Kraja, i cili thotë se ai ka fituar një tender dhe po zbaton preventivin e miratuar nga Bashkia Elbasan.

Gazetarët i kërkojnë se përse punonjësit e firmës u morën lekë banorëve. Ai thotë se nuk e di dhe se po zbatojnë vetëm projektin. Këmbëngul për procedurat, teksa Fiksi i thotë se, punëtorët e tij konfirmuan se u janë marrë lekë banorëve. Ai thotë se nuk ka mundësi të ketë ndodhur diçka e tillë, teksa ne i bëjmë me dije se punëtorët dhe banorët thanë se “i mori lekët djali i pronarit”. Më tej thotë se jo dhe se do të pyesë.

“Nuk kemi ne me vendos tubacione të ujërave të zeza. Nuk ka projekti, nuk kemi për të vendosur fare! Nuk kemi punë ne me banorët, këtë fare sepse ne kemi rrugën. Po kanë bërë ca punime, kanë hedhur dhera dhe i kemi pastru. Nuk kemi lidhje ça bëjnë banorët” thotë ai, teksa gazetarët i bëjnë me dije se punëtorët pranuan se u kanë marrë para banorëve.

“S’e besoj, se s’kemi pse t’i detyrojmë ne banorët, se s’kemi lidhje ne me ta. Ne kemi vetëm me shtru me asfalt. Kemi 8 cm stabilizant kemi edhe asfaltin, kemi atë bordurën dhe kunetën dhe kaq. S’kanë punë me lekë fare sepse nuk është … nuk kam punë private unë me ata. Unë kam punë me shtetin. Me institucionin, të cilët e ka fituar kompania ime kanë shku punëtorët të punojnë dhe mbarojnë projektin dhe mbaron, kaq” thotë ai.

Fiksi i thotë se banorët pohuan se paratë i ka marrë djali i pronarit. “Po si djali i pronarit mo vëlla, unë jam pronari si i ka marrë djali?! Tani nuk e di se ça mund të bëjnë në kantier o vëlla tani. Nëse i kanë bërë një punë atyre, ku e di unë se ça i kanë bërë. Ta shohim dhe ça kanë” përfundoi pronari Agim Kraja.

Grupi i Fiks Fare u interesua në Bashkinë e Elbasanit, se përse nuk u bënë kanalet e ujërave të zeza dhe përse banorët janë detyruar të bëjnë pagesë te firma që fitoi tenderin. Në përgjigje, bashkia thotë se u bë investimi vetëm për rrugën dhe sistemimin e ujërave të bardha. Në preventiv nuk parashikohej sistemimi i ujërave të zeza.

Shqetësimet e banorëve, bashkia i cilëson të drejta, por thotë se do të bëhet një tjetër projekt për ujërat e zeza. Sipas saj, nga takimet me banorët, sidomos gjatë procesit të buxhetimit, rruga ka qenë kërkesa kryesore e tyre, investim i cili u bë para zgjedhjeve parlamentare. Fiksi e pyeti bashkinë nëse kishte dijeni se familjet investuan privatisht dhe nëse pushteti lokal do t’i kompensonte. Por, nuk mori asnjë përgjigje!

***

Ballafaqim mes banorëve dhe punëtorëve të firmës në prani të grupit të “Fiks Fare”

Gazetari – Ça firme jeni ju?

Fadromisti – “Xhast”.

Gazetari – Ti i ke hapur kanalet te lagja e këtyre?

Fadromisti – Po.

Gazetari – Kanë blerë tubacione, i kanë vendosur vetë.

Fadromisti – Po.

Gazetari – Poshtë, tubacionet!

Fadromisti – Po. Ik pyet atje ku është vendi.

Gazetari – Ku është përgjegjësi?!

Fadromisti – Në Tiranë.

Gazetari – Si e ka emrin?

Fadromisti – (Ikën).

Gazetari – Ju i keni bërë tubacionet te lagja e zotërisë sipër?

Punëtori – Po.

Gazetari – Po pse i kanë vendosur tubat vetë këta poshtë? Tubat eee …

Punëtori – E di pse i kanë vendosur ata?

Gazetari – Këta i kanë vendosur vetë?!

Punëtori – Po. Ai s’ka pasur projekt për tubat. Ata kanë vajtur në bashki 2-3 herë.

Gazetari – Po.

Punëtori – Bashkia nuk ua zgjidhi.

Gazetari – Po.

Punëtori – Dhe këto i thanë meqë po shtrohet rruga.

Gazetari – Po?!

Punëtori – Se ky është privat dhe do na hapësh kanalin, tubat i fusim vetë. Se nuk kishin projekt kanali për ta bërë.

Gazetari – S’kishin projekt për tubat apo s’kishin projekt as për rrugën?

Punëtori – Për kanalin.

Gazetari – Kanali i ujërave të zeza?

Punëtori – Jo nuk kishte!

Gazetari – Dhe duhet ta bënin këta?

Punëtori – Këta, deri kur e bënë atëherë ata këtyre s’ia bënë!

Punëtori 2 – Projekti ka qenë pa kanalizime.

Punëtori – Këta (banorët) iu lutën këtyre aman na hapni kanalet neve se bashkia ne na la.

Qytetari – Kanalin e hapshim dhe vetë ne!

Punëtori – Po pse s’e hapët vetë?

Qytetari – Nuk dojshit ju.

Gazetari – Si mund t’a hapnin?

Punëtori – E ka privat ai s’e ka të bashkisë ai.

Qytetari – Po në rregull e bija unë fadromën atëherë.

Punëtori 2 – Pse s’e prurë atëherë, e ka privat ai.

Qytetari – Dojshit t’a hapnit vetë ju që të merrshit më shumë lekë.

Punëtori 2 – Jo, jo a merr në bazë të punës!

Qytetari – Unë pata bërë muhabet me atë të fadromës.

Punëtori 2 – Pse s’e more vetë ti?

Qytetari – Po i bini mbrapsht ju tani!

Gazetari – Tubacionet dua të di, i vendosi firma apo i vendose ti? Këta (banorët) i blenë vetë?

Punëtori 2 – Po i blenë vetë!

Gazetari – Po si mund t’i blejnë vetë këta?!

Punëtori 2 – Po si mund t’i blejnë, të ankohen në bashki. Ti jepte fond bashkia që të vejshim tuba.

Gazetari – As kjo s’ka ujëra të zeza? Këtu ka?

Qytetari – Ka kjo.

Gazetari – Ka ujëra të zeza kjo?

Qytetarja – Është puseta atje matanë!

Gazetari – Atje (te lagja juaj) s’e kishte?

Punëtori 2 – Po s’e kishte atje. Ne e kishim projekt për të shtruar rrugën, për të bërë bordurat dhe këto anësoret. Kaq!

Gazetari – Pa ujëra të zeza?!

Qytetarja – Paguam një grum lekë aty për kanalet.

Punëtori – Për lekët i ka fadromisti, ik e merri te bashkia. Shko merri atje?

Qytetarja – S’po them se na i mori fadromisti apo i more ti.

Punëtori – Te unë vini ankoheni ju.

Gazetari – Po fadroma sa lekë ju mori ju?

Qytetari – 1 milionë e gjysmë.

Gazetari – Fadroma, ku fadromisti?

Qytetari – Fadromisti është punëtor i mori tjetri.

Gazetari – Kush i mori, i mori firma?

Qytetari – Po.

Gazetari – Domethënë ka vajtur 2 milionë lekë të vjetra?!

Qytetari – Dhe kusur vajti se ca të tjera, ca fatura të tjera fluturuan në kanal.

Gazetari – Këto janë fatura të tubacionit?

Qytetari – Po, po.

Gazetari – Po ju dhanë faturë këta të firmës?

Qytetari – Jo.

Qytetarja – I mori ai çuni ato, kjo këta punëtorët. Këta s’morën gjë!

Qytetari –  Këta janë punëtorë.

Punëtori 2 – Ore, ramë dakord me atë.

Qytetari – S’donte ai të sillja fadromë tjetër.

Gazetari – Pas fadromës i bëtë ju sistemimet?

Punëtori 2 – Po ne i bëmë sistemimet.

Gazetari – Juve ju pagoi qytetari apo ju pagoi firma?

Punëtori 2 – Ne na paguan firma!

Gazetari – Po këto lekët ku shkuan përshembull, 2 milionë lekë?

Punëtori 2 – I ka ai që ka rënë dakord këta me çmimin që i kanë dhënë dhe kaq.

Gazetari – Ai i firmës?

Qytetari – Çmimi që dha ai, kaq dua dhe ka marrë fund filmi.

Punëtori 2 – Kaq se është firmë private, normal! Vajte në bashki u ankove dhe s’të dhanë përgjigje … Se ej do ngelje pa ujëra të zeza. A do ngelje? Erdhi ai i bashkisë, ai i komunës aty, Administratori …

Gazetari – Ore lekët, 1 milionë e gjysmë, i mori firma apo i mori bashkia?

Punëtori 2 – I mori ai që këta që kanë rënë dakord, nuk e di! Këta kanë rënë dakord me atë dhe …

Punëtori – Pyet këta që të kanë sjellë këtu.

Qytetari – E kishim për të sjellë fadromë tjetër ne?

Punëtori 2 – Pse s’e solle?

Qytetari – Jo po do t’a bëjmë vetë ne, jo se na prishet rruga. Problem qenë këto të rrugës.

Punëtori 2 – E merrje vetë, pse s’e more?

Qytetari – Ore s’na la ai përgjegjësi.

Punëtori 2 – Ça s’të lanë, ti pate 1 muaj kohë para të tha ai ty. Vajte u ankove, erdhën të komunës, u interesuan, pa kanalizime!/ TCH

elbasan kanale te ujrave te zeza

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën