Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë që në Bashkinë Shijak, nënkryetari tha se një pompë e tillë e re kushton rreth 15 milionë Lekë të vjetra dhe po bëhen procedurat e prokurimit.

SHIJAK- Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Shetel të Njësisë Gjepalaj të Shijakut, ku prej shumë muajsh banorët mbushin ujë nëpër puse me gomerë e kazanë.
“Jam duke parë qamet. Ujë s’ka. Kemi 6-7 muaj pa ujë. S’ka shtet. Thonë që s’kemi pompë. Ujin e marrim te depozita, ka ujë sa të duash por nuk e bien vetë”,-shprehet banori.
Administratori i Njësisë, Astrit Ramilli kapet ngushtë kur gazetari e pyet, se ku e marrin ujin banorët dhe thotë se është kërkuar ndihma e shoqatave bamirëse.
“Njësia administrative ka dërguar një kërkesë Bashkisë për një pompë. Banorët ujë nuk kanë. E marrin te burimet. Kemi folur me disa shoqata”, thotë administratori i njësisë, Astrit Ramili.
Ndërkohë që në Bashkinë Shijak, nënkryetari tha se një pompë e tillë e re kushton rreth 15 milionë Lekë të vjetra dhe po bëhen procedurat e prokurimit.
Nënkryetar i Bashkisë Shijak: Është një shqetësim shumë i drejtë, por është një shqetësim i madh edhe i joni, jo vetëm i banorëve. Sepse neve na është dashur disa herë që të ndërhyjmë për të riparuar pompën, është një pompë që nuk na ka dhënë rezultat sepse ka specifika të veçanta dhe në këto kushte është krijuar rasti që herë pas herë të ketë ndërprerje me furnizimin me ujë. Sot jemi në kushte të tjera që ne duhet patjetër të vendosim një pompë tjetër me specifika të veçanta që i ka ajo si pompë dhe që këtë e kemi filluar me procedurën e prokurimit për ta realizuar. Sipas afateve ligjore dhe do ta realizojmë që ta kryejmë. Zgjidhja ka qenë e përkohshme sepse herë pas herë kanë marrë ujë. Por në momentin që ka pasur defekt, janë furnizuar nga burimet dhe nga puset që kanë. Këtu nuk bëhet fjalë për lekë sepse ne kemi qenë të gatshëm që t’u përgjigjemi sa i përket fondit, këtu bëhet fjalë më tepër për specifikimin e pompës. Mund të shkojë 15 milionë Lekë të vjetra.
Marrë nga Tv.Klan
Vajza e perdhunuar TIRANË- Vajza, viktimë e një përdhunimi në gjendje të pavetëdijshme nga disa persona në një...
Aleksandro dhe Besimi HIMARË- Çdo vit gjatë stinës së verës, me qindra të rinj nga i gjithë vendi, zbarkojnë...
26-vjeçarja VLORË- Historia e 26-vjeçares së përdhunuar nga tre të rinj në qytetin e Vlorës, u kthye në kr...
TIRANË- Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancësm Alqi Bllako...
Jeta Deda TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga ppost...
TIRANË- Piranjat përballen me ofendimet e z. Lopa. Përveç një gjuhe shqipe problematike, z. Lopa lëshon dhe fyerje ndaj gazeta...
anëtarët e bandës BRITANI E MADHE-Drejtuesi i një bande të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturonte vikt...
foto ilustruese DURRËS- Një aksident i rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë...
Foto ilustruese ITALI-Një djalë 15-vjeçar shqiptar është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navil...
GJKKO TIRANË- Gjyqi për çështjen Gërdeci është shtyrë sërish ditën e sotme. Gjatë seancës s&e...