LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për prodhuesit e betonit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për çfarë shkeljesh dyshohen

Bazuar në faktet e mësipërme, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se çmimet e përafërta të shitjes së ndërmarrjeve prodhuese të betonit, rritja në të njëjtën periudhë, homogjeniteti i produktit dhe transparenca e tregut, marrëdhëniet tregtare ndërmjet konkurrentëve në këtë treg janë të gjithë elementë të cilët mund të çojnë drejt një sjellje të bashkërenduar ndërmjet ndërmarrjeve në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

9 Dhjetor 2022, 07:20 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për prodhuesit e betonit në
Foto Ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit të betonit në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, për të vlerësuar ekzistencën e mundshme të shenjave të kufizimit të konkurrencës. Nga procedura e monitorimit të tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të produktit beton është konstatuar një numër i madh ndërmarrjesh të cilat operojnë në të. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtari në tregun e prodhimit të betonit janë ndërmarrje ndërtuese, duke e përdorur produktin beton si lëndë e pare për qëllimin e aktivitetit të tyre në fushën e ndërtimit.

Por, nga ana tjetër, nga monitorimi është konstatuar se disa nga ndërmarrjet konkurrente kanë marrëdhënie tregtare me njëri-tjetrin lidhur me plotësimin e nevojave për furnizim. Gjithashtu, rritja e çmimit të betonit në të gjitha ndërmarrjet ka ndodhur në të njëjtën kohë në periudhën shkurt-mars të vitit 2022 dhe në të njëjtën masë rreth 30%. Ndërkohë, çmimet e shitjes së produktit beton ndërmjet ndërmarrjeve janë të përafërta, sipas kategorive të betonit. Bazuar në faktet e mësipërme, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se çmimet e përafërta të shitjes së ndërmarrjeve prodhuese të betonit, rritja në të njëjtën periudhë, homogjeniteti i produktit dhe transparenca e tregut, marrëdhëniet tregtare ndërmjet konkurrentëve në këtë treg janë të gjithë elementë të cilët mund të çojnë drejt një sjellje të bashkërenduar ndërmjet ndërmarrjeve në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Kjo sjellje mund të përbëjë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës në kuptim të nenit 4 dhe 9 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës. Për këtë arsye, Komisioni vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit të betonit në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 Janar 2020 deri në 30 shtator 2022 dhe pritet që raporti i hetimit paraprak të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës brenda muajit janar.

Instrumenti i hetimit paraprak ka qëllim të evidentojë shenja të kufizimit të konkurrencës në një treg të caktuar. Nëse të tilla shenja zbulohen, faza tjetër është hapja e një hetimi të thelluar, që duhet tu japë përgjigje dyshimeve për kufizime të mundshme konkurrencës në treg dhe sjellje të mundshme anitkonkurruese nga ndërmarrje të veçanta. Hetimi i tregut të betonit është i dyti në tregjet e sektorit të ndërtimit, pasi një procedurë e ngjashme u nis në muajin korrik për tregun e çimentos. Duke qenë se çimentoja është një nga lëndët e para bazë për prodhimin e betonit, rritja e çmimeve në këtë treg duket rrjedhojë e një efekti zinxhir. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës i ka vendosur të dyja tregjet nën hetim, për të kuptuar nëse këto rritje çmimesh mund të jenë rezultat edhe i sjelljeve të mundshme abuzive, në shkelje të ligjit të Konkurrencës.

Rritja e çmimeve në zinxhirin e prodhimit ka sjellë një rritje rekord të kostove të ndërtimit gjatë këtij viti. Sipas INSTAT, për tremujorin e tretë indeksi i kushtimit në ndërtim u rrit me 7.2% me bazë vjetore. Rritja e kostove ka prekur të gjitha zërat e shpenzimeve, por nivelet më të larta regjistrohen në shpenzimet për energji, me 15.5% dhe shpenzimet materiale, me 8%. Rritja e kostove të ndërtimit po krijon presione shtesë për rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të këtij viti çmimet e banesave shënuan një rritje rekord, me 39% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i konkurrences hetohen kompanite e betonit

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara