LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro drejt përfundimit, Berisha kërkon rinovimin

Një koncesion që u zgjat në mënyrë kontroverse nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013 dhe që i kushtoi shqiptarëve gati 4 miliardë lekë në vit për t’i dhënë aksionerëve një normë kthimi mbi 300% në vit nga kapitali i nënshkruar, pritet të përfundojë këtë vit

23 Janar 2023, 18:32 Nga DOSJA
BIRN: Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro
Pasaporta

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet pa garë dhe pa arsyetim bindës nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, më në fund po skadon.

Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse fitimet që deri më sot shkonin në xhepat e aksionerëve të koncesionit, të cilat arrijnë në 34% të të ardhurave, do t’u trasferohen shqiptarëve apo jo, në formën e çmimeve më të ulëta të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Grupi i PartiSë Demokratike bëri të ditur të hënën më 23 janar se ajo nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”. Të dy palët politike në vend janë përgjegjëse për dhjetëra koncesione, të cilat i kushtojnë shqiptarëve qindramiliona euro në vit, por që të dyja palët, PD dhe PS, tentojnë t’i ndajnë koncesionet në “tonat” dhe “të tyret” dhe nuk ngurrojnë të pretendojnë se koncesionet e tyre janë të mira, ndryshe nga ato të kundërshtarit politik.

Koncesioni u konceptua si pjesë e përpjekjeve të vendit për të prodhuar dokumente identifikimi të besueshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kontrata fillestare parashikonte transferimin e pajisjeve te autoriteti publik pas një operimi pesëvjeçar nga koncesionari, i cili pritej të realizonte rreth 25 milionë euro fitime pas një investimi fillestar prej rreth 5 milionë eurove.

 

Zgjatja e kontratës me dhjetë vjet bëri që kompania të realizojë të ardhura totale prej 50 miliardë lekësh deri në vitin 2021 si dhe fitime neto të deklaruara në masën 12 miliardë lekë, ose 100 milionë euro. Të dhënat e bilancit të kompanisë të analizuara nga BIRN tregojnë se kompania shënoi vetëm një vit me bilanc negativ, vitin 2008 kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta, ndërsa në vitet në vijim fitimet ishin gjithmonë të bollshme duke shënuar nivelin 2.2 miliardë lekë në vitin 2021. Të dhënat e bilancit të vitit 2022 nuk janë publikuar ende.

Kompania ALEAT u krijua me një kapital aksioner prej 619 milionë lekësh, (5.2 milionë euro). Akskonerët e saj ishin kompania franceze Idemia Identity & Security France me 75% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarjeve me 25%. Fitimet neto të kompanisë prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2022 i sollën kompanisë një normë kthimi në masën 356% të kapitalit të investuar. Kompania mëmë duket gjithashtu se ka realizuar fitime më të mëdha se sa fitimi neto. Shënimet në bilancin e kompanisë tregojnë se transaksionet me palët e lidhura, pra paratë që kanë shkuar për blerje mallrash apo shërbimesh te kompanitë aksionere, për vitin 2022 ishin 2.2 miliardë lekë, (18.3 milionë euro).

Marrë nga Reporter.al

bledi cuci sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet