LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Artan Hoxha mbërrin në Drejtorinë e Policisë: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve më 21 janar, Garda ekzekutoi njerëz të pafajshëm se mori urdhër

Ai tha se fëmijët e të vrarëve presin përgjigje prej tyre e duan të dinë se kush i shkrepi plumbat që u morën jetën baballarëve të tyre. 

23 Janar 2023, 17:16 Nga F.M
VIDEO/ Artan Hoxha mbërrin në Drejtorinë e Policisë: Rama e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku do të merret në pyetje në lidhje me audio-përgjimet e publikuara në lidhje me tragjedinë e 21 janarit. Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë dy personat që duhet të merren në pyetje lidhur me këtë ngjarje. Ai tha se fëmijët e të vrarëve presin përgjigje prej tyre e duan të dinë se kush i shkrepi plumbat që u morën jetën baballarëve të tyre. 

Pjesë nga prononcimi:

Artan Hoxha: Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë Prokuroria e Tiranës, e cila është duke hetuar çështjen e 21 Janarit. Mesa pashë në komunikimin e bërë publik, detyra i është lënë policisë së kryeqytetit. Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia që ka thënë se kush do të vijë këtu në kohë dimri duhet të vishet trashë, siç e shikoni, unë jam veshur me pallto leshi, me triko leshi. Kështu që kam ndërmend të rri gjatë. Falemindeirt, shihemi më pas.

Pyetje: Do e vini në dipozicion materialin?

Artan Hoxha: Këto janë pjesë që do të ngelen në komunikimin me policinë. Unë besoj që çfarë ka qenë për tu bërë publike, është bërë. Pjesa tjetër është çështje e hetimit, janë ata që e vlerësojnë nëse është një indicje që të çon drejt një prove, që ndihmon gruoin e hetimit të zbardhë vrasjen e 21 janarit. Ajo që është fakt sot është se pas 12 vitesh kemi dy të vrarë, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Janë ekzekutuar para kamerave, para syve të të gjithë botës, por ngjarjet kanë mbetur pa autorë. Ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish-kryeministri i kohës që vazhdon me variantin e vjetër, më duket me variantin që ka dalë një Carlo Gambino tani mbrapa që Garda ka zbatuar ligjin. Por ajo që kam nxjerrë unë tregon që Garda jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar njerëz të pafajshëm të një vendi, me urdhër, qytetarë që kanë qenë përtej trotuarit, tek kullat. Aleksa Nika është vrarë te kulla, në cepin tjetër të bulevardit.  Rama e Berisha duhet tu japin përgjigje vajzave të atyre katër personave që u vranë. Kush e vrau Akeks Nikën? Kush e vrau Hekuran Dedën? Kjo është ajo që duhet zbuluar. Për fat të mirë kemi një autor për vrasjen e Veizit. Nuk ka rëndësi se cili kryeministër e jep përgjigjen, i sotmi apo i djeshmi, të dy bashkë duhet të japin një përgjigje. Pamja dëshmoi se nga automatiku ishte qëlluar Veizi dhe rrëzoi alibinë që ngriti Berisha, gjithsesi ajo që më intereson është tu kthehet përgjigje familjarëve të viktimave.

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

artan hoxha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet