LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Fuga: Përse e lëshuan nervat Skënder Gjinushin?

Fuga deklaron se sharjet e tilla gudulisin, duke i treguar se është në rrugën e duhur, si dhe shton se e motivojnë të jetë në lartësinë e dinjitetit dhe detyrës.

4 Prill 2023, 08:15 Nga A.B
Artan Fuga: Përse e lëshuan nervat Skënder Gjinushin?
Artan Fuga

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për deklaratat e thëna një ditë më nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Ai thekson se nuk do t'i përgjigjet kurrë ofendimeve të tilla të cilat shkelin etikën e mbi të gjitha nuk i shkojnë për shtat një personi që përfaqëson një institucion. 

Fuga deklaron se sharjet e tilla gudulisin, duke i treguar se është në rrugën e duhur, si dhe shton se e motivojnë të jetë në lartësinë e dinjitetit dhe detyrës.

REAGIMI:

Përse e lëshuan nervat Skënder Gjinushin?

Skënder Gjinushi, sot, nga Shkodra, në një sallë pa lidhje me problemet e rënda të Akademisë të Shkencave, lëshoi një lumë sharjesh dhe fyerjesh kundër meje, kundër deputetes Ina Zhupa, studjueses së njohur dhe kritikes të mprehtë të dogmës në shkencat albanologjike Ledi Shamku, indirekt edhe ndaj akademikut Apollon Baçe.

As më shumë e as më pak më quajti "njeri i keq", "jo përfaqësues i komunitetit", "injorant", që nuk njoh matematikën , sikurse nuk kurseu as zonjat e nderuara!

E paskan lëshuar nervat - thashë duke buzëqeshur. Kjo sepse si mund të shpjegohet ndryshe që dikush që përfaqëson një institucion, Akademinë e Shkencave, sulmon me fyerje dhe sharje të denja për t'i çuar në gjykatë një anëtar të Akademisë të Shkencave vetëm sepse ai nuk mendon si Skënder Gjinushi.
Në respekt të statusit tim të akademikut, në respekt të akademikëve të tjerë, të etikës të institucionit, në respekt të opinionit publik theksoj se nuk do t'i përgjigjem kurrë Skënder Gjinushit me asnjë fyerje dhe sharje. Madje do t'i botoj këtu plot gas të gjitha fyerjet dhe sharjet që vijnë prej tij si edhe prej kryesisë të Akademisë së Shkencave, e cila pasi u njoh me dëshirën time për të kandiduar për vendin e punës të kryetarit, çka ma siguron ligji, bëri një deklaratë në shtyp kundër meje dhe mendimeve të mia.

Pa sharje, por e siguroj Skënder Gjinushin se tre objektivat e shpallura tashmë do t'i realizoj me sukses sikurse kam premtuar publikisht:

1. Ligji në fuqi për akademinë e shkencave nuk mund të ndryshohet para zgjedhjeve sado që ashtu i intereson kujtdo që do pushtet. Dhe do të luftoj me argumente kundër nismës ligjore të konceptuar në kundërshtim me procedurat ligjore nga ana e deputetëve Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj. Përse mërzitet dhe shqetësohet Skënder Gjinushi për këtë kundërshtim që u bëj deputetëve? Këtë të drejtë ligja ja lejon çdo qytetari, përse jo mua? Pse jam i keq, sikundër i dukem Skënder Gjinushit apo sepse ushtroj të drejtat e mia qytetare sikundër ligja ma lejon?

2. Do të shpalos me argumente dhe fakte se Akademia e Shkencave nuk është në shinat e ligjit, nuk është e orientuar si duhet dhe se ka abuzime me financimet publike duke i përdorur ato jo sikundër publiku pret.

3. Do të argumentoj se modeli për Akademinë e Shkencave, i propozuar nga unë, i hedhur në kosh katër vjet më parë me arbitraritetin e dy a tre deputetëve që sot nuk e di se ku janë, ishte dhe është modeli që duhet.
A nuk kam të drejtë ta paraqes vizionin tim për këtë çështje?

Po sikur të jem injorant, Skënder, a mund ta paraqes injorancën time?

A më lejon?

Nervat nuk duhen prishur!

Prisni, unë ende nuk kam filluar ende të shpalos argumentet, provat, faktet e mia. Do të bëhet kjo gjë në momentin e duhur. Ka kohë. Jam i qetë, i sigurtë, i pajisur me gjithçka duhet për t'i ndarë idetë dhe propozimet e mia, kritikat gjithashtu, me të gjithë akademikët, pa sharje dhe fyerje, me të gjithë komunitetin shkencor të vendit që nuk rresht së mbështeturi.

Cdo gjë në kohën e vet! Sa për sharjet dhe fyerjet vetëm më gudulisin, më tregojnë se jam në rrugën e duhur, dhe më motivojnë të jem në lartësinë e dinjitetit dhe detyrës sime.

Pse e kanë lëshuar nervat Skënder Gjnushin saqë shpërthen në një korr sharjesh dhe fyerjesh ndaj meje? Qesh pa vend, hidhet nga Akademia e Shkencave te vendimi i gjykatës të Tiranës për partinë demokratike, e quan opozitën injorante, çështje pa pikë lidhjeje me njëra tjetrën. Pse ky ligjërim që ka humbur koherencën tematike si edhe në vend të argumenteve sjell veç sharje?

Gazetari e pyet dhe e vendos para një fakti të pakundërshtueshëm. Ai është në kolltukun e kryetarit pa aprovimin e Presidentit të Republikës, pra jo në përputhje me ligjin me të cilin u bënë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi përgjigjet : Dakord, por pastaj Presidenti erdhi për vizitë tre herë në akademinë e shkencave (!) A thua se Presidenti nuk vajti në një institucion që i takon kombit, por shkoi të pranonte me përulje gabimin e bërë kur kishte refuzuar Skënder Gjinushin!

Sikur Akademia është e njehsuar me të! Cfarë mentaliteti!

Mua më vjen keq që ligji në fuqi nuk mund të ndryshohet as për Skënder Gjinushin, as për Vasil Tolen, as për mua as për njeri! Eshtë e pamundur. Kur do t'i shpjegohet kjo deputetëve Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, gjithçka do të dalë në dritë qartë. Por ka kohë! Punët e mira nuk bëhen shpejt, as avash, por në kohën e duhur. Nisma e tyre është në kundërshtim me ligjin dhe kodin etik të deputetit.

Cfarë të bëj unë? Nuk mund ta siguroj Skënder Gjinushin se vetëm ai ja vlen të qendrojë 40 vjet në drejtim të shkencës shqiptare! Sikundër ka bërë. Sado të dua!

Nuk mund ta siguroj që të qendrojë në krye të një partie prej 30 e ca vjetësh! Sikundër ka bërë duke përjashtuar shokët e kolegët që andej. Sado që dua!

Nuk mund ta siguroj se mund të qendrojë gjithë jetën shef, ministër kryetar! Sado të dua!
Nuk e siguroj dot se jam aq i mirë sa të pranoj këtë fiksim të tijin për të qendruar për jetë në krye të ndonjë gjëje!

Pse ky lumë sharjesh që tregojnë lëshim nervash? Më vjen keq. Unë me individin Skënder Gjinushi nuk kam asgjë. Po fare! As do të merrem ndonjëherë sado që shumë më këshillojnë të kundërtën.
Mirëpo posti i kryetarit nuk është e mirë private!

Unë e justifikova në sharjet ndaj meje, por ndaj dy zonjave të nderuara nuk ka bërë mirë! Nuk është në delikatesën e duhur!

Thashë se kur nuk ka argumente, e vetmja mundësi mbetet ta zhvendosësh çështjen drejt sharjeve reciproke. Por mua kurrë nuk më tërheq dot njeri atje! Kam aq prova dhe ide sa nuk do të ketë vend për sharje dhe fyerje në ato që do të shpalos.

Thashë se ndofta e ka kuptuar që deputeti Petro Koçi dhe deputeti Ismet Beqiraj nuk kanë asnjë mundësi ta mbrojnë nismën e tyre ligjore për ta rrënuar ligjin për Akademinë e Shkencave dhe vetë Akademinë e Shkencave, prandaj sharësi im nga Shkodra doli vetë ballazi me atë fjalor që nuk do t'ja kisha zili askujt!
Ndofta ra në grackën e pyetjeve disi djallëzore të gazetarit inteligjent shkodran që e shëtiste sa nga ismeti, te artani, sa nga ina te petrua, sa nga akademia te gjykata e faktit Tiranë, sa te opozita te karakteri im i keq, te injoranca ime. Gazetari e ka provokuar me zgjuarësi cinike!

Ndofta ka qenë nën ndikimin e gjuhës politike që është ajo e urrejtjes, e sharjeve dhe fyerjeve reciproke. Mirëpo etika akademike ka klas tjetër, ka tjetër nivel!

Unë dua ta besoj Skënder Gjinushin kur thotë se ndryshimi i ligjit nuk është një orvajtje për ta zgjatur qendrimin e tij si kryetar akademie. Prandaj i propozoj që të deklarojë se nuk do të kandidojë për kryetar. Edhe unë deklaroj të njëjtën gjë. Dhe pastaj debatojmë ku dhe kur të dëshirojë ai për këtë nismë ligjore që e çimenton në krye si dhe për vetë Akademinë e Shkencave!

Kjo është sfida që unë bëj! T'i lemë sharjet si çiliminj! Përse të bëhen sharje dhe fyerje ndaj meje diku në një sallë ku nuk jam edhe unë i pranishëm? Nuk është etike Skënder! Të ftoj në çdo kohë në televizion të vish në debat! Merr me vete edhe Vasil Tolen, edhe të gjithë kryesinë, madje edhe deputetin Petro Koçi dhe deputetin Ismet Beqiraj po deshe, unë ju pres me padurim! I vetëm. Palé të jenë edhe zonja Ina Zhupa, zonja Ledi Shamku, akademiku i nderuar Apollon Baçe dhe të tjerë që do të të shkaktojnë habi me qendrimet e tyre të shëndosha kritike!

Pse me sharje? Hajdeni në debat! Dhe do të shihni sa i keq jam, sa injorant jam, etj.

Unë kam frikë se Skënder Gjinushi ka marrë seriozisht edhe komplimentet e kryeministrit kur ka ardhur në Akademinë e Shkencave. Ai ka thënë për Skënderin se është i paoksidueshëm! Por, zoti Rama njihet për batutat e tij fine plot humor, jo të gjitha besoj i thotë seriozisht. Metafora është mirësjellje!

Për opinionin e gjerë publik po paraqes edhe videon që miqtë e mi në Shkodër, pjesëmarrës në atë sallë ma sollën për informacion. Ishin të indinjuar. Pasi i qetësova, u thashë: Unë nuk e njoh këtë gjuhë sharjesh! Nuk është në edukatën time! Unë nuk aspiroj për poste. Objektivave të mi do t'u shkoj deri në fund. Besnikërisht! Argumentet e mia, provat, dëshmitë, ende nuk kanë nisur! I kam ndarë vetëm me një rreth kolegësh brenda asamblesë të Akademisë të Shkencave. Ato do të dalin në publik! Janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Do të paraqiten edhe në media.

Kurse sharjet dhe fyerjet janë nën nivelin e etikës akademike!

ÇFARË THA GJINUSHI?

Një ditë më parë, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi e quajti Opozitën injorante, referuar akuzave të hedhura ndaj tij. Nga Shkodra, pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Gjinushi tha se akademiku Artan Fuga dhe gjuhëtarja Ledi Shamku nuk janë asgjë më shumë se dy individë të thjeshtë. Ai tha se ata nuk përfaqësojnë komunitetin e akademikëve apo universiteteve. 

artan fuga skender gjinushi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit