12 Maj 2026, 15:56
Nga E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka shpallur sotvendimin për çështjen penale ndaj Shuaip Camit dhe Fluturim Bajramit. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara dhe Iliriana Olldashi vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO për të pandehurin Shuaip Cami. Ndërsa për Fluturim Bajramin, Apeli ndryshoi pjesërisht vendimin, duke e shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Konkretisht Bajrami u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 10 muaj burg. Shuaip Cami dhe Fluturim Bajrami janë përfshirë në një dosje të SPAK që lidhet me favorizimin e një personi të akuzuar për plagosje me thikë në Dibër në vitin 2020.
Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me Adrian Shahin, i cili akuzohej për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, pasi kishte plagosur me thikë Bukurosh Zagradin në Peshkopi. Shuaip Cami ishte oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Dibrës dhe kishte ndjekur veprimet e para hetimore për çështjen ndaj Adrian Shahit.
Sipas SPAK, ai akuzohet se ka kërkuar dhe marrë 3 mijë euro nga Flamur Kurti, me premtimin se do të favorizonte pozitën procedurale të Adrian Shahit në hetime. Për këtë arsye ai u akuzua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë”. Fluturim Bajrami rezulton sipas SPAK të ketë lidhje krushqie me Adrian Shahin./Dosja.al
gjkko
Aktualitet
12 Maj 2026, 15:28
E.d
Banorët para Bashkisë së Durrësit
DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit, të cilët preken nga projekt...
Aktualitet
12 Maj 2026, 15:05
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një shkresë ...
Aktualitet
12 Maj 2026, 14:54
E.d
Ervis dhe Mustafa Martinaj
TIRANË- Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme për her&...
Aktualitet
12 Maj 2026, 14:17
D.S
TIRANË- Një skemë mashtrimi kibernetik në em e Raiffeisen Bank u ka kushtuar disa qytetarëve humbjen e të dhënave t&eu...
Aktualitet
12 Maj 2026, 13:52
E.d
Foto ilustruse
Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian për sa i përket raportit të g...
Aktualitet
12 Maj 2026, 13:36
D.S
TIRANË- Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhë...
Aktualitet
12 Maj 2026, 13:17
E.d
Një dhomë brenda Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan
Më shumë se çdo i treti i burgosur në Kosov...
Aktualitet
12 Maj 2026, 12:17
D.S
automjeti i aksidentuar
VLORË- Një aksident tragjik me vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në afër...
Aktualitet
12 Maj 2026, 12:08
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në...
Aktualitet
12 Maj 2026, 12:12
Erisa Kryeziu
Foto Ilustruese
TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të urdhëruar heqjen e disa artikujve që lidhen me biznes...