LIVE UPDATES
Aktualitet

Alarmi demografik/ INSTAT: Shqipëria kthehet me shtesë natyrore negative në TI, njësoj si në pandemi

Kjo ka bërë që shtesa natyrore të rikthehet në negative, njëlloj si në kohën e pandemisë, kur për herë të parë në vend treguesi ishte me minus për shkak të humbjeve të larta të jetës si rrjedhojë e pandemisë.

12 Maj 2026, 13:36 Nga D.S

Alarmi demografik/ INSTAT: Shqipëria kthehet me shtesë natyrore

TIRANË- Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhënave që u publikuan nga INSTAT. Kjo ka bërë që shtesa natyrore të rikthehet në negative, njëlloj si në kohën e pandemisë, kur për herë të parë në vend treguesi ishte me minus për shkak të humbjeve të larta të jetës si rrjedhojë e pandemisë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Përgjithësisht, gjatë viteve të fundit në tremujiorin e parë shtesa natyrore është negative, për shkak të vdekjeve më të larta gjatë periudhës së dimrit.

Gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje. Në tremujorin e parë të vitit 2026, lindjet shënuan rritje me 1,0 %, ndërsa vdekjet shënuan rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025. Qarku me më shumë lindje në tremujorin e parë ishte Tirana, më 2.438, ndërsa më më pak lindje Gjirokastër (59).

Krahasuar me T1/2025 rezulton: rritje në 6 qarqe; 1 qark pa ndryshim; rënie në 5 qarqe. Rritja më e madhe e lindjeve ishte në Berat (+ 14,5 %) dhe rënia më e madhe në Gjirokastër (- 23,4 %). Po sipas INSTAT, Gjatë vitit 2025, vendi shënoi shtesë natyrore pozitive prej me 1.147 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit 2025 lindën 22.541 foshnje dhe u regjistruan 21.394 vdekje.

Teksa emigracioni vijon të jetë i lartë dhe vendi nuk ka një shtesë natyrore, Shqipëria pritet të përballet me një tkurrje të lartë të popullsisë në të ardhmen, me efekte të mëdha në ekonomi, që nga tregu i punës deri te skema e pensioneve dhe e kujdesit social për të moshuarit.

Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin “World Migration Report 2026” paralajmëroi se Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese.

“Në vende si Shqipëria, Lituania, Republika e Moldavisë dhe Bosnja e Hercegovina, ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, emigracioni i personave në moshë riprodhuese mund të kontribuojë në një rënie të mëtejshme të popullsisë, për shkak të numrit të lindjeve që humbasin pas largimit jashtë vendit”, thuhet në raport./Monitor.al

instat alarm demografik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet