LIVE UPDATES
Aktualitet

Anëtarësimi në BE, kosto të larta për sektorët e ushqimit, bujqësisë dhe prodhimit

Kostot fillestare janë të larta për përshtatjen e teknologjisë dhe standardeve, por nga ana tjetër, përfitimet në afatgjatë rriten dhe ekonomia bëhet më e qëndrueshme.

15 Nëntor 2025, 07:08 Nga E. D
Anëtarësimi në BE, kosto të larta për sektorët e
foto ilustruese

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës analizon sfidat dhe përfitimet që kanë bizneset shqiptare në një treg të hapur pas anëtarësimit të vendit në BE.

Kostot fillestare janë të larta për përshtatjen e teknologjisë dhe standardeve, por nga ana tjetër, përfitimet në afatgjatë rriten dhe ekonomia bëhet më e qëndrueshme.

Cilat janë tre përfitimet kryesore që bizneset shqiptare presin nga anëtarësimi në BE në aspektin e tregtisë dhe investimeve?

Integrimi në BE ka efekte pozitive për Shqipërinë, pasi pritet të rriten investimet e huaja, efikasiteti ekonomik dhe konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare.

Nga këndvështrimi i biznesit, anëtarësimi në BE është një nxitje për të realizuar reforma ekonomike, sociale, politike dhe ligjore.

Nga ana tjetër, sektori privat, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duhet të përgatiten për t’u bërë më konkurruese duke investuar dhe duke zbatuar standardet europiane.

Si i analizoni kostot dhe përfitimet e bizneseve shqiptare nga anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE?

Bizneset do të detyrohen të përmbushin standardet europiane, duke përmirësuar cilësinë e produkteve, kushtet e mjedisit dhe sigurinë në punë, si dhe duke ofruar shërbime më të mira për konsumatorët.

Nga ana tjetër, disa nga kostot lidhen me:

1- reformat e kushtueshme për rindërtimin apo ristrukturimin e industrive joeficiente
2- papunësinë në sektorët që nuk do t’i bëjnë dot ballë presionit konkurrues
3- rritjen e shpenzimeve për kualifikimin e burimeve njerëzore
4- kostot legjislative dhe institucionale për zbatimin e legjislacionit europian
5- shpenzimet për inovacion dhe transferim teknologjish.

Industria prodhuese mbetet e përqendruar në disa sektorë e tregje eksporti me vlerë të shtuar të ulët. Ekonomia shqiptare ka ende shumë punë për t’u rritur dhe për t’u bërë konkurruese në tregun europian, rajonal dhe më gjerë.

Një element kritik është fakti që mbi 90% e ndërmarrjeve janë biznese të vogla me 1–4 punonjës, shpesh në kufijtë e ekzistencës, pa kapital të mjaftueshëm për të përmbushur standardet europiane.

Kjo nënkupton se procesi i integrimit do të sjellë ndryshime të strukturës ekonomike, duke rritur konkurrencën dhe nevojën për ekonomi shkalle.

Në terma konkretë, përfitimet kryesore nga anëtarësimi në BE në aspektin e tregtisë dhe investimeve janë:

Së pari, hyrja pa tarifa në Tregun e Përbashkët Europian me rreth 450 milionë konsumatorë. Hiqen doganat brenda BE-së, kërkohen më pak dokumente, kostoja logjistike ulet dhe koha e dorëzimit shkurtohet.

Së dyti, rritja e Investimeve të Huaja Direkte. Zinxhirët europianë të furnizimit (auto-komponentë, agropërpunim, tekstil, BPO/IT) integrohen më lehtë.

Së treti, akses më i madh në financime dhe instrumente të BE-së (EIB, EBRD, programet strukturore, Horizon, COSME, Digital Europe).

Hapet rruga për grante dhe kredi të lira për teknologji, mjedis, inovacion, energji të rinovueshme e trajnime, ku SME-të sot kanë vështirësi të mëdha.

Në këtë kuadër, bizneset shqiptare mund të rrisin eksportet në sektorët ku kanë avantazh: agropërpunim, peshkim, pije, tekstil/veshje, mobilie, tela elektrike dhe shërbime BPO/ITC.

Çfarë kostosh të menjëhershme do të kenë bizneset shqiptare për të përmbushur standardet e BE-së, veçanërisht në industri si ushqimi, bujqësia dhe prodhimi?

Për sektorët ushqim, bujqësi dhe prodhim, veçanërisht për SME-të, kostot janë të larta, pasi këto nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të përshtatur standardet europiane.

Investimet do të kërkohen kryesisht në teknologji, burime njerëzore dhe përputhje me standardet e BE-së.
Shpenzimet orientuese janë:

A pritet një rritje e barrës fiskale apo e kostove administrative (certifikime, licencime, rregullore mjedisore)?

Po. Harmonizimi i TVSH-së me rregullat e BE-së (niveli minimal 15%), rritja e akcizave për karburant, alkool, duhan, taksat e mjedisit (ambalazh, bateri, WEEE).

Raportimet ESG/CSRD për kompanitë e mëdha (NVM-të preken gradualisht si furnitorë).

Nga njëra anë, tregjet e hapura kërkojnë më shumë certifikime e raportime; nga ana tjetër, hiqen tërësisht procedurat doganore brenda BE-së duke kursyer kohë dhe kosto.

Për eksportuesit seriozë, përfitimi nga tregu i hapur tejkalon barrën shtesë.

Si do të ndikojë hapja e tregut ndaj produkteve dhe shërbimeve nga vendet anëtare në konkurrencën për bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare?

Do të ketë konkurrencë më të fortë, sidomos për segmentet “low-cost” dhe për ndërmarrjet me produktivitet të ulët. Për konsumatorët, kjo do të sjellë produkte më cilësore dhe më të lira.

Njëkohësisht, hyrja e inputeve dhe teknologjisë së BE-së me çmime më të mira do të rrisë produktivitetin vendas.

Çfarë strategjish po rekomandon Dhoma e Tregtisë që kompanitë të përballojnë presionin konkurrues?

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI) ka intensifikuar punën për informimin e anëtarëve mbi përafrimin e legjislacionit me BE-në dhe për trajnimin e bizneseve në fusha kyçe si standardet e cilësisë, inovacioni, financimi dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, DHTI është e përfshirë në projekte IPA që fokusohen te konkurrueshmëria, inovacioni dhe kualifikimi profesional.

Për vitin 2025 e në vijim, temat kryesore të trajnimeve janë: Audit i përputhshmërisë me acquis të BE-së (cilësia, mjedisi, siguria, GDPR), Certifikimi i produktit (ISO 9001, HACCP, CE), ERP  dhe gjurmueshmëri.

Strategjitë për tregun e BE-së dhe klientët target. Cluster/consortium eksporti me logjistikë të përbashkët e ndarje kostosh dhe asistencë për financim nga EBRD, EIB, IPA për automatizim, efikasitet energjie, fotovoltaikë etj.

Në cilët sektorë shihni rritjen më të madhe pas anëtarësimit dhe ku mund të ketë rrezik de-industrializimi?

Rritje të madhe pritet të ketë në agropërpunim dhe ushqim (vaj ulliri, fruta-perime të përpunuara, peshk, bimë mjekësore), ku standardet GLOBALG.A.P. dhe IFS/BRC janë thelbësore.

Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve do të përfitojnë nga heqja e tarifave. Po ashtu, industritë mekanike dhe të pajisjeve elektrike do të kenë më shumë akses në tregun e përbashkët.

Megjithatë, rrezikojnë prodhuesit me produktivitet shumë të ulët dhe pa automatizim, si dhe fermat e vogla e thertoret që nuk i përballojnë kostot e certifikimit.

Si mund të shfrytëzohet anëtarësimi për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar standardet e punës në vend?

Bizneset duhet të rrisin aksesin në kredi e grante për automatizim dhe digjitalizim (linja CNC, robotikë, ERP, e-logjistikë).

Programe kombëtare të tipit “Dual Training” me praktika 6–12-mujore do të ndihmojnë në rritjen e standardeve të punës.

Zbatimi i skemave “Supplier-Upgrading” do të ndihmojë prodhuesit vendas të hyjnë në zinxhirët e furnizimit të BE-së./MONITOR

anëtarësimi në be shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Nëntor 2025, 22:02 E. D

Monolog nga dom Mark Pashkja

foto ilustruese Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e par&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj