LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?

Në pjesën më të madhe të shteteve, von der Leyen foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe për rrugën që kanë bërë ato drejt tij.

16 Tetor 2025, 19:59 Nga E. D
Analiza: Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në
pamje nga takimi

ITALI- Nga e hëna, deri në mbrëmjen e së mërkurës, kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, udhëtoi nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, rajon që synon t’i bashkohet një ditë bllokut evropian.

Në pjesën më të madhe të shteteve, von der Leyen foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe për rrugën që kanë bërë ato drejt tij.

Për përparim në këtë rrugë, Kosova, tha ajo, duhet të ketë institucione të forta, t’i ulë tensionet dhe t’i bëjë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes – paketë në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE.

Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), beson se komentet e von der Leyenit në rrjetin social X thjesht i pasqyrojnë prioritetet e Brukselit në Ballkanin Perëndimor, dhe se aty Kosova shihet se është e vendosur fort në prapaskenë.

“Nuk po ecën përpara siç kanë bërë Mali i Zi dhe Shqipëria, nuk është një prioritet gjeostrategjik dhe ekonomik siç është Serbia, pavarësisht belave të saj”.

Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së, thotë për REL-in se vlerësimi i zyrtares evropiane është i saktë, dhe se nuk është fshehtësi që raportet e KE-së me Kosovën nuk janë të mira dhe të rregullta.

“Kosova nuk ka fare institucione me legjitimitet të plotë, që do të kishin dalë nga zgjedhjet që janë zhvilluar qysh në muajin shkurt”.

Kjo situatë, sipas tij, e ka dëmtuar më pas Kosovën në procesin e sigurimit të fondeve nga Plani i Rritjes, ndonëse vendi ka qenë ndër të parët që e ka miratuar agjendën e reformave, një proces që Bosnje e Hercegovina nuk e ka finalizuar ende.

Kosova ka arritur ta konstituojë Kuvendin, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Në mungesë të tij, vendi nuk mundi ta ratifikonte marrëveshjen që do të mundësonte lëshimin e fondeve të BE-së.

Roli i sanksioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha pas takimit me shefen e BE-së se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit që udhëheq. Masat, që Kosova i konsideron të padrejta, u vendosën më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, dhe vetëm në maj të këtij viti nisën të largohen gradualisht.

Palokaj beson se në këtë pikë do të luajë rol procesi i transformimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës: nëse shkon në mënyrë të duhur, atëherë vendet që duan heqjen e masave do ta kenë një argument të mirë.

Ai i referohet rezultatit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, të cilat i fitoi Lista Serbe. Këto komuna janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022.

“Kosova duhet t’i ketë institucionet e veta, që brenda Kosovës të ketë stabilitet institucional, e ato institucione të kenë raporte më korrekte me bashkësinë ndërkombëtare. Kur them më korrekte, mendoj në faktin se duhet të ketë mirëbesim në mesin e tyre, nuk e fajësoj as njërën, as tjetrën palë, sepse nuk mund të pretendojë Kosova se ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara, me vendet e QUINT-it [SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca], as me Komisionin Evropian, kur ata thonë se s’janë raportet e mira”.

Kur jemi te zgjedhjet, janë pikërisht proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut arsyetimi që përmendën zyrtarët evropianë se pse von der Leyen nuk mbajti konferenca për media pas takimeve me zyrtarë shtetërorë.

Pyetësori dhe statusi i vendit kandidat

Pavarësisht se aplikimi i Kosovës më 2022 për t’iu bashkuar BE-së ka mbetur në sirtarë dhe nuk është shqyrtuar asnjëherë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, citohet t’i ketë kërkuar shefes së BE-së që KE-ja t’ia dorëzojë Prishtinës sa më parë pyetësorin për anëtarësim, si dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Për Jozwiakun, Brukseli është krejtësisht i vetëdijshëm se nuk do të ecë përpara me vlerësimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim gjatë Presidencës aktuale daneze, apo asaj të ardhshme qipriote. Sa për rikujtim, Kosova është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Progresi i 12 muajve të fundit

Vizita e von der Leyenit në rajonin e Ballkanit është realizuar në prag të miratimit të Raporteve të Progresit të BE-së për këto vende që synojnë bllokun. Ato konsiderohen si pasqyrë reale e situatës në secilin vend.

Palokaj beson se situata, prej tetorit të vitit të shkuar e deri më tash, nuk ka qenë shumë e favorshme në Kosovë, dhe se nuk ka zhvillime të mira të cilat do të mund të reflektoheshin në raport.

“Me aq sa kam dëgjuar, do të tërhiqet vërejtja për vonesat që po bëhen në Kosovë në mungesë të institucioneve funksionale, dhe Kosova në këtë mënyrë ka ngecur”.

Raporti përmend në detaje përparësitë dhe ngecjet në shumë sektorë. Kosovës i është përsëritur ndër vite se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme për ecje përpara./REL

be kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet