Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Grindja filloi kur Vetëvendosja riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj gjykatës së Hagës dhe mbështetjen e saj për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë të premten duke akuzuar shumë figura politike që tani janë kundër gjykatës, përfshirë Ramën, se dikur e kanë mbështetur atë.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbyen akuza të enjten përpara një proteste të veteranëve të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Grindja filloi kur Vetëvendosja riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj gjykatës së Hagës dhe mbështetjen e saj për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë të premten duke akuzuar shumë figura politike që tani janë kundër gjykatës, përfshirë Ramën, se dikur e kanë mbështetur atë.
“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, tha Vetëvendosja në një deklaratë në Facebook të mërkurën.
Rama, i cili ka një marrëdhënie të tensionuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës, u kundërpërgjigj.
Rama shkroi në X të enjten se ai e ka dënuar vazhdimisht arrestimin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Hagës.
Ai tha se një dekadë më parë, Vetëvendosja “as që e njihte himnin kombëtar të Kosovës, e lëre më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte (të qëndronte) në Hagë përgjithmonë”. Thaçi ishte kryetari i një partie rivale të Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzoi Vetëvendosjen se po përpiqet ta “politikizojë” protestën e së premtes në Tiranë – e fundit në një sërë tubimesh kundër Dhomave të Specializuara me seli në Hagë dhe në mbështetje të lirimit të Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë bashkë me të. Më parë ata protestuan kundër gjykatës në shtator në Hagë dhe në gusht në Prishtinë.
“Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po bëhet ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë,” shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës në Facebook.
Ajo gjithashtu tha se veteranët “po kërkojnë drejtësi për luftëtarët tanë – dhe ndëshkim për krimet e Serbisë”.
Thaçi u akuzua në tetor të vitit 2020 dhe dha dorëheqjen si President i Kosovës në nëntor të po atij viti për t’u përballur me akuzat. Ai u dërgua në Hagë së bashku me ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe me ish-deputetin Rexhep Selimi. Që të katërt janë mbajtur në paraburgim që prej asaj kohe.
Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, përfshirë vrasjen e rreth 100 personave. Të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë pas problemeve të mëparshme me kanosjen e dëshmitarëve në rastet e lidhura me UÇK-në.
Shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të UÇK-së këmbëngulin se gjykata është e njëanshme, pasi po ndjek penalisht vetëm luftëtarët kosovarë, ndërkohë që shumë krime të forcave serbe mbeten të pandëshkuara. Pavarësisht dallimeve politike, shumica e partive në Kosovë e mbështesin protestën e së premtes.
Protesta ka marrë gjithashtu mbështetje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha të mërkurën se UÇK-ja ka luftuar një “luftë të drejtë për liri” për të mbrojtur “qytetarët e pafajshëm që u vranë dhe u masakruan nga ushtria serbe”.
Ka pasur shumë spekulime nëse Rama do t’i bashkohej vetë protestës në Tiranë. Ai sqaroi se do të kishte marrë pjesë “si një pjesëmarrës i thjeshtë”, por nuk mund ta bëjë këtë pasi rreziku i politizimit të protestës “do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”/ BIRN
foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge që drejtohet nga një shqiptarë. Operacioni ka &c...
foto ilustruese TIRANË- Vendimi i plotë i Gjykata Kushtetuese është zbardhur për ndërprerjen e mandatit të gjy...
Foto ilustruse LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës. Ng...
Foto ilustruse VLORË- Bashkia e Vlorë ka paralajmëruar qytetarët dhe banorët e qytetit se nga data 17 deri në 21 tetor,&...
Sonila Bejtja, Bajram Begaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugën Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të shpal...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e bashkuar dhe ...
Foto ilustruse GREQI- Eduard Danaj është dënuar nga drejtësia greke me brugim të përjetshëm, pasi para një viti vra...
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shte...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u qëllua me armë 25-vjeçari. Në pamjet e shfaqu...
foto ilustruese TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë kryer kontrolle sot në shtëpinë e ish-deputetit të...