LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: Shqipëria “trampolinë” për të huajt që synojnë BE-në

Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut.

13 Maj 2023, 14:24 Nga I.A
Analiza e REL: Shqipëria “trampolinë” për të
Foto ilustruese

TIRANË- Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore. Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut. Por, Gjergji Gjika, udhëheqës i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri, thotë tani se propozimi i Qeverisë shqiptare ka paraqitur kosto për këtë sektor, dhe jo zgjidhje, pasi shumica e punëtorëve të huaj, sipas tij, janë larguar.

“Kam marrë 800 punëtorë të huaj kryesisht nga Nepali dhe Bangladeshi, dhe e di sa kam sot prej tyre? As 80, të gjithë janë larguar. E kishin kulturën e punës, punonin shumë, por fakti që të gjithë janë larguar papritur, tregon se ata kanë ardhur me tjetër qëllim, jo për të punuar këtu”, thotë Gjika për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si transit për të hyrë ilegalisht në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

“I kam denoncuar, por çfarë vlere ka, nuk kapen...”, thotë ai.

Sipas Gjikës, janë me dhjetëra mijëra vende të lira pune dhe ka shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

“Do të përpiqem të gjej zgjidhje brenda vendit, nuk provoj më me punonjës të huaj, sepse më rezultoi të ishte vetëm kosto. Vetëm për një punëtor kam paguar rreth 1.500 euro për ta rekrutuar. Për 800 që mora unë, kostoja ishte shumë e lartë. Shto këtu sigurimin e akomodimit, ushqimit, paga mujore - të gjitha këto janë shpenzime”, thotë Gjika.

Një rast i denoncimit të largimit të punonjësve të huaj ndodhi më 13 prill, kur administratori i një hoteli në bregdetin e Durrësit, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shkoi në polici.

Ismet Kryeziu tregon për Radion Evropa e Lirë se dy vajza nga Nepali punuan si sanitare në këtë hotel për tetë muaj.

“Kur pashë se po vonoheshin, shkova te dhomat e tyre dhe kuptova që kishin ikur natën, kishin lënë aty kontratat e punësimit dhe vizën e përfituar për punësim në Shqipëri. Njoftova policinë për largimin e tyre, por, sigurisht, nuk pres të kapen, sepse gjithnjë e më shumë po dëgjoj raste të tilla. Vijnë në Shqipëri, punojnë disa muaj, bëjnë paratë që iu nevojiten dhe ikin drejt Perëndimit”, thotë Kryeziu.

Ai tregon se dy vajzat, 23 dhe 35 vjeçe, që i thërrisnin Lulu dhe Tutu, ishin shumë të rregullta në punën që kryenin dhe nuk kishin shprehur ndonjë pakënaqësi.

“Janë paguar nga 800 euro për secilën prej vajzave te kompania e punësimit, që mundësoi ardhjen e tyre nga Nepali në Shqipëri, dhe 600 euro të tjera për procesin e pajisjes me leje pune dhe leje qëndrimi. U është siguruar akomodimi dhe ushqimi dhe paguheshin rreth 400 euro në muaj”, thotë Kryeziu.

Sipas tij, kjo ka qenë një kosto e madhe që nuk ia ka vlejtur.

Ekspertja e punësimit, Kumrije Zika, thotë se ikja e punëtorëve është bërë fenomen në disa sektorë dhe se nuk bëhet fjalë për raste të veçanta.

“Kanë ikur jo vetëm burrat, por edhe gra që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e Azisë. Ka një ikje - le të themi - masive. Pra, duket e organizuar. Ata lënë vendin e punës, pasaportat, dokumentet dhe largohen”, thotë Zika për Radion Evropa e Lirë.

Të zhgënjyer nga largimi i punëtorëve, kryesisht nga Nepali dhe nga Bangladeshi, disa biznese kanë nisur t’i hedhin sytë nga India.

“Nga të gjitha kontaktet që kam pasur me kolegë të mi që kanë marrë punëtorë nga Nepali, Bangladeshi apo Shri Lanka, thuajse të gjithë e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si trampolinë për të ikur drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, thotë Filip Gjoka, udhëheqës i Shoqatës së Bimëve Mjekësore në Shqipëri.

Sa u takon punonjësve nga India, shton ai, “më kanë thënë se kanë rezultuar më produktivë”.

Gjoka thotë se tashmë po eksperimenton me këtë ide dhe, nëse rezulton e suksesshme, do të kërkojë edhe punëtorë të tjerë.

“Më 16 maj do t’i marr katër punëtorët e parë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, të siguroj punëtorë për t’i grumbulluar bimët mjekësore në zonat malore”, thotë Gjoka.

Këto zona, sipas tij, janë shpopulluar viteve të fundit, për shkak të zhvendosjeve në rajone më të zhvilluara apo emigrimit.

“Kjo gjendje e ka vënë industrinë tonë në situatë të vështirë”, thotë Gjoka.

Të dhënat e fundit për të huajt në Shqipëri i përkasin një raporti të Institutit të Statistikave, INSTAT, që reflekton situatën e vitit 2021. Sipas këtij raporti, numri i të huajve me origjinë nga Azia ka shënuar rritje për 4.3 %, krahasuar me vitin 2020. Por, aktualisht, nuk ka të dhëna se sa prej këtyre shtetasve të huaj që kanë arritur në Shqipëri kryesisht për t’u punësuar, janë larguar, apo janë denoncuar për largim nga vendet e punës.

Në tetor të vitit 2021, autoritetet shqiptare kanë fuqizuar ndryshimet në Ligjin për të huajt, që kanë lehtësuar marrjen e lejes së punës në Shqipëri, bashkë me lejen e qëndrimit. Të huajt që duan të pajisjen me këtë leje në Shqipëri, mund të aplikojnë online në portalin eAlbania. Sipas ligjit, përveç kërkesës në gjuhën shqipe, ata duhet të dorëzojnë online dokumente të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të njësuara me origjinalin nga noteri, të tilla si: kontrata e punës, kualifikimet profesionale e të tjera.

Nëse dokumentacioni është i plotë, shtetasi i huaj pajiset me leje pune brenda dhjetë ditësh. E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastin e shqyrtimit të dokumentacionit për ripërtëritjen e lejes së punës. Bashkimi Evropian disa herë ka shprehur shqetësim për migrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor si transit për të hyrë në ndonjërin prej shteteve të bllokut. Në vitet 2021 dhe 2022, BE-ja ka mbështetur veprimet e lidhura me migracionin në rajon me një shumë prej 201.7 milionë eurosh. Mjetet janë ndarë për të forcuar kapacitetet e menaxhimit të migracionit dhe të kufirit.

Marrë nga REL

gjergji gjika filip gjoka

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit