LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: A ia pa Kosova sherrin subvencioneve për pajisjet efiçiente?

Probleme të ngjashme po përjetojnë edhe banorët dhe bizneset në komunën e Malishevës, që nga fillimi i dhjetorit. Shqipron Kastrati, menaxher financiar në një fabrikë që merret me prodhimin dhe përpunimin e gurit natyral dhe të mermerit, tha se situata ka detyruar të gjithë punonjësit të shkojnë në pushim.

26 Dhjetor 2024, 22:33 Nga N.F
Analiza e REL: A ia pa Kosova sherrin subvencioneve për pajisjet
Foto ilustruese

KOSOVË- Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar procesin e prodhimit të tyre dhe ka rritur shpenzimet. Me këtë situatë, Qazim Mustafa, pronar i një fabrike për prodhimin e mobileve në Ferizaj, po përballet prej dy javësh. E njëjta gjendje ishte edhe të enjten, më 26 dhjetor.

“Na ka lodhur kjo situatë. Në fundvit kemi kërkesa të mëdha, por nuk mund t’i plotësojmë. Klientët presin produkte, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë dhe 13 punëtorët qëndrojmë pranë një stufe me dru që kemi blerë për t’u ngrohur kur nuk ka rrymë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Probleme të ngjashme po përjetojnë edhe banorët dhe bizneset në komunën e Malishevës, që nga fillimi i dhjetorit. Shqipron Kastrati, menaxher financiar në një fabrikë që merret me prodhimin dhe përpunimin e gurit natyral dhe të mermerit, tha se situata ka detyruar të gjithë punonjësit të shkojnë në pushim.

“Reduktimet zgjasin nga dy deri në tetë orë. Puna me gjenerator është e papërballueshme financiarisht sepse edhe prodhimi arrin vetëm 30 për qind të kapacitetit të zakonshëm. Për këtë arsye, 20 punëtorët janë në pushim deri në javën e dytë të janarit”, shtoi Kastrati.

ZRRE: Kosova paguan mbi një milion euro në ditë për importin e rrymës

Ditët e fundit, për shkak të temperaturave të ulëta, është rritur konsumi i rrymës, ndërsa institucionet energjetike në vend po apelojnë vazhdimisht tek konsumatorët për kursim. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, situata më e vështirë ka qenë në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike në vend, operon me dy termocentrale të vjetruara që prodhojnë energji nga thëngjilli. Megjithatë, Kosova nuk arrin të plotësojë nevojat e mbi 1.5 milion banorëve të saj vetëm me prodhimin vendor.

Kjo korporatë ka kapacitet prodhimi deri në 800 megavat në orë, ndërsa pjesa tjetër e nevojshme për plotësimin e kërkesës mbulohet përmes importit. Ditët e fundit, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë raportuar për një konsum rekord prej 1.500 megavat në orë.

KEDS nuk ka dhënë përgjigje për REL-in lidhur me arsyet e ndërprerjes, por përmes një deklarate për media ka theksuar se “prodhimi vendor nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar këtë kërkesë.”

“Një sasi e madhe e energjisë po importohet me çmime shumë më të larta krahasuar me prodhimin vendor”, thuhet në një deklaratë të lëshuar më 23 dhjetor, pa specifikuar vlerën e importit.

Ndërkohë, ZRRE-ja ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë këtij muaji, vlera e importit të energjisë ka arritur mbi një milion euro në ditë, duke tejkaluar 35 milionë euro në total për këtë periudhë.

Çfarë po e mbingarkon rrjetin energjetik?


Qytetarët nuk shqetësohen për nivelin e konsumit apo burimin e energjisë – ata kërkojnë furnizim të rregullt dhe pa ndërprerje, thotë Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Sipas tij, kjo situatë ka çrregulluar jetën e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve, duke sjellë pasoja të mëdha. Ai shton se edhe këtë dimër institucionet energjetike kanë qenë të papërgatitura, ndërsa masat e ndërmarra vitet e fundit kanë çuar në rritje të konsumit, duke mbingarkuar rrjetin energjetik.

“Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente ka rezultuar që shumë konsumatorë të ndryshojnë mënyrat e ngrohjes, duke kaluar në ngrohje me energji elektrike, qoftë përmes investimeve në klima apo pompa termike. Kjo ka shtuar kërkesën për energji në sistem, sepse qytetarët kanë kaluar nga ngrohjet me lëndë djegëse tradicionale në ngrohje me rrymë”, thekson ai.

Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, që nga viti 2022, disa herë ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje, përfshirë pompa termike, kondicionerë/klima efikase, si dhe kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë. Thirrja e fundit u bë edhe në shtator të këtij viti.

Kjo ministri nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me numrin e përgjithshëm të përfituesve. Megjithatë, në muajin janar të këtij viti, ajo ka njoftuar se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar pagesa për mbi 15 mijë familje, në një vlerë rreth shtatë milionë euro.

Sipas Dardan Abazit, këto subvencione kanë qenë të paanalizuara mirë, duke rezultuar që “kanë mbingarkuar rrjetin energjetik, i cili është i vjetruar”. KEDS-i, sipas kontratës së privatizimit, ka pasur për obligim të investojë në projekte kapitale për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit. Por, deri më tani, nuk ka dhënë përgjigje se sa është vlera e investimeve në këto projekte.

Distribucioni dhe Furnizimi me Energji Elektrike të Kosovës është privatizuar në vitin 2013 nga konsorciumi turk “Çalik-Limak” për një çmim prej 26.3 milionë eurosh. Në marrëveshjen e privatizimit thuhet se “blerësi dhe investitori kolektivisht pajtohen të investojnë në rrjet 300 milionë euro gjatë një periudhe 15-vjeçare”.

Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kjo kompani investon mbi 20 milionë euro në vit, investime që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin dhe fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes. Organizatat joqeveritare që merren me çështje energjetike vlerësojnë se investimet në energjinë e ripërtëritshme janë alternativa e vetme për të zgjidhur problemin e mungesës së energjisë elektrike./ REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet