All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Analiza: A fshihet diçka tjetër përtej çështjes serbe në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.

15 Dhjetor 2025, 14:57 Nga E. D
Analiza: A fshihet diçka tjetër përtej çështjes
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.

Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 11 dhjetor se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbinë dhe strukturat e saj, e kurrë me çështje dypalëshe.

Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz. Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e komunitetit serb, por edhe kritika të ashpra nga vendet perëndimore, për shkak se, siç është thënë, nuk është ofruar një zgjidhje alternative për sigurimin e shërbimeve për qytetarët. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për t’i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.

Muhaxhiri vlerëson se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”.

Gogiq, në anën tjetër, kujton se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, si pasojë e kritikave që Kurti i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë vendime në favor të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetje nga Beogradi.

Në shtator të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar përkohësisht këtë proces me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu strategjik ka pasur qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit janë parë si pengesë për përparim.

A ka çështje të tjera të hapura?

Muhaxhiri thekson se Kurti, për vite me radhë, ka qenë “kritik shumë i ashpër i mënyrës se si politikanët kosovarë janë sjellë ndaj Shteteve të Bashkuara”, duke i akuzuar ata për “nënshtrim pa dinjitet”.

Pasi ka marrë pushtetin, thotë Muhaxhiri, Kurti e ka bërë të qartë se ky raport do të ndryshojë dhe do të bazohet në reciprocitet dhe barazi.

“Me ndryshimin e kësaj dinamike të marrëdhënieve të pushtetit, ai ka projektuar zbatimin e strategjive më sovrane të Kosovës dhe vendimmarrje më autonome, duke e futur vendin në një lloj faze ‘post-amerikane’, ku Uashingtoni nuk mund të llogarisë gjithmonë automatikisht në ‘po’-në e Kosovës. Megjithatë, Kurti asnjëherë nuk ka shpjeguar qartë se si synon ta diversifikojë nivelin e ndryshuar të mbështetjes së superfuqisë botërore me aleatë të tjerë globalë - gjë që është absolutisht e domosdoshme për progresin e Kosovës”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Gogiq thotë se, në teori, është e mundur që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione individuale ndaj personave që “ua komplikojnë gjërat në Ballkan”.

“Për Kosovën, një ndëshkim i mjaftueshëm është edhe fakti që SHBA-ja po e zvogëlon interesimin për këtë vend. Kosova vështirë se mund të funksionojë pa mbështetjen e SHBA-së”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se SHBA-ja, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Kurti, që të mos përpiqet ta eliminojë Listën Serbe nga gara zgjedhore.

Vetëvendosja ka tentuar katër herë gjatë këtij viti që ta pengojë atë të marrë pjesë në zgjedhje - gjë që ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kosova vepron në kundërshtim me atë që thonë amerikanët, sikur me inat... Përveç faktit që amerikanët i kanë kritikuar të gjitha këto veprime, SHBA-ja edhe e ka humbur interesimin për këtë rajon - përfshirë edhe Kosovën. Kur Kosova nuk është strategjikisht e rëndësishme për amerikanët - e megjithatë pa arsye krijohen probleme - kjo ua shton atyre barrën. Prandaj, këto marrëdhënie janë mjaft të dëmtuara”, vlerëson Gogiq, duke shtuar se tani do të jetë e vështirë për Kosovën t’i përmirësojë ato.

Në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kosova përmendet vetëm në kapitullin e “parimeve” si një nga sukseset e presidentit amerikan, Donald Trump, në arritjen e paqes mes saj dhe Serbisë.

Por, në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare theksohet se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një “hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve” dhe bëhet thirrje për zbatimin e saj.

Po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohjen reciproke.

A është Lista Serbe pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizionin lokal, Kanal 10, se Qeveria e tij nuk mund ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, sepse këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë.

Ai beson se ka bazë për një veprim të tillë, pasi Lista Serbe kurrë nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - në shtator të vitit 2023.

Një polic është vrarë në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kurti ka kujtuar se organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur terroriste, por se partnerët perëndimorë, sipas tij, kanë refuzuar t’i shpallin të tilla.

Muhaxhiri thekson se Lista Serbe nuk mund t’i përcaktojë vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së apo vendeve të tjera perëndimore.

Sipas tij, ajo shërben më shumë si “mbulesë për të larguar vëmendjen nga problemet reale që fshihen nën këtë diskurs”.

“Është mirë e ditur beteja e Kurtit ndaj Listës Serbe që është kryesisht performative dhe simbolike, sepse i mungojnë të gjitha elementet e nevojshme të seriozitetit institucional. Të gjitha këto shërbejnë vetëm për të mobilizuar pjesën më radikale të elektoratit të tij, sidomos në realitetin virtual të rrjeteve sociale. Nëse ideja e tij do të ishte reale, qasja do të ishte krejtësisht ndryshe”, vlerëson Muhaxhiri.

Ai përfundon se të gjitha veprimet e Kurtit ndaj Listës Serbe apo Beogradit hyjnë në kuadrin e “lojërave politike propagandistike” dhe se ndikimi i tyre do të mbetet vetëm në këtë nivel./REL

mosmarrëveshjet kosovë-shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë