Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Drejtori i Bashkisë plagos 29-vjeçarin pas një konflikti fizik, shpallet në kërkim (EMRAT)
Plagosja në Kukës/ Dyshja u konfliktuan fizikisht, autori i dyshuar e ndoqi me makinë dhe e plagosi 29-vjeçarin pranë...
Plagosja në Kukës/ Dyshja u konfliktuan fizikisht, autori i dyshuar e ndoqi me makinë dhe e plagosi 29-vjeçarin pranë...
Ajola Xoxa ankimoi sekuestron e celularit, gjyqtarja Olldashi tërhiqet nga shqyrtimi i çështjes, dosja i kalon Engert Pëll...
"Nuk e solla në Tiranë për të ma vrarë", nëna e Leo Sadikut: M’u përvëlua shpirti! Një palo m...
Berisha: Rama mobilizoi miliona e aviona për foton e munguar me zëvendëspresidentin amerikan 18 Shkurt, 13:18 "...
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.
TIRANË- Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi kërkon masë më të lehtë sigurie. Ditën e sotme është hedhur shorti, i cili ka vendosur që çështjen në Apel do ta shqyrtojë gjyqtarja Irena Brahimi. Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.
Ish-zyrtarja kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër. Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al
Lefter Koka TIRANË- Ish-ministri Lefter Koka nuk është ndjerë mirë gjatë seancës së sotme gjyqësore. Ai ë...
Foto Ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR- Kur dy vajzat e mia adoleshente thonë se janë nga Shqipëria, ndonjëherë i pyesin: A...
Gjergj Riza dhe Klajdi Narolli POGRADEC- Një efektiv policie në Komisariatin e Pogradecit, i identifikuar si Gjergj Riza ka dhunuar një qyte...
Drejtoria e Elbasanit ELBASAN- Drejtoria e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e publikuar një natë më pa...
Foto Ilustruese SHKODËR- Ermal Dhampiraj, 42 vjeç dhe Samanta Dedushi, 22 vjeçe janë vënë në pranga ...
SHKODËR- 20 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër. Në njoftim bëhet me dije s...
Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçe TIRANË- Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykat&eu...
Sherri në Ksamil KSAMIL- Një video e frikshme po qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon një grup të rinjsh që dhunojnë ...
Foto Ilustruese DIMAL- Një 31-vjeçar i identifikuar si Andi Vrapi është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar t&e...
Komisariati Kamëz KAMËZ- Xhenario Klosi, 23 vjeç dhe Amand Thaçi 28 vjeç, të dy banues në Kamëz, jan&eum...